• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salepi i famshëm shqiptar, bima që rrezikon zhdukjen

by Java News
19/04/2018 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kushtet e përshtatshme klimatiko-tokësore në disa zona të Shqipërisë mundësojnë grumbullimin e disa bimëve mjekësore dhe aromatike, për të cilat ka kërkesë të lartë në treg. Aktualisht, Shqipëria renditet ndër vendet kryesore të Evropës Mesdhetare për eksportin e bimëve mjekësore dhe aromatike. Lista e këtyre bimëve përfshin bimë si sherebelë, trumzë, rigon, çaj mali, mollë e egër, trëndafil i egër, aguliçe, dëllenjë e zezë, shtog, hithër, lulëkuqe, salep, kamomil, shpatore, etj.

Një nga bimët më të rrezikuara është Salepi Shqiptar, botanikisht i njohur si Orchis Morio. Së bashku me çajin e malit, salepi shqiptar është i përfshirë në Librin e Kuq të bimëve të cilat rrezikojnë zhdukjen.

Ndalimi nga Bashkimi Evropian
Bashkimi Evropian e ka ndaluar me ligj këputjen e orkideve. Nga rrënja e të cilave përftohet salepi, ndërkohë që nuk ka ndaluar importin e këtyre bimëve.

Ky veprim i vendeve të Bashkimit Evropian ka pasuar situatën e krizës tek vendet e përjashtuara nga ky legjislacion. Të cilat kanë filluar eksportin masiv, duke rrezikuar jetën e kësaj bime në gjendje natyrale.

Në dallim nga vendet e mëdha prodhuese të këtij produkti, salepi shqiptar nuk kultivohet. Ai rritet në gjendje të egër në natyrë, prandaj edhe kërkohet me shumë ngulm nga vende si Gjermania dhe Franca.

Në Shqipëri, salepi shitet nga mbledhësi me 20 dollarë tek grumbulluesi i vogël. I cili e rishet tek grumbulluesi i madh me 25 Dollarë. Ky i fundit e pastron dhe e paketon dhe më pas del ne tregun shqiptar me 40 dollarë dhe në tregun e huaj edhe shumë më tepër se kaq.

Dibra dhe Pogradeci janë zonat me praninë më të madhe të salepit të egër. Por ky i fundit gjendet edhe në zona të tjera të vendit në sasi më të pakta.

Erozioni dhe masat që duhet të merren
Por përtej dorës shkatërruese të njeriut, salepi dhe bimët e tjera të egra medicinale përballen edhe me shfaqjen e erozionit masiv. Si në Lurë, Dibër, Pukë, Vau i Dejës, Koman, Çermenikë, Poliçan, Berat, Pogradec, Sarandë, Kukës, etj. Ky erozion është shkaktuar në masë nga shpyllëzimet dhe hapja e tokave të reja.

Gjithashtu, një numër i madh i bimëve është shfrytëzuar pa kriter. Siç është rasti i salepit shqiptar, duke çuar në shfaqjen e erozionit gjenetik të bimëve, ku shumë bimë janë drejt zhdukjes.

Në këtë pikë, masat që duhet të merren lidhen me ndalimin e mbledhjes së disa bimëve që rrezikojnë të zhduken. Si dhe me rritjen e mundësisë së kultivimit të tyre.

Kjo do të çonte dhe në rritjen e mundësisë së punësimit të popullsisë së zonave rurale. Si dhe vënien nën shfrytëzim të tokave të lëna djerrë, duke penguar dhe erozionin e tyre.

Rreziku i zhdukjes
Si rezultat i mbishfrytëzimit dhe përdorimit të teknikave të gabuara të vjeljes, shumë specie të bimëve mjekësore janë të listuara si bimë të rrezikuara. Fatkeqësisht këtu hyjnë çaji i malit, salepi, sanza, xhirokulli, boronica, dëllinja e kuqe, dëllinja e zezë, rigoni, trëndafili i egër, murrizi, etj.

Ndonëse janë nënshkruar nga Shqipëria disa konventa ndërkombëtare në mbrojtje të biodiversitetit, është hartuar legjislacioni përkatës për mbrojtjen e tyre si dhe janë një sërë aktorësh të përfshirë në procesin e menaxhimit të këtyre bimëve, sërish mbrojtja dhe shfrytëzimi në mënyrë racionale dhe të qëndrueshme të tyre, le për të dëshiruar.

Rezulton se një pjesë e konsiderueshme e bimëve të egra medicinale janë të dëmtuara. Ato janë të listuara si bimë në rrezik zhdukje. Aktorët e menaxhimit duhet të ndërhyjnë për rikuperimin e këtyre bimëve. Gjithmonë e më tepër në vend po vihet re një mungesë e grumbullimit të disa bimëve medicinale.

Kjo lidhet me rrallimin e burimit natyror të tyre si sanza dhe salepi. Të cilat kanë statusin e bimëve në rrezik zhdukjeje. AgroWeb

ma.me

Next Post
Meta i akordon ish-kryeministrit italian D’Alema dekoratën e lartë “Nënë Tereza”

Meta i akordon ish-kryeministrit italian D'Alema dekoratën e lartë “Nënë Tereza”

Comments 2

  1. one says:
    6 years ago

    wghatever

    Reply
  2. Anonymous says:
    3 years ago

    Ka nje pershkrim te bimeve ne rrezik zhdukje shume ete qarte

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com