Prezantuesi i njohur Saimir Kodra është shtruar në spital, për shkak të problemeve shëndetësore.
Mësohet se moderatori i njohur i emisionit ‘Stop’, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Mësohet se ndërhyrja është bërë në pjesën e shtyllës kurrizore, për shkak të problemeve që i janë shfaqur së fundmi.
Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij fotografi Alket Islami i cili i ka shkuar për vizitë në spital.
“Live, eh mer Saimir Kodra për një dhëmballë shtrohesh në spital! Portokalle për spital pls!”, shkruan Alketi.
Por Saimiri duket i buzëqeshur, duke treguar kështu se gjithçka ka ecur mirë. /b.d