Saimir Pirgu, një tenor shqiptar, i mbërthyer me impenjimet e tij në në Parma në “Ballon me maska” të G. Verdit, promovon sezonin artistik të operës për 2019-n.
Kur lindi pasioni juaj për të kënduar opera?
-Pasioni për të kënduar gjithmonë ka qenë brenda meje. Që kur isha fëmijë kam dashur përherë të këndoj, ku perfomoja këngë popullore para audiencave të vogla të miqve dhe të njohurve. Gjithashtu, duhet thënë kjo, se në Shqipëri, që kur isha në klasën e parë, sistemi komunist në atë kohë drejt fundit, e kishte në vëmendje dhe e inkurajonte sistemin shkollor shqiptar përmes kurseve të ndryshme muzikore, aktiviteteve jashtëshkollore dhe mundësive të ndryshme për të praktikuar artin nga fëmijët që ishin të predispozuar.
Pak “me zgjedhje” dhe pak “i imponuar” nga sistemi u gjenda duke studiuar violinë, dhe u diplomova, por kurrë nuk e kam ndalur këngën. Studimi i instrumentit ka kontribuar shumë në rritjen e përgatitjes time muzikore. Ndërsa pika e madhe e kthesës erdhi kur isha në shkollën e mesme. Siç e kam thënë shpesh, e konsideroj veten një “produkt” të tre tenorëve. Në fakt, ishin ata që më bënë mua të ndërmarrë rrugën e këngës. Isha rreth 13-14 vjeç, kur isha në Elbasan, një qytet i vogël industrial në Shqipëri, dhe në atë kohë komunizmi ishte drejt fundit dhe mund ta shikoja në TV koncertin e famshëm të “Tre Tenorëve” nga Caracalla. Isha i hipnotizuar. E Kam të regjistruar atë koncert, e përsërisja pafundësisht. Prej këtij momenti unë vendosa që të kënduarit do të bëhej jeta ime, dhe kështu u bë.
Përveçse studimeve me Vito Maria Brunetti-n në Bolzano, takimi me Luciano Pavarotin ishte themelor. A mund të na tregoni për këtë takim? Çfarë këshille ju dha? Disa mbresa?
-Unë kam qenë me fat të madh që kam takuar Luciano Pavarotin në moshën 19-vjeçare. E takova atë në periudhën që qëndroja në Bolzano. Maestro ishte në Merano për trajtim dhe kishte pak kohë të lirë për të shpenzuar, duke dëgjuar zërat e rinj premtues. Pra, ai pyeti nëse mund të dëgjoja disa këngëtarë aty pranë, bëhej fjalë për timbrin; ata e ccuan emrin tim dhe unë u prezantova tek ai dhe që nga ai moment shoqëria dhe lidhja jonë zgjati deri në ditët e fundit të jetës së tij. Të merrje mësimet e Luçiano Pavarotit ishte një pasuri e madhe për mua. Me të unë kam përgatitur shumicën e roleve që këndoj aktualisht. Unë shkova tek ai për të më dëgjuar dhe ai kurrë nuk e kurseu veten, duke më dhënë këshilla të drejtëpërdrejta, që më vonë u bënë aq të çmuara dhe themelore për karrierën time dhe që ende i kam shumë të dobishme sot. Mbaj mend shumë orë mësimesh të dedikuara për shqiptimin dhe shqiptimin e saktë, si të lidheshim mirë në zonën e kalimit dhe si të flisnim mirë.
Ato ishin mësime tepër të çmuara për mua, sepse isha shumë i ri dhe këto përbëjnë gjithashtu edhe kujtimet më të mira. Gjithashtu, ai është një burim që ende të fton në rast nevoje. Luciano Pavarotti nuk ishte vetëm një Maestro i madh, por edhe një mik dhe këshilltar i madh dhe më pas marrja e çmimit Pavarotti D’Oro në shtator 2013 ishte një emocion i madh për mua dhe një nder i madh. Ishte si përforcim i ndjenjës së miqësisë dhe nderimit të madh që unë ende ndjej për të, një mënyrë për ta ndjerë atë edhe më afër.
