Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah është shpallur lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve.
Ai drejtoi Liverpoolin në fitoren prej 5 me 2 në gjysmëfinalen e parë ndaj Romës, transmeton Koha.net.
Kundër ish-ekipit të tij egjiptiani shënoi dy gola e bëri dy asistime për Sadio Manen e Roberto Firminon në Anfield Road.Ai në garën për lojtarin e javës e mposhti yllin e Real Madridit, Marcelo. (b.an)










