Armando Sadiku nuk është i lumtur me paraqitjen e Shqipërisë në pjesën e parë ndaj Maqedonisë.
Sulmuesi i Kombëtares tha se në pjesë e parë nuk kishin bërë asnjë goditje në portën e Maqedonisë.“Ishte ndeshje delikate, se isha mes tre mbrojtësve të Maqedonisë, por nuk duhet të jetë ky justifikim”, tha Sadiku për TVSH.
“Duhet të kishim bërë më shumë si skuadër, në pjesën e parë thuajse nuk bëmë asnjë rast, në të dytën më shumë, duhej të kishim shfrytëzuar ato që krijuam, duke filluar nga unë. Ka pak keqardhje, shpresoja të shënoja.
Çfarë të bëj, ndonjëherë parashikimet nuk dalin”, përgatiti ”Express”. (b.an)