• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Saimir Tahiri si “shpresë” për opozitën!

by Mero Baze
18/04/2018 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një dëshirë të lexueshme tek opozita që ta shikojë Saimir Tahirin, jo si një deputet nën hetim, por si një shantazhues të Edi Ramës. Qysh nga fillimi i problemeve të tij gjashtë muaj më parë, e vetmja linjë që nuk ka ndryshuar tek opozita, është pikërisht kjo. Për gjashtë muaj çfardo që ka thënë dhe shkruar për Saimir Tahirin, janë legjendat urbane, se si ai, po shantazhon Edi Ramën.

Pra për opozitën këto gjashtë muaj nuk ka pasur rëndësi as ndonjë fakt rreth Saimir Tahirit, as ndonjë dëshmi kundër tij, as përshkrimi i ndonjë afere konrkete, por ideja se ai ka diçka për Edi Ramën. Pra më shumë  se sa si problem, siç do t’i duhej opozitës ta shikonte një deputet kundërshtar të saj, të përfolur nga disa banditë, opozita e ka kthyer Saimir Tahirin në simbol shprese të saj. Çdo mbështetës i opozitës dhe çdo kush që e ka bërë atë pjesë të baltës publike, e shikojnë si një shpresë se ai mund t’i rrëzojë opozitës Edi Ramën.

Ilustrimi perfekt i saj ishte sot në Kuvend, kur një plak 74 vjeçar, që dikush i ka mësuar kamerën e celularit, ju afrua në mënyrën më qesharake të mundshme dhe i thoshte “Rrëfe çfarë i the Gaz Demit për Edi Ramën”. Pra një plak në atë moshë pranon të bëhet qesharak dhe vulgar, jo për të sulmuar Saimir Tahirin, jo për t’u çuar në tribunë dhe për t’u përballur me të, por për të shpresuar se mund të prodhojë ndonjë incident, duke e trajtuar si një shantazhues të Edi Ramës.

Edhe në paraqitjen që i bëjnë profilit të Tahirit tek diplomatët e huaj, atë e paraqesin po kështu. Deklarata e tij para Kuvendit, që imitonte fjalët e dikurshme të Edi Ramës kundër atyre që e kritikonin për të korruptuar, u lexua po ashtu. Çfardo që të bëjë me sa duket Saimir Tahiri, dhe nëse pi kafe me dikë dhe nëse pi vetëm, dhe nëse del shëtitje me djalin dhe nëse del me gruan, dhe nëse lëviz me makinë dhe nëse lëviz me këmbë, dhe nëse vjen në Kuvend dhe nëse nuk vjen në Kuvend, të gjithë shikojnë filxhanin për të kuptuar se çfarë do të thotë kjo kundër Edi Ramës.

Aq shumë është ngritur miti i tij nga opozita, si shantazhues i Edi Ramës, sa ai sot më shumë se sa urrehet, adhurohet prej opozitës, që mban sytë tek buzët e tij mos thotë ndonjë fjalë.

Dhe mendoni që një ditë historia gjyqësore e tij të përfundojë, çfarë drame mund të ketë opozita shqiptare. Nëse ai gjendet fajtor, opozita do të humbasë shpresën e saj si shantazhues i Edi Ramës, dhe nëse del i pafajshëm do të humbasë dhe betejën e saj. Por mbi të gjitha ajo sot po humbet dinjitetin e saj, duke kërkuar nga drejtësia një dëshmitar kundër Edi Ramës, meqë nuk ia dalin dot vetë.

a.ç

Next Post
“Balili”/ Artan Hoxha: 8 operacione deri më tani, por pa sukses, ja ku fshihet “Escobari i Ballkanit”

Vrasja e shqiptarit në Kolumbi/ Hoxha: Atentati ju bë nga…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Një i plagosur në Burrel pas një konflikti në lokal, dy persona shpallen në kërkim

February 23, 2026
SHBA ofronte 15 milionë $ për të, kush është “El Mencho”, që u vra nga ushtria meksikane

SHBA ofronte 15 milionë $ për të, kush është “El Mencho”, që u vra nga ushtria meksikane

February 23, 2026
Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran. Uashingtoni akuza Teheranit: Ke bërë marrëveshje me Moskën

February 23, 2026
“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

“Mbajeni mend këtë emër”, Eni Çobani: Nuk ka ndodhur ndonjëherë në këto 14 vjet, noterja…

February 23, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

A do mundet Albin Kurti të heqë qafe Vjosa Osmanin, si “presidente e SHBA” në Kosovë

February 23, 2026

Milano dhe Londra kryesojnë, si po ndryshon harta ajrore e Shqipërisë

February 23, 2026
Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime e vranësira kalimtare, rriten temperaturat

February 23, 2026
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Çfarë pret Adriatik Lapaj?

February 23, 2026
4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

February 23, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Fati i drejtuesve të UÇK, Basha: Rama tërhoqi vëmendjen e Trump. Aty nuk po jepet drejtësi, po përbaltet lufta e mbuluar me gjak

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In