Kuvendi është mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme për të zëvendësuar Jorida Tabakun në komisionin e Vetingut.
Seanca është drejtuar nga Ilir Meta, ndërkohë që kryeministri Rama mungonte.
Pasi Meta ka njoftuar rendin e ditës, fjalën e ka marrë Sali Berishë.
Meta ka thënë se nuk ka debat, por për Berishën ka bërë një përjashtim.
“Nuk e kemi me debat.
Sa të jem unë këtu mos ki merak, por kur të mos jem unë…”, i tha Meta, Berishës.
Ky i fundit gjatë fjalës së tij, ka kërkuar në minutë heshtje për Helmut Kohl, që ndërroi jetë një ditë më parë.