200 mijë lekë për darkën e fundvitit. Kjo është shuma mesatare e shpenzimeve të qytetarëve të Tiranës për darkën e ndërrimit të viteve, të cilët thonë se vit pas viti shpenzimet shtohen gjithmonë e më tepër.
Edhe orët e fundit të ditës së ndërrimit të viteve, qytetarët në Tiranë nxitojnë për të bërë pazaret e mbetura. Por, darka e madhe që mbledh familjen përpos gëzimit të bashkimit me njeri-tjetrin, sjell edhe shpenzime. Qytetarët thonë se mesatarisht fatura e darkës së fundvitit shkon rreth 200 mijë lekë.
Për ta, kjo darkë është një kosto që shtohet nga viti në vit.
Por, ndryshe nga sa pritej dita e fundit e vitit nuk ka sjellë rritje të mëtejshme të çmimeve.
Megjithatë, vetëm pak ditë përpara festave të fundvitit, qytetarët u përballën me një rritje të konsiderueshme të çmimeve.
a.cupaj