Viktima Sajmir Beqiri, ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Elbasan është baba i tre vajzave. Policia ka saktësuar se ai është një person me precedent penal, ndërkohë që ai njihej në Elbasan si biznesmen.
Burime për “Panorama Online” bëjnë me dije se Beqiri merrej me biznes, ishte pronar i një pikë karburanti në qytet dhe merrej me tregti mallrash ushqimore.
Ai u gjet i vdekur mëngjesi ne sotëm, vrarë me armë zjarri buzë në lokali në aksin Elbasan-Metalurgji.