• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Saga e ekzekutimeve mafioze, si po eliminohen me radhë shokët e Ervis Martinajt?

by A R
24/12/2021 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana u trondit mbrëmjen e djeshme nga një ekzekutim me armë zjarri që u regjistrua në Kodër Kamëz. Can Kariçi 30-vjeç u ekzekutua brenda makinës së tij tip “Golf V”. Ngjarja është ende pa autor. Policia gjeti makinën e djegur të autorëve, që paraprakisht mendohet se ishin dy dhe kallashnikovin brenda.

Viktima ishte mik i Ervis Martinaj dhe emri i tij është lakuar disa herë në ngjarje kriminale. Por ky nuk është rasti i parë që ekzekutohen shokët dhe miqtë e Ervis Martinajt, një personazh i njohur. Në total janë 5 njerëzit Ervis Martinajt që janë ekzekutuar brenda pak viteve.

Në 4 tetor të vitit 2018 nis saga e ekzekutimeve me masakrën në zonën e Bllokut. Si pasojë e përplasjes mbeti i vdekur Fabian Gaxha në lokalin “Monopol”. Ai u qëllua për vdekje nga Mervjol Billo teksa ishte në shoqërinë e Martinajt.

Në 28 gusht 2019 ekzekutohet Santiago Malko në Porcelan. Miku i Ervis Martinajt ishte ish-punonjës policie i skeduar nga policia për vrasjen e Blendi Tetës.

Në 30 maj të vitit 2020 vriten në Laç dy persona, njëri prej të cilëve ishte Bujar Lika (Hasani) 37-vjeç, gjithashtu mik i Ervis Martinajt.

13 Nëntor të këtij viti vritet Erigers Mihasi së bashku me shokun e tij Armando Dumani. Mihasi ishte miku i radhës i Ervis Martinajt që ekzekutohej. Ai ishte i skeduar më parë nga policia për disa ngjarje kriminale.

23 Dhjetor, mbrëmjen e djeshme ishte Can Kariçi që u vra në Kodër Kamëz. 30-vjeçari është shoku i fundit i Ervis Martinajt që vritet në atentat. Viktima ka qenë me precedent të mëparshme penale, konkretisht në fushën e krimeve kundër personit.

/ Abcnews.al/ a.r

Next Post
Mashtrimet me Call Center/ Arrestohen 28 persona në Tiranë. Kompania në emër të një izraeliti

Mashtrimet me Call Center/ Arrestohen 28 persona në Tiranë. Kompania në emër të një izraeliti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com