• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sadiku flet për golin në Europian, idhullin e tij dhe për sezonin e ri te Malaga

by Java News
11/10/2019 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armando Sadiku, sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i Malagas është duke kaluar një formë të mirë në Spanjë, momentalisht. Ai po mban peshën e sulmit në supet e veta dhe duket gati për të bërë një sezon të madh. Në një rrëfim të gjatë për “diariosur.es”, Sadiku ka folur për karrierën e tij, ambientimin te Malaga, golin në Europian dhe mbi disa detaje nga jeta e tij e përditshme.

Elbasani dhe fillimet e tua? “Jam rritur në Elbasan, një qytet që ndodhet 20 minuta larg Tiranës , kryeqytetit të Shqipërisë. Trajneri im i parë ishte babai, deri në moshën 16 vjeçare jam stërvitur me të, më pas nisa futbollin profesionist”.

Babai dhe familja? “Babai im nuk ishte një lojtar shumë i rëndësishëm, luajti pak kohë dhe e la, por gjithmonë dëshironte të isha futbollist dhe insistoi. Thuajsë të gjithë në ambientin familjar e pëlqejnë futbollin”.

Ekipe të shumta në karrierë? “Po, kam ndryshuar shumë skuadra. Kam bërë mirë në Zvicër veçanërisht. Luajta në Kategorinë e Parë në Shqipëri dhe Superligë dhe pata mundësinë për të shkuar në Zvicër. Më pas kalova te Zyrih, por isha i pafat me dëmtimet. Kam kaluar dëmtime të komplikuara, por falë Zotit jam mirë”.

Sezoni më i mirë? “Ka qenë te Lugano (27 gola në një sezon). Kam luajtur sezone të mira dhe te Zyrihu apo Vaduz”.

I vetmi numër “9” te Malaga? “Të dhënat e GPS tregojnë përmirësim. Në ndeshjen ndaj Hueskas, mendova se do të isha titullar por pata një problem familjar dhe nuk u stërvita për tre ditë. Kam një shifër golash në mendje”.

Goli në Europian? “Ishte një gol shumë i rëndësishëm për mua, sa herë më pyesin gazetarët për atë, unë them se është diçka që ka kaluar dhe dua të shënoj një gol më të rëndësishëm. Ishte një ëndërr e bërë realitet”.

Bare dhe ndihma e tij? “Bare më ka ndihmuar. Ai tani po gjen më shumë hapësira, luan çdo ndeshje dhe flitet mirë për të. Përballë Francës dhe Islandës luajti mirë dhe tregoi veten. Jam shumë i lumtur për të, pasi është një punëtor i madh”.

Do mbijetojë Malaga? “Jam i sigurtë që po. Nëse do të shohim poshtë jemi të vdekur”.

Më pas gazetari i ka bërë disa pyetje më personale Sadikut, të cilat është dhënë një përgjigje e shkurtër.

Idhulli? “Ibrahimoviç”.

A je besimtar? “Po, jam musliman. Në Shqipëria 60% e popullsisë është muslimane”.

Hobitë? “Tenisi dhe vallëzimi. Shoh shumë kinema dhe seriale”.

Gjuhët e huaja? “Flas, shqip, italisht, anglisht, spanjisht dhe gjermanisht”.

Tatuazhet? “Kam shumë, është e vështirë t’i numërosh ato. Kanë të bëjnë me jetën time dhe karrierën. Janë imazhe, në lidhje me dëmtimet dhe rrethana të tjera. Unë i bëjë gjithmonë në Shqipëri”.

Lojtarët më të afërt te Malaga? “ Bare, Boulahoroud dhe Keko”./ panoramsport

g.kosovari

Next Post
“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” letër Metës: Kushtetuesja ka rënë, ke përgjegjësi vendimtare

Raporti i Komisionit të Venecias, Presidenca njofton konferencë të jashtëzakonshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

March 4, 2026
Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

March 4, 2026

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës në selinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 4, 2026
Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

March 4, 2026
Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

March 4, 2026
Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

March 4, 2026
“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

March 4, 2026
Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

Porosia e dështuar! U nisën me motor për të shpërndarë drogë, policia u gjen edhe arsenalin e armëve

March 4, 2026
Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

Irani sulmon me raketë balistike Turqinë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

March 4, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Rama: Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In