Mjeku i njohur kardiolog Sabit Brokaj, kujton se në vitet e dyta të 1950-s në Shqipëri ra një grip masiv
“Kujtesa është plot, por mund të përmend dy raste. Kur isha në shkollë të mesme, ra epidemi gripi dhe 400 nxënës ramë në shtretër. Pinim çaj me limon me aspirinë. Këtu bëhet fjalë në gjysmën e dytë të viteve 1950.
Kam qenë mjek në Shijak dhe ka pasur një epidemi. Në asistencën time kanë vdekur 4 të rinj. Sindromi ishte ky që përshkruhet “dëmtim i rëndë i funksionit respirator”. Të katër rastet ksihin këtë pasojë patologjike. Janë raste që nuk harrohen nga një mjek që ka asistuar. Kjo ka ndodhur në vitin 1972”, tha Brokaj për “News24”. /e.s/