Ju keni qenë me fat që keni takuar dirigjentë të mëdhenj të orkestrës në karrierën tuaj, që nga Riccardo Muti tek Zubin Mehta. Si ndiheni gjatë punës me drejtorë kaq të mëdhenj për moshën tuaj të re?
-Isha 22 vjeçe kur Claudio Abbado më kërkoi për “Così fan tutte”. Isha ende i ri, por kur të jepet mundësia të punosh me muzikantë të mëdhenj si Claudio Abbado, atëherë vetëm atëherë e kupton madhështinë e asaj që ka ndodhur. Unë e konsideroj veten shumë me fat që kam filluar karrierën time me një prej dirigjentëve më të mëdhenj. Për pothuajse një dekadë, shqetësimi im më i madh ishte të mësoja sa më shumë që të ishte e mundur për të më mbajtur në rrugën e këtij fillimi të madh dhe për të mos zhgënjyer pritshmëritë që Mjeshtri kishte për mua. Dhe kështu ishte për mua me të gjithë mjeshtrit e mëdhenj, me të cilët punova dhe që besonin në mua si Nikolaus Harnoncourt, me të cilin debutoi në rolin e “Idomeneo” në 2008, Riccardo Muti me të cilin këndova për herë të parë “Requiem-in e Verdit në Festivalin e Salzburgut, në vitin 2011 e përsëri Zubin Mehta. Me këto personalitete të mëdha të muzikës, s’mund të mos mësosh, duke punuar së bashku me ta, ke mundësinë që të bësh një krahasim të vazhdueshëm në nivelin më të lartë.
Si ka shkuar ngritja e gjithë repertorit tuaj?
-Çdo herë që prezantoj një rol të ri në repertorin tim, gjatë gjithë kohës i kushtoj vëmendje të madhe vlerësimit të gjendjes aktuale të zërit tim dhe duke dëgjuar me kujdes sugjerimet dhe opinionet e njerëzve rreth meje, veçanërisht të atyre që e njohin zërin tim aq thellë, sa edhe Mjeshtri im dhe pianisti im. Me masat paraprake të duhura unë kam eksperimentuar gjithmonë me role të reja duke e zgjeruar repertorin tim. Rodolfo ka qenë një nga sukseset më të mëdha në vitet e fundit, por kam pasur reagime të shkëlqyeshme edhe me Faustin në La Damnation De Faust, Roméo në “Roméo dhe Juliette”, Ëerther dhe kohët e fundit me Simon Boccanegra, si dhe Rigoletto, Traviata dhe Rekuemi i Verdit në shumë vite. Nëse eksperimentimi bëhet me ndërgjegje, në të vërtetë, mund të jetë shumë e dobishme të përshkruani kufijtë e repertorit tuaj dhe njëkohësisht të zbuloni role të reja, ku mund t’i shprehni aftësitë tuaja vokale në maksimum.
Në këto vitet e fundit zgjedhjet tuaja vokale drejtohen kah Verdi. Na tregoni për këtë debutim të fundit në Parma në “Ballon me maska?
-Pavarësisht që e kam kënduar tashmë rolin e Riccardo-s me Zubin Mehta-n në Tel Aviv më 2015-n, ky rol në Parma është një debutim shumë i rëndësishëm për mua dhe, si në të gjitha kohët e para, gjithmonë përpiqem të jap më të mirën. Jam shumë i lumtur me rezultatin e arritur pas këtyre shfaqjeve të para. Këndimi i një roli verdian në vendin e Verdit është një emocion i madh për mua, si dhe një sfidë për ccdo gjë që kam ofruar me respekt të madh për të gjithë ata që më rrethuan këto ditë. Jam gjithashtu shumë e lumtur që debutimi im në Parma përkoi me inaugurimin e sezonit 2019. Traditat e këtij qyteti, rrethi lirik, dashuria për muzikën e qytetarëve dhe çdo gjë që sillet rreth Teatro Regio-s është diçka unike dhe shpresoj se mund të mbahen për aq kohë sa të jetë e mundur.
