• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Saimir Tahiri në burg, Sali Berisha i lirë

by Carlo Bollino
04/02/2022 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Nuk kam besuar kurrë në fajësinë e Simir Tahirit, të cilin personalisht nuk e kam renditur kurrë krah trafiqeve kriminale. Në të vërtetë nuk isha në dijeni as se një i afërm i tij ishte supertrafikant që vazhdonte trafikun e drogës duke përdorur makinën e ministrit të Brendshëm deri në momentin kur lajmi doli në media. Për vite me radhë i besoja pafajsisë së tij, edhe pasi pashë se provat që vinin nga Italia nuk e gozhdonin Saimir Tahirin përballë asnjë përgjegjësie konkrete. Dënimi, edhe pse i çuditshëm për shpërdorim detyre dhe jo edhe për bashkëpunim me trafikun e drogës që shpërdorimi i tij i detyrës do të kishte favorizuar, më detyron gjithësesi të rishoh bindjet e mia. Dua të bësoj në Drejtësinë e re dhe në këtë mënyrë duhet të pranoj idenë se Saimir Tahiri është me të vërtetë me faj. Por ama, pikërisht sepse besoj në këtë Drejtësinë e re e shoh të pabesueshme që Sali Berisha të jetë akoma i lirë nga çdo dënim.

Dje, në një nga monologët e tij të pafundë e të sikletshëm televizivë (si gjithmone intervistë pa pyetje) iu kthye në mënyrën e tij temës së pasurisë së fëmijëve të vet: ”Fëmijët e mi nuk janë të varfër, në një kuptim relativisht. A kanë të drejtë fëmijët e mi të bëjnë biznes?  Nëse fëmijët e mi kanë përfituar ndonjë qindarkë në marrëdhënie me sektorin publik me sektorin qeveritar me shtetin ajo është e paligjshme. Nëse kanë fituar një qindarkë nga nën kontraktorë të shtetit e paligjshme, s’ka ndodhur dhe as nuk ka për të ndodhur kurrë”.  Kështu gënjen prej 15 vitesh. Fëmijët e tij ne fakt janë miliarderë dhe vetëm fakti që dy të rinj pa ndonjë talent specifik, të lindur në vendin më të varfër të Europës, të bëhen miliarderë ndërsa babai i tyre ishte kryeministër, është një element i një dyshimi të madh.

Por mistifikimi i vërtetë është se Sali Berisha shtiret se i beson që paratë e vjedhura janë vëtëm ato të marra ilegalisht nga arkat e Shtetit. Korrupsioni është edhe një gjë tjetër. Shpesh korrupsioni prodhon para ”të pastra”, por të gjeneruara nga burime klienteliste. Fakti që Argita Berisha ka arkëtuar qindra mijëra euro në konsulenca ligjore të paguara nga biznesmenë që ndërkohë përfitonin favore nga Sali Berisha kryeministër, e bën atë një avokate të ndershme? Fakti që dhëndri i tij Jamarber Berisha ka investuar dhjetëra milionë euro në ndërtimin e 19 kullave pa treguar asnjëherë prejardhjen e atyre parave, e bën atë një ambjentalist me kapitale trasparente? Fakti që djali i tij Shkëlzen Berisha është pasuruar falë konsulencave misterioze apo ndërmjetësimeve në afera që shpesh vareshin nga leje dhe konçesione me origjinë qeveritare, e bën atë një konsulent të pastër? Përgjigja e gjithë ketyre pyetjeve është “JO!”. E megjithatë Sali Berisha ia lejon ende vetes luksin që të gënjejë për origjinën e pasurimit të familjes së tij, thjeshtë për faktin se ndryshe nga sa po i ndodh Saimir Tahirit, asnjë prokurori nuk ka guxuar ta hetojë atë.

Eshtë kjo dhe arsyeja që ai këmbëngul duke thënë se Departamenti i Shtetit nuk ka prova kur akuzon gjithë familjen për korrupsion: pasi është i bindur se ka bërë “një punë të pastër”, duke penguar çdo prokurori të gjejë provat që e fajësojnë. Në realitet provat janë dhe shumë janë publikuar edhe nga pak gazetarë që kanë kurajon t’i tregojnë (ne mes tyre), e do të mjaftonte pak për SPAK-un që të përdorte ato prova për të bërë më në fund hetime të thelluara. I pari që duhet t’i kërkojë këto hetime duhet të jetë vetë Sali Berisha, nëse është i sigurtë për ndershmërinë e tij. Përkundrazi, jo vetëm që kundërshton çdo lloj trasparence, por është i gatshëm të sulmojë, shpifë, kërcënojë çdo institucion që i afrohet atij dhe familjes së tij, duke konsideruar si atentat politik kërkesën e thjeshtë për zbatimin e ligjit.

Sali Berisha është simboli i vërtetë i Anti-Shtetit. Denimi i Saimir Tahirit mund të tregojë se Shteti ka nisur të funksionojë, por me kusht që të funksionojë njësoj për të gjithë.

Next Post
VIDEO/ Çfarë paralajmëronte Tahiri 5 vite më parë: Mund të më ndodhë që të shkoj në burg me ata që kam arrestuar vetë. Një ditë do kem përballë…!

VIDEO/ Çfarë paralajmëronte Tahiri 5 vite më parë: Mund të më ndodhë që të shkoj në burg me ata që kam arrestuar vetë. Një ditë do kem përballë…!

Comments 1

  1. Mero Baze says:
    5 years ago

    Po mor zar, se i ke mbushur xhepat me djersen tone, te ishe aq I zoti nuk vije ne Shqiperi, po qendroje atje. Po si gazetar ne Itali fshijne bythen me ty ne Itali. Legen bythlepires.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com