• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa të bukura fotot tuaja me shokët në kafe!

by Alba Malltezi
08/12/2020 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi 

Janë të bukura fotot tuaja në rrjetet sociale. Katër apo pesë shokë a shoqe të ulur bashkë në kafe, afër e afër, pa maska, të buzëqeshur, të lumtur, të kënaqur. Lum ju që keni njëri-tjetrin e pa njëri-tjetrin nuk bëni dot. Vetëm se Covid ende ekziston dhe njerëzit ikin përditë nga kjo jetë. Dikush arrin të shërohet, dikush ka të ardhura të mjaftueshme për t’u kuruar e shpëtuar në klinikat më të mira në Europë, dikush bën apel për të mbledhur fonde, dikush… nuk arrin të shpëtojë edhe nga mjekët më të specializuar, edhe pse familja e dëshpëruar mblodhi mijëra e mijëra euro për të dashurin e zemrës.

Sa antipatike unë që po jua them, që jua kujtoj. E pse e bëj këtë? Ç’më duhet t’u jap mend të tjerëve për jetën e tyre! Fituam këtë liri e demokraci vetëm të jemi të lirë të bëjmë atë që dëshirojmë.

Po ju tregoj një histori të vogël në mes të qindrave që mund të njihni e mund të keni dëgjuar. Martohej vajza e filanes në një qytet të vogël të Shqipërisë së mesme. “Do të bëj një dasmë të vogël”, tha. “Një vajzë kam e nuk mund të martohet kështu pa një festë”. U habitën në fis, por nuk ja prishën. Si mund t’i thuash jo filanes, cilado qoftë, kur marton vajzën e vetme! U mblodh rrethi më i ngushtë dhe festoi, ja ashtu si në këto tavolinat që ju publikoni në rrjetet sociale. Nga ajo festë u infektuan mbi 10 vetë, përfshi edhe e zonja e familjes, por nuk vdiq ajo. U përkeqësua dhe në pak ditë vdiq një nga të afërmit, një nga më të mirët që një fis e një shoqëri kishte njohur. Fjalë ëmbël e i dashur, në moshën më të bukur. Sapo kishte nisur të shijonte bashkë me të shoqen pensionin. Fëmijët janë rritur, janë të zotë të vetes. U sëmur edhe bashkëshortja nga ajo dasëm, por shpëtoi, shpëtoi e dënuar të jetojë me dhimbjen e largimit të parakohshëm të bashkëshortit dhe me brengën e përjetshme të asaj dasme që i dënoi.

Eshtë e vështirë t’i thuash Jo një miku, kolegu, të afërmi për një kafe? Ka me qindra që e bëjnë. Që prej marsit të këtij viti të mbushur me Covid dhe vdekje kanë krijuar qefmbetje e përpiqen të respektojnë distancën dhe kontaktet shumë të ngushta me të tjerët. Eshtë shumë e vështirë që atë kafe, atë drekë e darkë ta bëjnë në shtëpi dhe vetëm me të shtëpisë? Për disa duket se po. Nuk është shtëpia apo familja, për disa, ndoshta vendi më i qetë, shplodhës dhe argëtues, por duhet edhe pak kohë dhe e gjitha do të kalojë. Nuk janë interesantë, rebelë rregullash ata që sot sfidojnë masat antikovid, por ata që me sakrificë, durim e dhimbje, i respektojnë.

Next Post
Fotot historike nga 8 dhjetori 1990

Fotot historike nga 8 dhjetori 1990

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In