• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sala flet për median gjermane: Nuk mund të ndryshosh gjithçka njëherësh, reformat kërkojnë fokus

by A R
25/07/2026 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë, Prof. Evis Sala, në një intervistë për median gjermane, ka ndarë vizionin e saj për transformimin e sistemit shëndetësor shqiptar, duke theksuar se reformat e suksesshme ndërtohen mbi prioritete të qarta, fokus dhe zbatim të qëndrueshëm, e jo mbi premtime të shumta.

Duke folur për përvojën e saj pas rikthimit në Shqipëri pas 29 vitesh, Prof. Sala u shpreh se objektivi fillestar ishte rishikimi i të gjithë sistemit shëndetësor, bazuar në eksperiencën e fituar në zbatimin e reformave dhe të inteligjencës artificiale në vende të ndryshme të Europës dhe në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, ajo theksoi se transformimi i një sistemi nuk mund të realizohet menjëherë, por kërkon analizë të kujdesshme, përcaktim prioritetesh dhe zbatim hap pas hapi.

Sipas Ministres, prioritetet kryesore të reformës janë modernizimi i kujdesit spitalor, përshpejtimi i digjitalizimit dhe integrimi i inteligjencës artificiale në shërbimet shëndetësore. Ajo vlerësoi se kujdesi parësor në Shqipëri është i organizuar mirë dhe i digjitalizuar, ndërsa sfida kryesore mbetet ndërtimi i një sistemi spitalor më modern, të integruar dhe të koordinuar.

Fjala e plotë:

Kur mora këtë detyrë, pothuajse menjëherë e kuptova se çfarë doja të bëja. Doja të rishikoja gjithçka. Jo sepse gjërat ishin bërë gabim, por sepse po i shihja me një sy të ri, pasi isha rikthyer në vend pas 29 vitesh.

E dija se si duhet të funksionojë një sistem shëndetësor modern, bazuar në përvojën time në zbatimin e reformave,përfshirë edhe inteligjencën artificiale, në vende të ndryshme të Europës dhe në Shtetet e Bashkuara.

Në fillim mendova: “Këtë mund ta bëj brenda një viti.Mund ta transformoj të gjithë sistemin.”

Por, pastaj kuptova se mendimi që mund t’i bësh të gjitha njëherësh mund të çojë drejt dështimit. Nuk mund të ndryshosh gjithçka njëherësh.

Prandaj vendosa të ndalem, të analizoj me kujdes se çfarë kishte nevojë për ndërhyrje, të përcaktoj prioritetet dhe më pas të përqendrohem në dy ose tre objektiva kryesorë, duke u angazhuar për t’i çuar deri në fund.

Natyrisht, gjatë rrugës do të ketë edhe ndërhyrje të tjera, të lidhura ose jo me ato prioritete.

Do të kishte zgjidhje të shpejta, gjëra që ndoshta nuk duken të rëndësishme apo kërkojnë pak energji, por që kanë ndikim të madh.

Pra, në fund, do të jetë një përzierje elementesh të ndryshme. Por nëse e humbet fokusin dhe mendon se do t’i bësh të gjitha.

Pastaj, tërhiqesh pak dhe thua: “Mirë, tani e kam krijuar  një tablo të qartë, e di se çfarë duhet rregulluar. Tani do të veproj hap pas hapi, ose do të merrem me tri gjëra njëherësh, nuk ka rëndësi se si vepron, për sa kohë që përqendrohesh vërtet dhe zgjedh betejat e duhura.”

Si e menaxhoni këtë? Si thoni “jo”, veçanërisht në mjedise ku kundërshtarët tuaj dhe meqenëse tashmë jeni në botën e politikës, gjithmonë do të keni kundërshtarë e kanë të lehtë t’ju përgjigjen me pyetje të tilla si: “Pse nuk e meritojmë ne këtë?” apo “Pse nuk mund ta siguroni këtë?”

Shqipëria është një vend i vogël. Ju përcaktoni prioritetet dhe ato dy-tri prioritete që vendosni janë në nivel kombëtar. Pra, ndikimi është kombëtar, është një gjë e vogël për t’u realizuar, por me rëndësi të madhe, sepse keni krijuar një model që mund  të funksionojë në të gjithë vendin.

Nga ana tjetër, më lejoni t’ju jap një shembull: ajo që kam vënë re këtu është se kujdesi parëaor është mjaft i mirë. Do të thoja që kujdesi parësor këtu është i organizuar pak a shumë si sistemi i mjekut të përgjithshëm në Mbretërinë e Bashkuar apo edhe më mirë se në disa vende të tjera. Është i digjitalizuar. Pra, fokusi nuk është këtu. A mund të jetë më mirë? Sigurisht që mund të jetë. Ne do ta ruajmë cilësinë dhe  do ta përmirësojmë atë.

Por, ajo që duhet vërtet të përmirësoj  është kujdesi spitalor. Këtu e kam fjalën për inteligjencën artificiale dhe digjitalizimin.  Duhet të përmirësohet kujdesi spitalor dhe procesi i digjitalizimit.

Duhet të ndërtojmë një sistem të integruar, sepse aktualisht funksionojmë në struktura të fragmentuara,me “ishuj” të ndarë mes tyre.

Këto ndarje ekzistojnë jo vetëm në praktikën mjekësore, por edhe në mënyrën se si merren vendimet.

Duket interesante varësisht nga këndvështrimi por, të mësosh të thuash “jo” është shumë më e vështirë sesa të mësosh të thuash “po”.

Megjithatë, duhet mbajtur parasysh një gjë: nëse u thua “po”shumë gjërave dhe nuk i realizon ato, kjo është në fakt më keq sesa të thuash “jo”.

Megjithatë, duhet mbajtur parasysh një gjë, nëse u thua “po” shumë gjërave dhe nuk i realizon ato, kjo është në fakt më keq sesa të thuash “jo”.

Next Post
VIDEO / Vidhishta në zi, përcillen në banesën e fundit çifti që u vra nga ish-dhëndri

VIDEO / Vidhishta në zi, përcillen në banesën e fundit çifti që u vra nga ish-dhëndri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

Shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, policia arreston autorin e dyshuar

November 7, 2026
Arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë, i sekuestrohen kokainë, armë dhe para

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë, i sekuestrohen kokainë, armë dhe para

November 7, 2026
Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

November 7, 2026
Krimi i rëndë në Itali/ Vrau nënën me thikë dhe u dorëzua në polici, gjykata lë në burg 21-vjeçarin shqiptar

Krimi i rëndë në Itali/ Vrau nënën me thikë dhe u dorëzua në polici, gjykata lë në burg 21-vjeçarin shqiptar

November 7, 2026
Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve

Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve

November 7, 2026
Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

November 7, 2026
Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

November 7, 2026
Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

November 7, 2026
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

November 7, 2026
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In