• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sabien Lilaj, “Topi i Artë” shqiptar për 2015, FSHF nderon edhe disa “Legjenda”

by Java News
10/03/2016 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mesfushori i Skënderbeut, Sabien Lilaj, është shpallur lojtari më i mirë në Shqipëri për vitin 2015. “Topi i Artë” i është dhënë nga presidenti Armand Duka, në Asamblenë e përgjithshme të zakonshme të FSHF-së. Veç lojtarit të kampionëve dhe të kombëtares, janë shpërndarë edhe disa çmime të tjera, për për lojtarë që nuk janë më në aktivitet.

Ish-portieri i Partizanit dhe kombëtares në vitet ‘60, Mikel Janku, është nderuar me titullin “Nderi i futbollit shqiptar”, ashtu si dhe Sokol Kushta, ish-sulmues i Flamurtarit, Partizanit dhe kombëtares. Partneri i Kushtës në sulmin e Partizanit të viteve ’80, Ylli Shehu, është nderuar me titullin “Legjenda e futbollit shqiptar”, titull që e ka marrë edhe një tjetër lojtar i jashtëzakonshëm sulmues i së njëjtës periudhë, Shkëlqim Muça.

Për Andrea Markon dhe Krenar Alimehmetin është dhënë “Titulli i mirënjohjes”.

Çmim ka marrë edhe një i huaj, pikërisht italiani Gianni De Biasi, trajneri i Shqipërisë finaliste të europianit. Për De Biasin dhe ish-sulmuesin Refik Resmja, pas vdekjes, u dha çmimi “Nderi i kombit në futboll”.

Ndërkaq, presidenti Duka bëri thirrje që të mos hidhet baltë mbi sukseset, për të mos dëmtuar imazhin e futbollit shqiptar. Ai vlerësoi si arritje ndërtimin e stadiumit të Elbasanit, nisjen e punimeve në Shkodër dhe së shpejti edhe në për Arenën Kombëtare në Tiranë.

“Por, më e rëndësishme është beteja jonë kundër trukimeve. Në krahasim me një vit më parë, dyshimet për trukime janë 100 herë më të vogla”, tha Duka.

Asambleja votoi për mandatin dyvjeçar të Komisionit të Etikës, duke rikonfirmuar anëtarët e mëparshëm Fatmir Braka, Bejkush Birçe, Ardian Leka dhe Bashkim Koka, ndërsa u zgjodh si anëtar i ri Agron Kuliçaj.

JavaNews / Dritan Ikonomi

Next Post

Bullgaria rikthen votimin e detyrueshëm për zgjedhësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha kundër projektit “Smart City”: Jo vetëm asgjëson privatësinë e çdo qytetari, por edhe çmimet i ka 30-fish!

January 19, 2026
Moska shkel hapësirën ajrore të Estonisë, Spiropali: NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë

Spiropali: Nuk ka falje tokash apo territoresh, projektet në Sazan janë pjesë e zhvillimit

January 19, 2026

Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet dhe leje për ta takuar, GJKKO rrëzon kërkesat e avokates së Veliajt

January 19, 2026
Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

January 19, 2026
Moti bën kthesën e fortë nga nesër, pas ditëve me diell rikthehen reshjet e shiut dhe dëbora

Javë e ftohtë në vend, temperaturat minimale -5 °C! Prej të enjtes shtohen…

January 19, 2026
Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

January 19, 2026
Reforma Zgjedhore dhe ajo Territoriale, zbulohet propozimi i PS për dy komisionet e posaçme

Konferenca e Kryetarëve, Balla: Vijojmë punët për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren” edhe pa praninë e opozitës

January 19, 2026
Tragjedia hekurudhore, Tirana në kontakt me Madridin nëse ka shqiptarë të prekur: Strukturat në gatishmëri

Tragjedia hekurudhore, Tirana në kontakt me Madridin nëse ka shqiptarë të prekur: Strukturat në gatishmëri

January 19, 2026
Spiropali në Universitetin e Kopenhagenit: Integrimi në BE, jo arratisje nga vendi, por ndërtimi i një Shqipërie të drejtë

Ministria e Jashtme “e dështuar”? Spiropali: Jam dakord me Ramën, 2026 viti kur…

January 19, 2026
Akuzat e PD për pezullimin e vizave amerikane, Spiropali: Përgjigjen e morën përmes ftesës së Trump

Akuzat e PD për pezullimin e vizave amerikane, Spiropali: Përgjigjen e morën përmes ftesës së Trump

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In