• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Saga e përgjakshme “Haklaj” dhe pse askush s’guxon nga gazetarët ta pyesi Berishën për vrasjet në Tropojë

by Java News
20/02/2020 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Top Story në TCH, ofroi për tre javë rresht rrëfimin e Zylfie Haklajt për një ndër sagat më të përgjakshme e më tragjike të tranzicionit, atë të 150 vrasjeve në Tropojë, para dhe pas viteve 2000, ku në qendër ka qenë pikërisht familja Halkaj.

Gjysmë e shuar, me ekzekutime dhe në fis, nga më makabret, në fund dhe me një kullë të rrafshuar pas goditjeve me granatahedhës e tritol, ndarë këto sa nën qeverisjen e Metës, Nanos e fund Berishës, si prologu e si epilogu i rrëfimit të dy grave të mbetura të Haklajve, përcillnin një emër si nxitës e frymëzues të asaj ploje: Sali Berisha.

E ndërsa ndodhte kjo, ky i fundit vijonte të sokëllinte të zakonshmet e tij 30-vjeçare në një studio televizive, para një prej sojit të gazetarëve me urrejtje patologjike e deri irracionale ndaj Ramës, të cilët, jo vetëm për këtë arsye, por më tepër nga morali dhe etika e cungët gazetareske, gjithashtu dhe nga defiçencat profesionale, vazhdojnë të ushqehen vetë, e të ushqejnë publikun gjithashtu, më e pakta me padobishmërinë monumentalë të Berishës, më e shumta me helmatisjen e tij etike që vijon të përhapë rregullisht ç’prej 30 vitesh.

Eshtë njeri që në mos politikisht, as intelektualisht nuk ke ç’përfiton prej tij, e për këtë mjafton të shohësh se si e shfrytëzon kohën pas-pushtet.

Do përligjej një ftesë në studio për të, nëse ajo çfarë do thoshte do ishte një përcjellje përvojash, eksperiencash, analiza për aksh çështje, një urtësi politike mbi të gjithë, blatuar me këshilla për brezat që do vijnë në politikë.

Kjo është e pamundur, siç është e pamundur t’i hasësh qoftë dhe një thënie, një postulat, një citat me vlerë të gjithëkohshme, nga i gjithë ligjërimi i tij prej tre dekadash.

Por ky kriter nuk ekziston te ata që e mbajnë “në jetë” Berishën, të cilët lëngëzojnë para tij, pa qenë kurrë të aftë që të paktën ta sfidojnë me pyetje.

Le të guxojë kush ta pyesë për Haklajt, ashtu siç nuk kanë guxuar ta pyesin dhe për të tjera çështje të mprehta që lidhen ndër vite me personin e tij, ku veçojnë ato që e akuzojnë për vrasës. As për të kaluarën e tij komuniste s’kanë guxuar dot ta pyesin.

Kohë më parë, një showman i inatçuar me Ramën, ishte gazmend para tij në studio, a thua se kishte përpara një të ftuar artist e jo njeriun me një barrë mëkatesh në 13 vite qeverisjeje, ku veçojnë pra dhe akuzat për vrasje – Remzi Hoxha, 21 Janari, e Haklajt së fundi.

E po ky showman, pasi u hargalis me Berishën, i skërmiti dhëmbët një zonje, ish-ministres Lindita Nikollit, e pakoment së paku në etikë publike, edhe në mos e patçi bërë mirë punën.

Kjo do pasohej më vonë në një tjetër studio, ky dy figura publike, deri diku ende periferike por me shenja delirantizmi, zgjodhën po ashtu të hargalisen me Berishën, e këtë për “inat të Ramës”.

Por a ndodh kjo me Ramën? Sigurisht që jo. Ka një asimetri të dukshme të sjelljes gazetareske ndaj të dyve. E nëse ndaj Berishës i kanë vënë vetes një kufi që s’duhet shkelur, me Ramën ky kufi nuk ekziston.

Nuk besohet të ketë çështje, qoftë dhe për ca të jetës private, për të cilën Rama nuk ka qenë i detyruar të flasë si pasojë e llogarikërkesës gazetareske, por njeriu që sot qeverisë Shqipërinë, sigurisht me një mal gabimesh, në daç dhe implikimesh, në daç dhe në  “aleancë me krimin”, së paku nuk akuzohet nga ndokush për vrasje.

Ndërsa përballë tij, Berishës, shpirtra njerëzor të rrëgjuar nga dhimbja, i atribuojnë vrasje. Sigurisht, duhet të jetë drejtësia ajo që ta thotë të vërtetën, por një gazetarie me cipë i takon të mbajë një qëndrim dreqi e mori; atë, që në emër të etikës profesionale, por dhe cipës njerëzore, të mos ftojë në studio një njeri të akuzuar për dhjetra vrasje.

Vetëm nëse në skaletën e pyetjeve kanë dhe sosh në emër të akuzatorëve, për vrasjet që i atribuohen.

Përndryshe, janë bashkëfajtorë në krim, ndonëse thjesht amoralisht! (Tesheshi)

Next Post
Mjerimi i gazetarisë italiane

Është puç vetëm në botën paralele të Ilirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In