• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Saimir Vishaj: Inflacioni me daljen e avokatëve do mbarojë kur të burgosen

by A R
23/11/2015 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Saimir Vishaj kryetar i Shoqatës së Avokatëve Penalistë Shqiptarë shprehet hapur për problemet e avokaturës dhe handikapin që ka krijuar funksionimi i Dhomës së Avokatëve. Reforma duhet të prekë me kujdes, por pa mëshirë institucionet e avokaturës, që janë abuzive sipas tij. Dhe, problemi tjetër i madh është se të gjithë studentët, janë njëmijë syresh çdo vit, duan të gjithë të bëhen menjëherë gjyqtarë…sepse pasurohen

Intervistoi Ben Andoni / JAVA NEWS

Kryetar i Shoqatës së Avokatëve Penalistë Shqiptarë nuk ka frikë të shprehet hapur.

Avokat Sajmir Visha e konsideron organizimin dhe kryetarin aktual Haxhia të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, si një nga shkaqet kryesore të problematikës së komunitetit të tyre, pasi sipas tij merret me firma ndërtimi dhe biznese të ndryshme.

“ Lypset një Ligj i ri për Avokatin, ku së pari duhet të kufizohet urgjentisht roli i kryetarit me një mandat 3-vjeçar dhe me të drejtë 1 herë rizgjedhje; së dyti duhet një kontroll nga KLSH për financat, pasi ka abuzime mbi fondin e DH.K.A., si dhe dhomat rajonale të avokatisë në rrethe duhet të kenë buxhetin e tyre, si dhe të lejohet me ligj që avokatët të marrin pjesë në Dhoma Rajonale apo shoqata ku ata dëshirojnë dhe paguajnë kuotizacionin”. Por shuma prej 1000 juristësh për çdo vit rezulton vërtetë e frikshme…Ndaj në momentin kur gjyqtari dhe prokurori do të futën në burgje si dhe të ulet korrupsioni atëherë do të ketë një rënie të studentëve që vazhdojnë juridikun pasi të gjithë studentët e juridikut, shprehet ai, që në ditën e parë të universitetit mendojnë të bëhen gjyqtarë dhe prokurorë, pasi kështu mund të pasurohen më shpejt…

Cilat janë problemet më të mëdha të avokatisë dhe të figurës së avokatit në ditët tona, në këndvështrimin tuaj?

“Po e nis me një histori. Mbas një ndërprerje për rreth 35 vjetësh,  në vitin 1991 rifilloi avokatia si institucion në Shqipëri. Ajo ishte fillimisht e varur nga Ministria e Drejtësisë dhe kryetari i saj i parë ka qenë Kleanthi Koçi, i cili  është vrarë nga persona të paidentifikuar në mes të Tiranës dhe sot ende është enigmë vrasja dhe autorët e saj. Në vitin 1999, mbas kësaj ngjarje, në krye të Dhomës Kombëtare erdhi Maks Haxhia, i cili për herë të parë bëri edhe Ligjin për Avokatin në Republikën e Shqipërisë duke mos caktuar një mandat por duke e lenë postin e kryetarit pa mandat. Dhe, ka 16 vite që drejton pa ndërprerje Dhomën Kombëtare të Avokatisë (DH.K.A.). Në Ligjin për Avokati nuk ka asnjë detyrë për kryetarin, por de jure ja ka lënë kryesisë së DH.K.A., ndërsa de facto ai e drejton vetë këtë dhomë si financiarisht ashtu dhe politikat e saj. Ky është problemi më i madh i avokatisë shqiptare pasi janë anashkaluar problemet që ka sot Avokatia shqiptare dhe ky drejtues merret me firma ndërtimi dhe biznese të ndryshme, aq sa në vitin 2013 përfitoi 25 mijë metra katror tokë nga kryeministri Sali Berisha për një tokë që ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes e më pas u kalua në favor të Ministrisë së Drejtësisë dhe më pas iu dhurua DH.K.A. me arsyetimin për të bërë një shkollë avokatie në një sipërfaqe 25 mijë metra toke!!!! Avokatët sot gjenden të braktisur dhe askush nuk mbron më të drejtat e tyre. Në vitin 2009 avokatët u grupuan dhe formuan Shoqatën e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë, e cila sot numëron 700 anëtarë dhe sot është një forcë mbrojtëse për avokatët por që nuk ka asnjë ndihmë financiare, ndërkohë që buxheti i DH.K.A. është 4.5 milion Euro! Që nuk kontrollohen nga askush. Sot avokatët po sulmohen nga Tatimet dhe Ministria e Financave për shkak të mos pasjes së kasave fiskale, gjë që nuk ndodh në asnjë vend të botës, pasi avokatët kryejnë veprime me banka dhe nuk shesin domate apo patate por afrojnë shërbim juridik. Ndërkohë që kasat shkelin rëndë parimin e përgjithshëm të avokatëve PRO BONO, që do të thotë kryerja e shërbimit falas për njerëz në nevojë nga avokatët që ekziston në të gjithë botën. Problem tjetër janë avokatët kryesisht që caktohen nga gjykata ose prokuroria për njerëzit që s’kanë mundësi të paguajnë avokat por që kjo përzgjedhje bëhet në bazë të preferencave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku do caktohen ata avokatë që do gjyqtari dhe jo në bazë të listës që të zgjedhë vetë i pandehuri”.

