• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Sa të jem unë kryetar, s’do ketë ndërtime te Liqeni, as në Don Bosko”

by
04/06/2015 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erion Veliaj, kandidat i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, deklaroi sot se në zonën e Don Boskos nuk do të lejohet asnjë ndërtim. Nga zona e Dajtit, ku prezantoi programin e tij për atë pjesë të Bashkisë së re të Tiranës, Veliaj deklaroi se pas 21 qershorit nuk do të jepen më leje ndërtimi dhe as do të ndërtohet as te diga e Liqenit dhe as në Don Bosko.

“Dua që edhe sot të flasim troç. Dje kemi pasur një protestë legjitime nga komuniteti katolik i Shqipërisë, që drejton qëndrën Don Bosko, e cila ndodhet në qëndër të Tiranës dhe ku zhvillohen kurse profesionale dhe ushqehen fëmijët e rrugës. Aty kemi hapësirën e vetme të gjelbër që ka mbetur në atë lagje dhe ku pretendohet nga bashkia aktuale që do të ndërtohen pallate. Ta themi qartë dhe ta themi fort: Sa të jem unë kryetar i Bashkisë së Tiranës nuk do të ketë leje ndërtimi te Qëndra Don Bosko”, u shpreh Veliaj sot.

Ai tha se në datën 21 qershor Tirana do t’i largohet kërcënimit të betonit. “Për këtë është shumë e rëndësishme të jemi të qartë dhe të mos bëjmë retorikë. Meqë kemi folur troç për ndërtimet te diga e Liqenit, një ndërtim që u ndalua falë presionit të qytetarëve, ta themi sot qartë e ta dëgjojnë shumë mirë edhe populistët dhe pseudopolitikanët dhe të 5 kandidatët e SHQUP-it: Te diga e Liqenit nuk do ketë më leje ndërtimi. Pikë! E kam thënë 100 herë dhe e them 101 herë dhe sa herë që duhet të dëgjohet”, deklaroi Veliaj.

Më pas ai shtoi se njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë për problemet dhe shqetësimet që diskutojnë në tavolinën e bukës. “Ata le të merren me votat e partisë, por ne do t’i kërkojmë çdo të majti dhe të djathti, i cili në tavolinën e bukës nuk e vret mendjen për kalin e Zenit apo katin shtesë të Lulit, por e vret mendjen për kopshtin, çerdhet dhe shkollat për fëmijët e tyre”, tha Veliaj.

 

Next Post

Gjykata: Fullani u lirua se është njeri i respektuar dhe pa rrezik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrumbohen pishat e bredhat në Parkun e Lurës, në ndihmë për zjarret edhe dy avionë

Shkrumbohen pishat e bredhat në Parkun e Lurës, në ndihmë për zjarret edhe dy avionë

August 12, 2026
Do të merrni një lajm të mirë, Horoskopi për ditën e sotme

“Një person nga e kaluara mund të shfaqet sërish në jetën tuaj”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

August 12, 2026
Kryepiskopi Joani në Imbros, bashkë me dy patriarkë për 65-vjetorin e Bartholomeut

Kryepiskopi Joani në Imbros, bashkë me dy patriarkë për 65-vjetorin e Bartholomeut

August 12, 2026
MEPJ nxjerr për konsultim pr/ligjin “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë”

Tërmeti me 254 viktima në Kolumbi, reagon MEPJ: Nuk ka raportime për shqiptarë të vdekur apo të plagosur

August 12, 2026
Doganat arkëtuan 23.5 miliardë lekë në korrik, karburantet nxitën rritjen e të ardhurave

Doganat arkëtuan 23.5 miliardë lekë në korrik, karburantet nxitën rritjen e të ardhurave

August 12, 2026
Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

Plani i Vuçiç për Ibrin: Kërcënim politik apo skenar real që rrezikon Kosovën?

August 12, 2026
Flakët përfshijnë edhe kodrat e Tushemishtit, MZSH apel qytetarëve për kujdes maksimal

Flakët përfshijnë edhe kodrat e Tushemishtit, MZSH apel qytetarëve për kujdes maksimal

August 12, 2026

Trump konfirmon: Ndërrova avion pas largimit nga Samiti i NATO-s, ja si u realizua operacioni sekret

August 12, 2026
Konflikt mes disa personave në Fier, ndërhyjnë forcat “Shqiponja”, dyshohet se nisi për parkimin…

Konflikt mes disa personave në Fier, ndërhyjnë forcat “Shqiponja”, dyshohet se nisi për parkimin…

August 12, 2026
Kthjellime në gjithë territorin, temperaturat në rritje, ja si do të jetë moti në vend

Kthjellime në gjithë territorin, temperaturat në rritje, ja si do të jetë moti në vend

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com