• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salah mund të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjithë kohëve të Premier

by Java News
21/04/2018 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mohamed Salah ka shënuar deri tani 30 gola në Premier League, në një vit të paharrueshëm me fanellën e Liverpool, i pari për sulmuesin nga Egjipti në “Anfield”. Ai ka arritur disa rekorde në këtë sezon, por tani po luan për t’u bërë golashënuesi më i mirë i historinë në harkun e një sezoni në Premier League.

Askush nuk ka shënuar më shumë se 31 gola në një sezon me 38 ndeshje në Premier League, ndërsa rekordi i të gjitha kohërave është 34 gola, por atëherë në elitën e futbollit anglez merrnin pjesë 22 epike dhe çdo ekip luante 42 ndeshje, katër më shumë se tani.

Më poshtë, ju tregojmë se cilët janë pesë rekordmenët që mund të arrijë Salah në katër ndeshjet e mbetura në Premier League…

Andy Cole, (1993-94) – 34 gola

Në momentin që u rikthye në Premier League, Neëcastle shpenzoi 2 milionë paundë për të marrë Andy Cole nga Bristol dhe ky ishte një rekord për kohën në klubin e “qymyrxhinjve”. Rezultoi një investim i goditur.

Ai shënoi 34 gola në 40 ndeshjet e luajtura në sezonin e parë në Premier League (1993/94), duke e ndihmuar Neëcastle të ngjitet në vendin e tretë duke u kualifikuar për në Kupën UEFA, këtu përfshihen edhe tre-golëshat kundër Liverpool dhe Coventry.

Cola u shpall futbollisti i ri më i mirë i kampionatit dhe u transferua te Manchester United me kërkesë të Alex Ferguson.

Përveç që ka fituar titullin e Premier League, Shearer fitoi dy herë Këpucën e Artë për golashënuesin më të mirë.

Alan Shearer, (1994-95) – 34 gola

Vrapimi me shpejtësi te tifozët duke mbajtur krahët e hapura është festimi tipik me të cilin Shearer u bë i famshëm në të gjithë botën dhe asnjëherë ky festim nuk është parë aq shpesh sa në sezonin 1994-95.

Në krah të Chris Sutton, Shearer ndihmoi Blackburn në një arritje historike duke fituar titullin kampion. Ai u shpall “futbollisti më i mirë i Premier League” dhe barazoi rekordin e Cole me 34 gola, por atëherë kampionati ishte me 42 ndeshje.

Alan Shearer, (1995-96) – 31 gola

Në mesin e viteve ’90 e gjithë bota njohur golashënuesin Shearer, i cili kishte shkëlqyer me Blackburn dhe më pas u transferua te Neëcastle për shifrën rekord në të gjithë Europën, 15 milionë paundë.. Edhe në veri të Anglisë, ai vazhdoi të bënte atë që dinte më mirë, golat. Këtë herë shënoi 31 gola në një kampionat me 38 ndeshje, rekord…

2007/08 – ka qenë sezoni që tregoi se Ronaldo, nuk ishte vetëm një futbollist i aftë, por më i miri.

Cristiano Ronaldo, (2007-08) – 31 gola

Mënyra si filloi të shënonte e ktheu portugezin në një armë fatale për Manchester United, që fitoi titullin e dytë radhazi.

 

Ai shënoi 13 gola në fazën e parë dhe mori lavdet e të gjithëve, por edhe tifozët mbetën gojë hapur kur “CR7” i dha gaz dhe shënoi 18 gola të tjetrë në 19 ndeshjet e fazës së dytë. Ai fitoi “Këpucën e Artë” dhe bindi Real Madrid të investonte për ta marrë në “Bernabeu”.

Luis Suarez, (2013-14) – 31 gola

Suarez e nisi aventurën në Angli me zënka, me sharje raciste dhe kafshime, por sezoni i tij i fundit para se të shkonte te Barcelona ishte i madhërishëm.

Uruguajani shënoi 31 gola, ku nuk do të harrohen kurrë katër golat në fitoren 5-1 ndaj Norëich, dy golat në fitoren 5-0 në fushën e Tottenham dhe golin spektakolar të shënuar në fitoren e madhe 3-0 ndaj Manchester United në “Old Trafford”.Ai u bë futbollisti i parë “jo europian” që u shpall futbollisti më i mirë i kampionatit anglez, përgatiti Expres. (b.an)

Next Post
Bllokohen 5 persona në Malin e Tomorit, niset helikopteri i FA

Bllokohen 5 persona në Malin e Tomorit, niset helikopteri i FA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In