• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sabit Brokaj: Ja pse Dritëroi është edhe i PD-së

by A R
06/02/2017 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Dritëroi i majtë që nuk reshti së këshilluari socialistët dhe jo vetëm”.

Kështu shprehet kolegu, miku dhe mjeku personal i Dritëro Agollit, teksa tregon për përplasjet që Dritëroi nuk rreshti së bëri bashkëpartiakëve në vitet e para të pluralizmit, por dhe më vonë.

Ndërsa kritikave për majtizmin e theksuar të Dritëroi, ai thotë për “Shekulli” se kultura e pakufishme prej një të majti e bën atë të jetë i gjithsecilit.

Si e keni njohur shkrimtarin Dritëro Agolli dhe cilat kanë qenë raportet tuaja me të gjatë kohës kur ishit të dy deputetë në Parlamentin e Shqipërisë? 

Unë kam qenë mik dhe mjek i Dritëro Agollit. Unë e kam njohur para ’90-ës, por momentet kulmore të miqësisë me të kanë qenë ngjarjet e vitit ’91 dhe me një pafundësi takimesh dhe turesh nëpër gjithë Shqipërinë. E kemi shëtitur bashkë pëllëmbë më pëllëmbë Shqipërinë në misionin tonë politik që kishim në Partinë Socialiste. Që nga legjislatura e parë dhe derisa ishte në Kuvend në 2001-shin, ne ishim të pandashëm.

Kur flasim si politikan, çfarë e bënte të veçantë Dritëroin në raport me të tjerët? 

E bënte të veçantë dhe të pakrahasueshëm mendimi i kualifikuar dhe i pavarur. Ishte zëri më i papërsëritshëm, mendimi më i pjekur dhe më i veçanti i atij parlamenti.

Përmendët vitet e vështira të ’90-ës. Si i kujtoni momentet kur kërkoi hapjen e partisë dhe anëtarët e PPSH-së e fishkëllyen dhe akuzuan rëndë?  A ju ka folur për ato çaste aspak të këndshme ?

Absolutisht i kam bashkëndarë dhe i kam bashkëjetuar. Në kongresin e ‘91 Dritëroi tregoi se sa largpamës ishte. Të them të drejtën, ai gjithmonë ka qenë sistemi referues i yni, por dhe i kombit shqiptar. Në momentet më të vështira ne përplaseshim te ai, shikonim se çmendonte Dritëroi. E kërkonim me ngulm nga Dritëroi qëndrimin e tij, pasi ishte përherë mbi partinë. Vlerësimi që jepte ai për ne ishte busull. Edhe kur kishte mendim të ndryshëm, siç ishte rasti i periudhës së mocionit, e cila ishte një ndarje e rëndësishme opinionesh, ishte Dritëroi ai që e orientonte mendimin politik dhe i bashkonte të gjithë zërat.

Edhe në një ditë si kjo nuk e kanë kursyer, duke u munduar t’i japin epitetin e një shkrimtari, ose të themi më mirë, një politikani të majtë. Kujt i përket Dritëroi sipas jush?

Agolli, para së gjithash ishte një shkrimtar. Ishte i majtë, sepse kishte formim të majtë. Karakterin solidar, humanist dhe shoqëror, që janë karakteristika të së majtës, Dritëroi i mishëronte më mirë se çdo njeri tjetër. Në këtë pikëpamje, kualitetet e mëdha njerëzore të së majtës Dritëroiste, ai i dinte më shumë se gjithkush. Por, po të kesh një formim të majtë, të përmasave që kishte ai, pa diskutim në çdo aspekt je i të tërëve. E cila do të ishte ajo shoqëri njerëzore që nuk do ta donte humanizmin dhe virtytet që kishte Dritëroi? Vetëm njerëzit me mendime primitive mund ta klasifikojnë atë si një shkrimtar dhe një politikan vetëm i së majtës.

Unë do të thoja se nëse je një politikan me këto kualitete, aq shumë njerëzore të përsosura si Dritëroi, pavarësisht se je me një parti politike, ti i përket të gjithë kombit. Ne e quajmë krenari, mburrje, që Dritëroi ishte në radhët tona. Ai ishte tek ne, sepse ishte i formuar si i majtë. Kish të tjerë, jo aq të majtë, ose pseudo të majtë, që ishin në Partinë Socialiste, kurse Dritëroi ishte deri në qelizë i majtë, i majtë me cilësi që gjithë njerëzimi me kohë i ka pasur synim t’i realizojë.

Është sulmuar se i ka bërë shërbim regjimit para ’90-ës me krijimtarinë letrare edhe pse bumin krijues e ka pasur gjatë asaj periudhe… 

Dritëroi ka shkruajtur vetëm xhevahire. Unë nuk e ndaj dot Dritëroin e para dhe pas ’90-ës. Flasin njerëzit, por Dritëroi është ai që ndriçon përherë, me të njëjtin intensitet. Madje ai, do të thosha unë, i nxori bllof, ‘out’ ata që thoshin që sistemi i diktaturës nuk të linte të shkruante. Pikërisht ata që ankoheshin, ata nuk shkruanin, pikërisht në ’90-ën, kur Dritëroi nxori florinj si përherë. Në çdo kohë përmasa e tij ishte e paarritshme. Edhe në një sistem që kishte censurën e tij, krijuesi i madh i gjen shtigjet të sjellë kryevepra dhe vlera.  Dritëroi arriti në një pozicion të atillë që ta jep vetëm brumi Dritëro dhe mosha Dritëro. Nuk mori rol partiako-strikt, Dritëroi e shikonte Shqipërinë dhe shqiptarët në një mal ku fliste për të gjithë dhe gjykonte për të gjithë, nuk i ndante.

Next Post
Ish-shefat e Shërbimit Informativ të Kosovës, ende pa punë

Ish-shefat e Shërbimit Informativ të Kosovës, ende pa punë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

March 26, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Meloni rifreskon ekzekutivin, ministrja e kulturës dhe dy zyrtarë të drejtësisë japin dorëheqjen

March 26, 2026
“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

“Nga 15 në 1300 shërbime online! 12.5 mln vizitorë në vit”, si është transformuar ekonomia shqiptare?

March 26, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Rama zbulon ambicien: Do t’i çojmë eksportet në 1 mld €! Shqipëria me sovranitet energjitik

March 26, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Dy hapa larg…! Polonia favorizohet nga historia, Shqipëria beson te mrekullia

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

“Matchmaker Albania”- Karakaçi: Shqipëria, destinacion i besueshëm për investime në energji të ripërtërishme

March 26, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

March 26, 2026
Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

Mos vononi! DPTTV apelon: Paguani në kohë detyrimet për vitin 2026, për të shmangur penalitetet

March 26, 2026
“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

March 26, 2026
Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

Çernobili bërthamor rrezikon Europën, Zelensky jep alarmin: Rusia do të godasë rrjetin hidrik

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In