• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sala takon homologun italian: Bashkëpunim për Rrjetin e ri Onkologjik dhe Institutin e Tumoreve

by A R
13/11/2025 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala zhvilloi sot një takim me Ministrin italian të Shëndetësisë, Orazio Schillaci, ku u diskutua forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e shëndetësisë mes Shqipërisë dhe Italisë.

Gjatë takimit, u theksua rëndësia e zgjerimit të partneritetit në disa fusha të rëndësishme ku prioritet do të jetë bashkëpunimi për ngritjen e Rrjetit të ri Kombëtar Onkologjik dhe Institutit të ardhshëm Kombëtar të Tumoreve, të cilët do të përfaqësojnë elementë qendrore të reformës së sistemit tonë shëndetësor.

Po ashtu, do të vijojë bashkëpunimi dypalësh për përmirësimin e shërbimeve për shëndetin e nënës dhe fëmijës, përmes mbështetjes së projekteve të përbashkëta në neonatologji, e deri tek forcimi i kapaciteteve spitalore dhe profesionale në vend.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte bashkëpunimi në fushën farmaceutike, mes Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM) dhe agjencisë homologe italiane AIFA, në fushën e politikave të regjistrimit, kontrollit dhe certifikimit të barnave, si dhe në përcaktimin e metodologjive të çmimeve.

Në kuadër të procesit të integrimit evropian, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale po punon për hartimin e ligjit për qelizat, gjakun, indet dhe transplantin, ku Italia pritet të ofrojë mbështetje dhe shkëmbim përvojash, veçanërisht në fushën e transplantit.

Palët ranë dakord gjithashtu për të zgjeruar bashkëpunimin në trajtimin e sëmundjeve onkologjike, përfshirë forcimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e protokolleve të trajtimit në këtë fushë, si dhe për asistencë në trajtimin e rasteve që kërkojnë kujdes më të specializuar.

Një tjetër drejtim i rëndësishëm është zhvillimi i kapaciteteve në mjekësinë bërthamore dhe sigurimi i radiofarmaceutikëve (FDG – Fluorodesossiglucosio (18F)), pas instalimit të aparaturës PET-CT në QSUT.

Në fokus të veçantë ishte edhe zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e arsimit universitar dhe formimit të vazhdueshëm profesional në mjekësi, si dhe konsolidimi i sistemeve të shëndetit digjital, telemjekësisë dhe monitorimit të performancës së institucioneve shëndetësore.

Ministrat Sala dhe Schillaci vlerësuan gjithashtu mundësinë e shkëmbimit të përvojave në fushën e menaxhimit spitalor, përmes bashkëpunimit me spitalin e njohur “San Raffaele” në Milano.

Takimi i parapriu mbledhjes së parë të përbashkët mes dy qeverive (G2G) të Shqipërisë dhe Italisë.

Next Post
“Zelensky nuk mund të mos e dinte”, gazetari ukrainas flet për skandalin: Hetimi do të tregojë nëse Presidenti është bashkëfajtor

“Zelensky nuk mund të mos e dinte”, gazetari ukrainas flet për skandalin: Hetimi do të tregojë nëse Presidenti është bashkëfajtor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Konflikti agravon në përdorimin e thikës, plagoset 48-vjeçari, në pranga autori

March 18, 2026
Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

Pas Kinës, Koreja e Veriut sjell gjeneratën e re të robotëve humanoid?!

March 18, 2026
Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë!  Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

Rama: Saranda mikpret çdo ditë turistë! Kroçera ‘Sapphire Princess’ ankorohet në brigjet shqiptare

March 18, 2026
Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

Kabllogrami i SHBA që nxjerr zbuluar Izraelin: Protestuesit iranianë do të masakrohen

March 18, 2026
Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

March 18, 2026
Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por rriten ikjet me leje pune

March 18, 2026
Zogaj: Saliu kërkon të motivojë disa njerëz, drejtuesit e opozitës kanë interesa ndryshe nga qytetarët

Zogaj: Pa largimin e Berishës nuk ka garë në PD, partia mund të rikthehet vetëm me lider të ri

March 18, 2026
Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

March 18, 2026
Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

March 18, 2026
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

Kandidimi i Kokalarit, Alimehmeti: Nuk është befasi, por një komision do t’i filtrojë figurat

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In