Ju keni shumë angazhime tashmë të planifikuara, si t’i pajtoni këto me jetën tuaj private?
Puna e këngëtarit është e tillë që kërkon sakrificë të madhe dhe mbi të gjitha një vendosmëri shumë të fortë, pasi ajo pak a shumë e ndryshon konceptin tradicional të jetës private. Sapo kapërcejmë perden, kthehemi tek vetmia, një veçori që na bashkon të gjithë artistëve, është e vështirë për t’u marrë me të, dhe me të cilën ne jemi të detyruar të bashkëjetojmë; pas një produksioni apo koncerti unë jam gati të lëvizë drejt një synimi të ri, një angazhimi të ri; Unë jetoj më shumë se 300 ditë të vitit përreth botës dhe dëshira ime për një shtëpi është gjithmonë e fortë dhe për këtë përpiqem ta kultivoj tëk të dashurit, miqtë dhe familjen time sa më shumë që të jetë e mundur, edhe në largësi, duke e mbajtur jashtëzakonisht të balancuar marrëdhënien time me realitetin dhe jetën e përditshme.
Por ka edhe shumë aspekte pozitive prej kësaj pune, siç është rënia në gjumë në Nju Jork dhe zgjimi dhe puna për në Sydney, zbulimi i vendeve të reja gjatë ditëve të pushimit, përballja me kultura të reja, mësimi i gjuhëve të reja. Dhe ja një duartrokitje e sinqertë e publikut, na shpërblen më në fund plotësisht nga çdo sakrificë dhe kjo është pikërisht bukuria e profesionit tonë.
Nëse nuk do të kishit pasur zërin e Tenorit, cilin zë tjetër mashkull do të donit të kishit? Pse?
-Është e vështirë të thuhet, ndoshta ai i baritonit: Mendoj se kompozitorët na kanë mrekulluar me të vërtetë me krijimin e roleve fantastike dhe ndikimin e madh skenik për baritonin, thjesht mendoni për “Rigoletto-n” ose “Scarpia-n”, dy role që i ëndërroj edhe pse jam shumë i lumtur që jam një tenor. Unë e gjej kohën për të shtuar këto role në repertorin e operës, duke i kënduar … në dush…
Si është marrëdhënia me kolegët e skenës?
-Mund të them që normalisht gjithmonë ndihem mirë me kolegët e mi që të ushqejnë me një dashuri për të bërë muzikë së bashku dhe gjithmonë përpiqem të krijoj një ndjesi të mirë me ta, e cila është gjithashtu shumë produktive për suksesin e shfaqjes.
Marrëdhënia juaj me drejtorët? A preferoni produksione moderne apo tradicionale? Ku e gjeni veten më mirë?
-Normalisht kam një marrëdhënie të mirë si me producentët dhe me drejtuesit. Në lidhje me këta të fundit, ka pasur raste të rralla kur unë nuk kam pasur mundësi të bëjë zgjedhje, si për mënyrën në të cilat këto janë transmetuar. Dhe kjo ka ndodhur kur drejtori nuk ka qenë shumë i qartë në qëllimin e tij, duke e bërë shumë të vështirë punën tonë: është e rëndësishme që planet e drejtuesve të vijnë në një mënyrë të qartë dhe të saktë, kështu që ne artistët do të jemi në gjendje t’i transmetojmë me bindje dhe me përpikëmri. Personalisht unë gjithmonë e trajtoj me inteligjencë dhe afërsi qoftë klasiken apo modernen. Për më tepër, do të doja të shtoja se në ditët e sotme pesha që drejtori merr drejtpërdrejt në një produksion të operës po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme: sot është e paimagjinueshme që një artist të qëndrojë i palëvizur, në shfaqje duke ndjekur vetëm dirigjentin. Në të njëjtën kohë, megjithatë, është gjithashtu gjë e mirë që dirigjenti nuk merr përsipër këngën, duke toleruar nevojat e zhanrit Operistik (shumë ndryshe nga ato të teatrit ose të muzikës).
