• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Saimir Çili denoncoi ish-gruan për dhunë, ja vendimi i gjykatës

by A R
29/04/2017 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga divorcet më të vështira të “showbiz”-it ka qenë pa diskutim ai mes dy këngëtarëve, Saimir Çili dhe Suela Kalaja. Çifti i ka dhënë fund martesës disavjeçare vitin e kaluar, ndërsa pak muaj më parë, ata u vunë në fokus të mediave për shkak të denoncimeve ndaj njëri-tjetrit për dhunë.

Ishte Suela e para që i është drejtuar policisë me kërkesën për urdhër mbrojtjeje, e pas saj Saimir Çili, pretendoi se bashkëshortja e tij, Suela e kishte dhunuar fizikisht, akuzë që kantautori e çoi më pas edhe në gjykatë. Madje, për çudi të të gjithëve, këngëtari kishte kërkuar edhe urdhër mbrojtjeje, duke pretenduar se “kishte frikë” nga bashkëshortja. Por, sipas asaj që ka vendosur gjykata, gjërat nuk ishin kështu.

“Bluetooth” ka zbuluar se ka përfunduar tashmë procesi gjyqësor ndaj Suela Kalasë, ndërsa gjykata e ka shpallur të pafajshme. Asokohe edhe ish-këngëtarja e njohur kishte bërë një denoncim në polici, ku ka treguar se për shumë kohë ka qenë viktimë e dhunës dhe ka jetuar në një atmosferë të vështirë familjare. Vetë Suela, e kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” refuzon të flasë në lidhje me çështjen, duke ndjekur këshillën e avokatit të saj, pasi çështja në ngarkim të saj ende nuk ka përfunduar. Saimir Çili, me sa duket i pakënaqur nga vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, e ka apeluar dhe deri në përfundim të procesit duhet edhe një vit. Ndërkohë, burime të gazetës kanë treguar se psikologia është larguar nga shtëpia e përbashkët e çiftit dhe ka marrë një shtëpi me qira, ku jeton së bashku me vajzën e saj dhe qenin. Ndërsa Çili vazhdon të jetojë në apartamentin e tyre. Ndonëse divorci ka përfunduar, Saimir Çili dhe bashkëshortja ende nuk kanë bërë përpjesëtimin e pasurisë, për të cilin nevojitet një proces i ri gjyqësor. Tashmë një nënë “single” që duhet të përballojë jetën e vetme dhe të rrisë një vajzë, Kalaja thuhet se po has vështirësi ekonomike, pasi tashmë ish-burri i saj Çili paguan vetëm 120 mijë lekë të vjetra pension ushqimor për vogëlushen e tyre. Të njëjtat burime pranë çiftit kanë treguar për “Bluetooth” se vendimin për divorcin e dy këngëtarëve e ka marrë vajza e tyre, e cila duke parë situatën në shtëpi, u ka kërkuar që t’i japin fund.

“Ndoshta Suela nuk do ta kishte marrë vetë guximin, por u prek nga vajza”, thonë burimet për “Bluetooth”. Sidoqoftë, tashmë gjithçka ka mbaruar dhe dy këngëtarët po vazhdojnë jetët e tyre të ndarë. Suela Kalaja i është përkushtuar rritjes së vajzës së saj, ndërsa Saimir Çili është fokusuar tek puna.

Saimir Çili nxjerr në shitje shtëpinë

Pas ndarjes, çifti Saimir Çili dhe Suela Kalaja do të bëjnë edhe ndarjen e pasurisë së përbashkët. Pavarësisht propozimit të Çilit të disa kohëve më parë, që edhe Suela me vajzën të jetonin në të njëjtën shtëpi, të cilën ta modifikonin me dy hyrje të ndryshme, duket se bashkëjetesa mes tyre ka qenë e pamundur. Kështu, Çili ka vendosur të shesë shtëpinë. Këngëtari ka njoftuar miqtë dhe ndjekësit në rrjetet sociale, se apartamenti i tyre, pranë Ambasadës Amerikane është në shitje. “Shitet shtëpi banimi e përshtatshme dhe për zyra. Kati i parë banimi 124 m2, 2+1, dy banja, dy ballkone”, shkruan kantautori në faqen e tij të “Facebook”. Nuk është e qartë nëse vendimi për shitjen e shtëpisë është i përbashkët, apo një iniciativë e vetë Çilit, megjithatë fakt është që Kalaja jeton në një apartament me qira, larg ish-bashkëshortit. /GSH/a.m.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vizita e parë e Drejtoreshës së Eurostat në Shqipëri, Koçiu: Po modernizojmë sistemin statistikor sipas standardeve të BE-së

Vizita e parë e Drejtoreshës së Eurostat në Shqipëri, Koçiu: Po modernizojmë sistemin statistikor sipas standardeve të BE-së

November 25, 2026

Veliaj njofton vendimin e ri: Nga viti 2027 çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas

November 25, 2026
“Ndiqni paratë”, zbardhen diskutimet e Wendt me Brahon e Ketën, në fokus tenderat dhe trafiku i drogës

“Ndiqni paratë”, zbardhen diskutimet e Wendt me Brahon e Ketën, në fokus tenderat dhe trafiku i drogës

November 25, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur, mes tyre edhe një i mitur (VIDEO)

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur, mes tyre edhe një i mitur (VIDEO)

November 25, 2026
Festa Kombëtare në Vatikan, prezantohet edhe pulla postare simbol! Ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare

Festa Kombëtare në Vatikan, prezantohet edhe pulla postare simbol! Ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare

November 25, 2026
Zvarritet sërish gjyqi për aferën Partizani, “bllokohet” dëshmia e ish-ministrit Pango! Seanca shtyhet më 8 qershor

Debate në GJKKO për dosjen “Partizani” ku gjykohen Berisha dhe Malltezi, SPAK kundërshton pjesërisht dëshmitarin!

November 25, 2026
Ka vetëm një kusht, Franca e gatshme të dërgojë përfaqësues në Moskë për Ukrainën: Evropa të ketë një vend në tryezë!

Ka vetëm një kusht, Franca e gatshme të dërgojë përfaqësues në Moskë për Ukrainën: Evropa të ketë një vend në tryezë!

November 25, 2026
Festat/ 114-Vjetori i Pavarësisë, Kosova dhe Shqipëria aktivitet të përbashkët në Prishtinë!

Festat/ 114-Vjetori i Pavarësisë, Kosova dhe Shqipëria aktivitet të përbashkët në Prishtinë!

November 25, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Të gjithë duan ta fitojnë Tiranën, po kush do që ta qeverisë atë?

November 25, 2026
Elisa Spiropali pas përjashtimit: Duan të më mbyllin derën, por do futem në mbledhjen e grupit të PS edhe me forcë!

Elisa Spiropali pas përjashtimit: Duan të më mbyllin derën, por do futem në mbledhjen e grupit të PS edhe me forcë!

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In