• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa turp…

by Artur Ajazi
03/03/2023 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ka mbi 1 javë që ekranet dhe faqet e gazetave mbushen me “lajme, analiza dhe diskutime” banale, mbi  rastin që nuk ka lidhje fare me ne , me procesin “McGonigal”. Më qesharake, duket debati apo “analiza” kur merren “me të dashurën e McGonigal”. Një kompetent thotë “kështu deklaroi e dashura e tij”, një tjetër “analiste”, gjoja nxjerr detaje nga email-et e saj mbi “marrëdhëniet me Edi Ramën dhe ministrat”. Me turp nuk ka. Më qesharakë dhe qesharake, nuk më janë dukur kurrë mercenarët e një pjese të mirë të mediave, që po degradojnë dhe manipulojnë opinionin prej vitesh. Dhe kjo natyrisht ka ardhur si pasojë e degradimit të një pjese mesjetare të politikës, që ka mbetur ende edhe sot pas 32 vitesh, në kufinjtë e imagjinatës, kurtheve, folklorizmave, dhe skenareve për dhunë dhe baltosje.

Sa turp, tek dëgjon se si çdo natë (dhe gjithë ditën e Zotit)  kapardisen majë poltroneve “specialistët e lajmeve bombastike”. Se si dalin dhe fabrikojnë “detaje nga çështja McGonigal”, parashikojnë se “si do të shkojë procesi hetimor ndaj tij, madje edhe ndaj kryeministrit Rama”, sa vjet do të dënohet ai në SHBA, etj, etj, etj. Dhe idiotësia nuk ka fund, tek shikon dhe dëgjon fjalimet e “non-gratave” të PD, tek merren me “gozhdën” e McGonigal, kur kanë mbi 1001 halle për vehte në Shqipëri.

Sa turp, tek dëgjoj të flasin mbi “problemin e madh të ish-agjentit të FBI” analistët e ish-SHQUP-it, dhe nuk kujtohen njëherë për hallet e atyre që marrin bukën me vehte dhe vijnë çdo 2 javë në “protestat madhështore”.

Sa turp, tek dëgjon Sali Berishën dhe sejmenët e tij, tek flasin për “skandalin e ish-agjentit të FBI” dhe nuk flasin për Gërdecin që futi në dhe, 26 viktima të pafajshme, për 21 Janarin, për shitjen e pronave dhe pasurimin me miliona euro të ish-pushtetarëve të selisë blu.

Sa turp, tek dëgjoj se si premtojnë “ndëshkimin e korrupsionit” Berisha apo dhe mëkatarët e rragut të dytë në atë parti, dhe nuk u japin llogari shqiptarëve për pasurimin, vjedhjet, zhvatjet, dhe lloj-lloj poshtërsish që u bënë në Shqipëri nga 2005 deri 2013. Pse nuk u flasin, mbi degradimin  dhe inkriminimin e organeve të drejtësisë, pasojat e të cilës po vuajmë edhe sot.

Sa turp, kur dëgjoj vajza dhe djem të rinj, të saponisur në karierën e gazetarit, tek merren me “dashnoren e McGonigal-it” qysh në orët e para të mëngjesit, dhe flasin aq seriozisht sa harrojnë se janë para kamerave. Degradimi i një pjese të medias (ashtu siç janë degraduar  segmente  të tjera të shoqërisë) mbetet alarmante, për atë ç’ka përçojnë përmes ekraneve dhe faqeve të gazetave, duke ndikuar negativisht për stabilitetin e rendit kushtetues dhe nxitjen e urrejtjes mes shqiptarëve.

Sa turp, tek konstatoj nivel  mjeran, tek një pjesë e mediave  që kanë marrë mbi vehte misionin e manipulimit dhe jo pasqyrimit korrekt, të realitetit në Shqipëri.

Next Post
Sot prezantohet trajneri i ri i kombëtares kuqezi, FSHF falenderon Edy Rejan

Zyrtare, pas Shqipërisë Edi Reja merr drejtimin e skuadrës së re

Comments 1

  1. Mira Rudi says:
    3 years ago

    Fjala “TURP” është për njerëzit, jo për kafshët.
    Prandaj, korigjo titullin zotni…
    Kafshët, meritojnë psh..”ZBRITËN KAFSHET E PYLLIT NË TIRANË”, apo “Derrat në bulevard”, apo “ EGËRSIRAT E URITURA NË ZONA URBANE” apo “KAFSHËT I THERRET KAFSHA”….etj, etj…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In