Si një këngëtar i ri dhe i njohur i operës, cili është mesazhi që dëshiron të dërgosh tek nxënësit e rinj të kantos?
-Kurrë mos ndaloni së besuari në veten tuaj dhe të ecni përpara me përulje. Të bësh këngëtarin e operës është një punë shumë e vështirë, e mbushur me flijime dhe sfida të vazhdueshme. Është si një thirrje për të cilën vendosmëria e fortë dhe mbi të gjitha pasioni bëhen thelbësore për të vijuar këtë rrugë, e cila sapo të nisë do t’ju bëjë të ndiheni sikur fluturoni në botën fantastike të muzikës dhe të jep emocione aq të bukura dhe të forta, saqë do të na shpërblehen plotësisht të gjitha përpjekjet tona, kjo është.
Përkushtimi juaj social është i admirueshëm. Ç’mund të thoni si Ambasadorin i Fondacionit Sindroma Down?
-Jam krenar që jam ambasador që nga viti 2013 i Shoqatës Down Syndrome Albania duke kontribuar në ngritjen e vetëdijes së njerëzve për këtë çështje. Jam krenar që kam dhënë kontributin tim për krijimin e kësaj shoqate në një vend si Shqipëria ku Doën Syndrome ka qenë ende një tabu para 2013-s.
Unë kam qenë dhe ende jam një person me fat dhe duke ndihmuar ata që nuk e kanë këtë fat, mbushem me gëzim, më lejon të merrem më mirë me jetën dhe marrëdhëniet me të tjerët dhe më bën edhe më të vetëdijshëm se sa me fat jemi ne në jetë, jeta dhe sesi unë personalisht kam fatin të ushtrojë një art që i ndihmon dhe i bën të tjerët të lumtur: me zërin tim kam arritur t’u jap zë njerëzve në nevojë.
A keni një ëndërr në sirtar?
-Duhet të them që tashmë kam realizuar shumicën e ëndrrave të mia dhe se, sapo të kem mbaruar një gjë, unë filloj të ëndërroj përsëri dhe dëshiroj më shumë. Për ëndrrën time të madhe mund t’ju them se unë u mbylla afër vitit 2017, kur mora çmimin Grammy për nominimin në kategorinë “Zëri më i mirë i Operas” me operën “Mbreti Roger.” Do të ishte një ëndërr, që në një ditë të bukur të merrja një Grammy me një album të vetëm, do të më pëlqente. Endrra e jetës sime, megjithatë, mbetet të jem në gjendje të ofrojë gjithçka që kam, për aq kohë sa të jetë e mundur. Kështu që unë ëndërroj një karrierë të gjatë, të mirë, të shëndetshme dhe pa marrëzi.
Angazhimet tuaja të ardhshme?
-Menjëherë pas “Ballos me maska” unë do të jem në Vjenë për shfaqje nga “Traviata” në Staatsoper dhe “La Damnation de Faust” me Philippe Jordan në Konzerthaus. Angazhimet e ardhshme do të pasohen nga “Mozart Requiem” në Çikago me Riccardo Muti-n, Ëerther në Tokio, një prodhim i ri nga “Madama Butterfly” në Teatrin San Carlo në Napoli dhe Bohème në Los Angeles, Carmen në Berlin, debutimi në Faust në Opera Australi, L’Elisir d’Amore dhe La Bohèmeallo Staatsoper në Vjenë.
Intervista e artistit me Salvatore Margarone-n
(Përktheu dhe përgatiti për botim Dhurata Hamzai)