Arrigo Sacchi, ish trajneri i Italisë dhe Milanit, i ka thurur lavde Juvetnusit para përballjes me Barcelonën në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve.
Ai mendon se lideri i Serie A mund ta eliminojë gjigantin katalanas nga liga më prestigjioze evropiane.
“Juve kanë një mundësi unike. Juventusi ka gjithçka për të arritur sukses, ata janë një ekip i madh dhe ndoshta ndërkombëtarisht nuk e kanë kuptuar ende se sa të fortë janë”, ka thënë Sacchi.
Sacchi e pranon se Juventusi nuk do ta ketë të lehtë sonte, por thotë se ekipi i Luis Enriques është shumë larg nga Barcelona e Pep Guardiolës./a.m.