• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sadushi, mesazh të prerë gjyqtarëve: Mos merrni vendime për të kënaqur opinionin publik

by A R
29/06/2026 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokoli Sadushi, në fjalën e mbajtur gjatë Konferencës Kombëtare për ndërveprimin e sistemit të drejtësisë me median, theksoi rëndësinë e thellimit të reflektimit mbi rolin dhe përgjegjësitë e çdo magjistrati në ushtrimin e detyrës së tij. Ai nënvizoi se çdo magjistrat duhet ta ushtrojë profesionin me profesionalizëm të lartë, integritet të plotë dhe vetëdije të qartë se drejtësia nuk mund të funksionojë e shkëputur nga besimi i publikut. Sipas tij, ky besim përbën themelin mbi të cilin ndërtohet autoriteti i institucioneve të drejtësisë. “Magjistratët e rinj, hyrja në këtë profesion është pranimi i një përgjegjësie publike që kërkon dije, karakter dhe vetëdije për ndikimin që drejtësia ka në jetën e njerëzve”, deklaroi Sadushi, duke theksuar se rruga e drejtësisë është një angazhim afatgjatë dhe i vazhdueshëm.

Ai shtoi se dija juridike përbën vetëm hapin e parë të kësaj rruge profesionale, ndërsa sfida e vërtetë qëndron në aftësinë për të ruajtur të vërtetën dhe për të mos iu nënshtruar presioneve të momentit. “Drejtësinë nuk e mbajnë në këmbë risitë e momentit, por vlerat mbi të cilat ajo ndërtohet”, u shpreh ai, duke theksuar se integriteti dhe parimet etike janë më të rëndësishme se çdo rrethanë e përkohshme. Sadushi vuri në dukje gjithashtu se një nga cilësitë themelore të magjistratit është paanshmëria, e cila duhet të udhëheqë çdo vendimmarrje gjyqësore. Ai theksoi se pas çdo dosjeje gjyqësore qëndron një realitet njerëzor kompleks.

“Dokuptoni se dija juridike është vetëm fillimi i rrugës suaj. Dosjet që do keni përpara nuk janë vetëm akte procedurale; pas çdo dosjeje ka një njeri, një familje, një biznes, një interes publik, një ankth njerëzor që kërkon përgjigje”, tha Kreu i Gjykatës së Lartë.

Ai shtoi se vendimet më të vështira nuk janë ato ku ligji është i paqartë, por ato ku rrethanat njerëzore, presioni publik dhe pesha e pasojave e vënë gjyqtarin përballë sfidave të mëdha profesionale dhe morale. Në këtë kontekst, Sadushi theksoi se cilësia më e rëndësishme e një magjistrati nuk është vetëm inteligjenca juridike, por aftësia për të mbetur i paanshëm dhe për të pranuar se askush nuk është i pagabueshëm. Ai shtoi se përulësia është një nga elementët më të rëndësishëm që duhet të shoqërojë dijen profesionale.

“Përulësia është shoqëruesja më e mirë e dijes”, u shpreh ai, duke e cilësuar këtë parim si themelor në ushtrimin e drejtë të detyrës.

Duke folur për marrëdhënien mes drejtësisë, medias dhe publikut, Sadushi theksoi se magjistratët veprojnë në një kohë ku informacioni përhapet shpejt dhe perceptimi publik shpesh formohet përpara vendimit institucional. Sipas tij, kjo nuk duhet të jetë burim frike, por vetëdije e shtuar për përgjegjësinë profesionale.

“Ju nuk do merrni vendime për të kënaqur opinionin publik, por për t’i shërbyer ligjit”, deklaroi ai, duke nënvizuar pavarësinë e sistemit gjyqësor nga presionet e jashtme.

Ai pranoi se në këtë profesion do të ketë momente vetmie dhe sfide, ku zhurma e jashtme nuk mund të ofrojë mbështetje reale. Megjithatë, sipas tij, forca e brendshme dhe qetësia profesionale janë elementët që e mbajnë të fortë një magjistrat.

“Ju do të ushtroni detyrën në një kohë kur fjala përhapet shpejt, perceptimi krijohet shpejt dhe gjykimi publik shpesh paraprin gjykimin institucional. Kjo nuk duhet t’ju trembë, por duhet t’ju bëjë të vetëdijshëm. Media, rrjetet sociale dhe teknologjia do të vijojnë të ndryshojë. Detyra e magjistratit, megjithatë, mbetet e njëjtë. Ju nuk do të merrni vendime për të kënaqur opinionin publik, por as për t’iu kundërvënë atij. Ju do të merrni vendime për t’i shërbyer ligjit.  Ky mision nuk do të jetë gjithmonë i lehtë. Do të ketë ditë kur do të ndiheni vetëm, jo sepse nuk do të keni kolegë pranë, por sepse ka vendime që askush nuk mund t’i marrë në vendin tuaj. Në ato çaste nuk do t’ju ndihmojë zhurma që vjen nga jashtë, por qetësia që keni ndërtuar brenda vetes.  Pikërisht aty matet edhe autoriteti i vërtetë i magjistratit.”, theksoi ai.

Next Post
Shqipëri, punët që kishin pagat më të larta në vitin 2025

Shqipëri, punët që kishin pagat më të larta në vitin 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com