• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa i vështirë reformimi i Administratës pas “Dëgjesave”

by Ben Andoni
16/08/2017 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Me konkluzionet e “Dëgjesave” të qarqeve, të bëra publike me intervale kohore të shkurtra, mandati i dytë i kryeministrit Rama duket se e justifikon krejtësisht atë që ka thënë për sa i përket reformës së administratës. Po a kanë qenë të njohura deri më tani problemet? A janë adresuar si duhet ato, gjatë katër viteve të drejtimit të Ramës? Me gjithë paragjykimet, të mjafton të shikosh dokumentacionin e Kontrollit të lartë Shtetëror dhe Inspektoriatit të lartë të Pasurive për të kuptuar masën e një abuzimi të frikshëm në vend. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shteti ka gjetur 2 miliardë euro abuzime, vetëm në vitet e fundit, që i shtohet vlerësimi nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, që po në vitet e fundit ka gjetur shkelje deri në 50 miliardë Lekë, që përkthehet në fshehje parash nga zyrtarë të ndryshëm.

Kryeministri Rama, pas konkluzioneve të “Dëgjesave”, ka preçizuar 9 fushat ku do nisin shkarkimet, që shkohet në reformat e strukturave të ujësjellësve, mjekësisë, drejtoritë e arsimit, e deri tek OSHE-ja por edhe shumë prej dikastereve të cilat janë drejtuar deri më tani nga militantët e  PDIU-LSI.

Po a e zgjidhin problemin e vërtetë këto? Si ka të ngjarë që Shqipëria të ketë kaq shumë probleme dhe dikasteret e ekzekutivit, institucionet rregullatorë të përcaktuara nga kushtetuta, pushteti lokal nuk funksionojnë dhe nuk merren vesh?

Është e vërtetë se administrata publike është e lidhur si një strukturë e tërë, e ndaj të gjitha hallkave të saj ka ankesa pa fund, madje me emra konkretë. Ajo që vërehet dhe u dëgjua në “Dëgjesat” është se emërimet janë të bazuara në ndarjet partiake dhe aspak nga merita; defektet e madhe profesionale të shumë syreshve aty; dhe deri te mosnjohja e kompetencave, me pak fjalë një administratë që më shumë sesa duhet të dijë mirë punën dhe të shërbejë është një administratë që mendon të përfitojë. Dhe, qeveria Rama është e ndërgjegjshme për këtë, ashtu si edhe për të tjetrën: Ndryshimi është i vështirë.

Rezultati është i dukshëm: shteti është krejt i kapur dhe mungon tregu normal i punës, punësimi është gjithnjë e më i vogël, investimet e huaja potenciale mungojnë, kurse abuzimet e shumta kudo rëndojnë mbi konsumatorin e pambrojtur. Në të gjithë këtë parashtrim, një specialist ekonomie mund të përfshijë edhe shumë e shumë gjëra të tjera.

Por a s’kanë vlejtur vallë raportet e auditit të KLSh-së dhe të tjera të ngjashme me to, ku duhet të përmendim edhe raportet e shumë institucioneve të huaja për t’i bërë të qarta shkeljet, para se të arrinin në njohje te Dëgjesat? Me sa duket jo, sepse konkluzionet e KLSH-së dhe raporteve të huaja nuk ndiqen. Ose më thjeshtë përdoren nga opozita kundër pozitës dhe anasjelltas. Më keq akoma është se kjo administratë ka vite e vite që është në tranzicionin e pafund, e gati me të njëjtën retorikë për reformimin e saj foli edhe qeveria Berisha, kur iu adresua problematikës së saj.

E kështu në këtë perpetuum mobile, në vend të reformimit, kemi përcjellë vende pune në radhët e saj, për të cilin paguhen 2 njerëz njëkohësisht, përpos shumë e shumë problematikave të dukshme, që ky shkrim nuk i përmbledh dot, që shtohet me nëpunës-hiena që nuk u bën tërr syri për të vendosur për tendera dhe për çështje të tjera, prej të cilave po vuan Shqipëria. Kjo reformë mbase mund të fillojë sërish, por me sa duket më shumë sesa reformë institucionale të administratës, Shqipëria ka nevojë për një reformë sociale të administratës, ku publiku duhet të bindet se ai që shërben në institucion, nuk është aty për t’u pasuruar, siç ndodh rëndom me shumë nëpunës, por për të shërbyer. Vetëm kështu, një pjesë e zyrtarëve barkmëdhenj dhe shumë-të-pasur, do t’i shpëtojnë anatemës popullore të “Dëgjesave”, që kërkon publikisht kokat e tyre. (Javanews)

 

 

Next Post
Daniel Craig konfirmon se do të luajë përsëri rolin e James Bond

Daniel Craig konfirmon se do të luajë përsëri rolin e James Bond

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

March 16, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat! Jetëgjatësia më e lartë, në jug të vendit

March 16, 2026
Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

March 16, 2026
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

March 16, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

“Çmimi i naftës do ulet”, Trump: Lufta do të mbarojë së shpejti

March 16, 2026
Grupi i PD bojkoton nesër Kuvendin, Bardhi: Seancë për axhendë personale, s’ka rend dite të miratuar

Grupi i PD bojkoton nesër Kuvendin, Bardhi: Seancë për axhendë personale, s’ka rend dite të miratuar

March 16, 2026
Një vit nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, prindërit: Duam drejtësi, s’do i falim kurrë! Ata shkelën gjakun e fëmijës sonë

Një vit nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, prindërit: Duam drejtësi, s’do i falim kurrë! Ata shkelën gjakun e fëmijës sonë

March 16, 2026
Polonia drejt largimit nga BE? Kryeministri Tusk paralajmëron zhvillime të bujshme

Polonia drejt largimit nga BE? Kryeministri Tusk paralajmëron zhvillime të bujshme

March 16, 2026
Irani kërcënon Rumaninë: Do të përballeni me pasoja nëse bazat tuaja përdoren për sulme kundër nesh

Irani kërcënon Rumaninë: Do të përballeni me pasoja nëse bazat tuaja përdoren për sulme kundër nesh

March 16, 2026
“Raketat kineze të Serbisë janë për të sulmuar”, ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Rrezik për gjithë Ballkanin

“Raketat kineze të Serbisë janë për të sulmuar”, ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Rrezik për gjithë Ballkanin

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In