• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Saga e hakmarrjeve në Lushnjë/ Hetimet: Besnik Hida i shpëtoi atentatit me eksploziv para një viti, dje e ekzekutuan

by Java News
02/10/2019 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth një vit më parë, Besnik Hida, i cili u ekzekutua me kallashnikov mëngjesin e djeshëm në Lushnjë, i kishte shpëtuar edhe një tjetër atentati. Në atë kohë, autorët kishin vendosur eksploziv në makinën e tij, i cili shpërtheu, por pa shkaktuar dëme në njerëz. Burime nga Policia thanë në atë kohë se tritoli ishte vënë në makinën që Hida kishte parkuar jashtë banesës, por nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale.

Pjesa e eksplozivit ishte vendosur në motorin e automjetit, ndërkohë që shpërthimi ndodhi në momentin kur familjarët e tij ishin në gjumë. I pyetur nga Policia rreth një vit më parë kur ndodhi ngjarja, Hida deklaroi se nuk kishte probleme dhe as konflikte me njeri. Megjithatë, ai kishte dyshime se eksplozivi i vendosur në makinën e tij nuk kishte pasur si qëllim eliminimin fizik, por ishte një paralajmërim.

Kjo, për arsye se që pas vrasjes së nipit të tij, Zamir Latifit, Hida kishte kërkuar vazhdimisht drejtësi për këtë ngjarje, duke këmbëngulur që autorët të viheshin para drejtësisë. Pas shpërthimit në makinë, ai deklaroi se kjo ngjarje ishte një paralajmërim për t’i mbyllur gojën dhe për ta detyruar që të largohej nga Shqipëria bashkë me familjen, gjë të cilën ai nuk e bëri.

Madje, vazhdoi të kërkonte drejtësi për nipin, deri dje që u ekzekutua. Kjo është një ndër arsyet që i ka shtyrë hetuesit të dyshojnë se vrasja e Besnik Hidës është vazhdim i sagës së hakmarrjeve mes grupeve kriminale në Lushnjë. Madje, edhe skema e krimit është thuajse e ngjashme, me breshëri kallashnikovi, e njëjtë me atë që i mori jetën nipit të tij në vitin 2017./panorama

g.kosovari

Next Post
I martuar dhe baba i 3 fëmijëve/ Kryeministri libanez i dhuron 16 mln $ të dashurës modele pas takimit në resortin luksoz

I martuar dhe baba i 3 fëmijëve/ Kryeministri libanez i dhuron 16 mln $ të dashurës modele pas takimit në resortin luksoz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Territorialja’, Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

‘Territorialja’, Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

October 8, 2026
I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

October 8, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

October 8, 2026
“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë!  Liria politike është kushtetuese

Braçe zbulon debatet në mbledhje?! Deputeti i PS: M’u tha “do protagonizëm individual”…

October 8, 2026
“Berisha nuk është lider i gjithë opozitës”- Alibeaj: Me vizitën në SHBA fitoi vetëm bastin e tij personal! Drejton një parti të gjymtuar

“Reforma territoriale është elektorale!”, Alibeaj: Rama do bëjë sërish ndryshime, nga 46 në 30 bashki

October 8, 2026
Tragjike në Itali! I riu shqiptar humb jetën gjatë prerjes së pemëve

Tragjike në Itali! I riu shqiptar humb jetën gjatë prerjes së pemëve

October 8, 2026
Harta e re Territoriale, Sara Mila: Na e ka kërkuar Europa, premtim i fushatës zgjedhore

Harta e re Territoriale, Sara Mila: Na e ka kërkuar Europa, premtim i fushatës zgjedhore

October 8, 2026
Berisha akuzon mazhorancën në Kuvend: Po asgjësoni 15 bashki për interesat tuaja korruptive

Berisha akuzon mazhorancën në Kuvend: Po asgjësoni 15 bashki për interesat tuaja korruptive

October 8, 2026
Gjykata: Urdhër-arrestet e përdorura për kontrollin e banesave të Andrew-it ishin të paligjshme

Gjykata: Urdhër-arrestet e përdorura për kontrollin e banesave të Andrew-it ishin të paligjshme

October 8, 2026
Dështon programi i tankeve, Gjermania tërhiqet nga projekti i përbashkët me Francën -

Dështon programi i tankeve, Gjermania tërhiqet nga projekti i përbashkët me Francën –

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com