Larg këtyre, si e konceptoni një ligj modern për avokatinë, që të mund t’i japë fund mosvlerësimit të figurës së avokatit?

“ Lypset një Ligj i ri për Avokatin, ku së pari duhet të kufizohet urgjentisht roli i kryetarit me një mandat 3-vjeçar dhe me të drejtë 1 herë rizgjedhje; së dyti duhet një kontroll nga KLSH për financat pasi ka abuzime mbi fondin e DH.K.A., si dhe dhomat rajonale të avokatisë në rrethe duhet të kenë buxhetin e tyre, si dhe të lejohet me ligj që avokatët të marrin pjesë në Dhoma Rajonale apo shoqata ku ata dëshirojnë dhe paguajnë kuotizacionin. Pra, duhet një decentralizim pasi është e pa mundur që DH.K.A. të drejtojë 12 mijë avokatë që janë sot dhe çdo vit po shtohen nga 1 mijë avokatë të rinj!!! Dhe në ndryshimet apo Reformën që po bëhet nuk duhet të jetë si ekspert kryetari i DH.K.A. pasi e personalizon reformën në Drejtësi për sa i përket Ligjit për Avokatin”.

I keni kërkuar qeverisë duke iu referuar legjislacionit tatimor të vetëdeklarimit, që kasa fiskale nuk është e përshtatshme për shërbimet e avokatisë. Ku jeni deri më tani me këtë kërkesë dhe çfarë po bëhet?

“Në lidhje me kasat nga ana Dhomës ka një shkëmbim letrash me qeverinë por asnjë përgjigje s’është marrë si dhe janë humbur dy gjyqe në gjykatën administrative në Tiranë. Nga ana e Shoqatës së Avokatëve është propozuar një grevë 1 ditore për kasat por që u kundërshtua nga DH.K.A. pasi këta mendojnë të vazhdojnë betejën me rrugë ligjore jo me greva apo protesta pasi bien ndesh me interesat e qeverisë!!!”

Si mendoni se mund t’i vihet fre këtij inflacioni të madh të prodhimit të njerëzve të ligjit nga shkollat e ndryshme?

“Në momentin kur gjyqtari dhe prokurori do të futën në burgje si dhe të ulet korrupsioni atëherë do të ketë një rënie të studentëve që vazhdojnë juridikun pasi të gjithë studentët e juridikut që në ditën e parë të universitetit mendojnë të bëhen gjyqtarë dhe prokurorë, pasi kështu mund të pasurohen më shpejt. Askush nuk do për avokat nga studentët në baze të testimeve që kemi bërë”.

Si e shikoni rolin e KLD-së dhe pozicionin e presidentit në reformën e re?

“Në përbërje të KLD-së duhet zgjeruar rrethi i pjesëmarrjes të subjekteve duke pasur në përbërje të tij edhe avokat-prokurorë, si dhe Shoqërinë Civile, pasi gjyqtarët që janë nuk mund të penalizojnë gjyqtarët që kanë shkelje, pasi para se të zgjidhen ata bëjnë fushatë me gjyqtarët për votat dhe janë të varur prej tyre. Ndërsa presidenti nuk duhet të dekretojë me gjyqtarë të Gjykatës së Lartë apo Kushtetutës pa kaluar në KLD për aq kohë sa presidenti zgjidhet nga parlamenti me shumicë të thjeshtë votash nëse ai zgjidhet nga populli duhet ti ketë këto kompetenca që ka sot”.

JavaNews.al

Next Post

Ushtria e Assadit çliron një qytet të pushtuar nga ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In