• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Salah Abdeslam para hetuesve: Doja ta shpërtheja bombën në stadium

by Java News
20/03/2016 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Salah Abdeslam donte të hidhte veten në erë brenda Stade de France në Paris, gjatë kohës që zhvillohej ndeshja miqësore midis Francës e Gjermanisë, më 13 nëntor 2015, por më pas ndërroi mendje.
Këtë e ka deklaruar dje para hetuesve belgë terroristi i plagosur, i arrestuar në Bruksel pas 127 ditësh në arrati.
“Këto deklarata të para duhen marrë me kujdes, lënë pezull një seri pyetjesh që Salah Abdeslam duhet t’u japë përgjigje”, tha prokurori i Parisit, François Molins, i cili e përshkroi Abdeslamin si “aktor kyç” në sulmet xhihadiste, sepse “ka pasur një rol kryesor në formacionin e komandos”, ku mbulonte pjesën logjistike.
Abdeslam gjendet në burgun e Bryzhit, 80 kilometra larg Brukselit, ndërtuar më 2008 posaçërisht për persona me rrezikshmëri të lartë, ndërkohë që aty ka edhe mundësinë e ndihmës mjekësore, pasi është i plagosur në këmbë.
Avokati mbrojtës i tij ka kundërshtuar ekstradimin në Francë.
“Boll iu gjunjëzuam Francës pas atentateve”, tha Sven Mary, një nga avokatët më të mirë të Belgjikës.
“Refuzimi i personit të përfshirë për t’iu dorëzuar autoriteteve nuk përbën pengesë për dorëzimin e tij”, përgjigjet ministri francez i drejtësisë.
Ndërkaq, edhe pse Salah u arrestua, në Francë nuk konsiderohet si sukses i madh nga disa politikanë, sidomos nga opozita, e cila e sheh si absurd faktin që për katër muaj ai qëndronte në Belgjikë e ndoshta në Molenbeek, ku u kap e ku ka shtëpinë.
“Ose Salah Abdeslam ishte shumë dinak, ose shërbimet belge janë të paafta”.
Vetë familjarët e të arrestuarit kanë bërë të ditur se ndihen më të lehtësuar, pasi tashmë gjuetia përfundoi. Është e kuptueshme, për shkak të presionit të madh në të cilin janë gjendur katër muajt e fundit.

Next Post

A doni të zgjateni edhe pak më shumë? Zbuloni se si !

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

GJKKO vendos që gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë, gjoba për katër mbrojtësit

October 22, 2026
Vërejtje në biografi

“Në 2013 i quanim pazare të pushtetit në ikje”/ Tare kundër Qeverisë për dhënien me qira të kalave historike

October 22, 2026
Rudina Hajdari për 12 nëntorin: Populli i dha mesazh Ramës, nuk ka më popullaritet!

“Edhe Azemi u ul me Ramiz Alinë”/ Hajdari u bën thirrje studentëve të pranojnë dialogun me Ramën: Mos e humbni mundësinë!

October 22, 2026
Gjykata e Tiranës liroi 18 protestuesit e arrestuar, zbardhet vendimi

Gjykata e Tiranës liroi 18 protestuesit e arrestuar, zbardhet vendimi

October 22, 2026
Kalimi direkt në votim, Flamur Noka i grabit kartonët deputetëve të mazhorancës

Kalimi direkt në votim, Flamur Noka i grabit kartonët deputetëve të mazhorancës

October 22, 2026
Deputeti i PD shtyn ish-ministrin, i gjuan me bllokun e votimit në kokë! Tenton të godasë edhe Çuçin

Deputeti i PD shtyn ish-ministrin, i gjuan me bllokun e votimit në kokë! Tenton të godasë edhe Çuçin

October 22, 2026
“Askush nuk ka të drejtë të sulmojë Policinë e Shtetit”, Gogu dënon dhunën në protestë

82 të rinj nisin praktikën në institucionet e Drejtësisë, Gogu: T’u japim arsye për të besuar se e ardhmja ndërtohet në Shqipëri

October 22, 2026
“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

October 22, 2026
LIVE! Kaos dhe përplasje në Kuvend, deputetët e PD hedhin shishe uji e sende drejt Peleshit dhe Ballës

LIVE! Kaos dhe përplasje në Kuvend, deputetët e PD hedhin shishe uji e sende drejt Peleshit dhe Ballës

October 22, 2026
Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In