• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa vite i duhen një çifti shqiptar për të blerë një shtëpi?

by Java News
30/01/2018 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria konsiderohet shpeshherë si një prej vendeve më të varfra të Europës, të paktën sa i përket pasurisë familjare.

Kjo gjë, merr edhe më shumë nuanca po ta shohim në terma të fuqisë blerëse, pra jo në terma absolutë.

Tregu imobiliar është një ndër matësit më të mirë të mirëqenies në këtë drejtim, pasi tregon se sa mjaftueshmëri blerëse kanë realisht shqiptarët, duke siguruar kështu jo vetëm jetesën e tyre nëpërmjet një banese, por duke siguruar edhe një aset me mjaft vlerë.

“Scan” ka bërë llogaritjet në bazë të shifrave zyrtare dhe raporteve ndërkombëtare për të zbuluar se sa vite i duhen një familje shqiptare për të blerë një shtëpi. Fillimisht, çdo llogaritje është bërë në terma mesatarë, pra paga mesatare, kursimi mesatar mbi pagën dhe çmimi mesatar i banesave në Shqipëri.

Gjithashtu, të gjitha llogaritë janë bërë me një familje të re, pra një çift ku të dy personat kanë të ardhura dhe kursejnë nga paga e tyre. Paga mesatare neto në Shqipëri fiksohet në 347 euro.

Norma e kursimit ndërkohë, sipas raportit të fundit të bankës botërore fiksohet në 27% të të ardhurave. Kjo do të thotë se një shqiptar mesatar kursen në muaj 94 euro, dhe në vit 1128 euro.

Për një çift, kursimi shkon në 2256 euro në vit. Të dhënat e fundit në dispozicion sa i përket çmimit të shit-blerjeve të banesave, nga Enti Kombëtar i Banesave, flasin për një çmim mesatar prej 56 mijë lekësh për metër katror në të 12 qarqet e vendit, me Tiranën ku çmimi fiksohet në 89 mijë lekë për metër katror dhe me Beratin në 41 mijë lekë për metër katror.

Kjo përkthehet në 420 euro për metër katror, pra 42 mijë euro për një banesë 100 metër katror. Pra, me një kursim mesatar prej 2256 euro në vit, një çifti shqiptar i duhen plot 18.6 vite për të blerë një apartament, nëse kursen 27% të të ardhurave nga pagat.

Në rast se kursimi do të ishte vetëm 10% e pagës, atëherë do të duheshin plot 50.4 vite. Në të ardhurat e një çifti mesatar shqiptarësh nuk merren parasysh burimet alternative të të ardhurave, si huamarrja, remitancat, pasuria e trashëguar, etj. /Tv Scan/

a.ç

Next Post
Me pistoletë në shkollë, arrestohen dy gjimnazistët nga Pogradeci

Me pistoletë në shkollë, arrestohen dy gjimnazistët nga Pogradeci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjashtë vite nga miratimi/ PS-PD, konsensus për korrigjimin e Reformës në Drejtësi

Kryengritja e Pallatit të Drejtësisë konfirmon dëshirën për të drejtuar “Republikën”

September 28, 2026
Tragjedia në Athinë, ku humbën jetën tre shqiptarë, zbardhet pista kryesore e shpërthimit

Tragjedia në Athinë, ku humbën jetën tre shqiptarë, zbardhet pista kryesore e shpërthimit

September 28, 2026
Pendesa e fisme gjermane dhe krenaria e përzishme serbe

“Dështoi sistemi”, Lleshaj: Në SHISH duhen njerëz të provuar dhe me integritet, jo eksperimente

September 28, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Java nis me përplasje! Meri Shehu ngre alarmin për disa shenja

September 28, 2026
Një telefonatë në 999 zbuloi gjithçka, si u kapën 5 britanikët pranë bazës së RAF-it -

Lirohen pesë komplotistët në Angli, u arrestuan se dyshoheshin për sulm ndaj bazës amerikane, dalin në liri me kusht

September 28, 2026
Protesta në ditën e 121-të në Tiranë, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime kundër Qeverisë

Protesta në ditën e 121-të në Tiranë, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime kundër Qeverisë

September 28, 2026
Dështon tentativa e hyrjes së 10 shqiptarëve në Angli, po transportoheshin me një gomone me motorë të fuqishëm!

Dështon tentativa e hyrjes së 10 shqiptarëve në Angli, po transportoheshin me një gomone me motorë të fuqishëm!

September 28, 2026
Gjirokastër, zjarri në lagjen “Zinxhira” rrezikoi banesat, ndërhyrja shmangu pasojat! (VIDEO)

Gjirokastër, zjarri në lagjen “Zinxhira” rrezikoi banesat, ndërhyrja shmangu pasojat! (VIDEO)

September 28, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe me bimësi në Novoselë, era favorizon përhapjen e flakëve!

Zjarri përfshin sipërfaqe me bimësi në Novoselë, era favorizon përhapjen e flakëve!

September 28, 2026
Vihen nën kontroll flakët në Kreshpan të Fierit, shoqërohen në komisariat 3 persona të dyshuar!

Vihen nën kontroll flakët në Kreshpan të Fierit, shoqërohen në komisariat 3 persona të dyshuar!

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com