• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Frika e munguar e Berishes dhe frika e shqiptarëve

by S M
06/03/2018 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Një jetë e tërë në politikë, madje në majë të saj, duket se nuk i ka mësuar Sali Berishës se politikani, ashtu si njerëzit e thjeshtë, duhet të mësohet të ketë frikë. Frikë nga ligji, nga shkelja e sinoreve të detyrës që mban, nga humbja e mbështëtetjes së popullit apo edhe nga urrejtja e tij. Në studion e Sokol Ballës pamë një ish-kryeministër që refuzon edhe pas shumë vitesh, t’i heqë ndonjë “cifël” çfarëdo listës së atyre që ka bërë gjatë rrugës plot ulje-ngritje të karrierës së tij të gjatë politike.

Me Kanunin në njërën dorë dhe armën e snajperit në dorën tjetër (për të vrarë Edi Ramën, siç e tha vetë), Berisha u shfaq shumë i shqetësuar se mos për dreq, për një fraksion sekonde, shqiptarët perceptojnë sadopak ndonjë shenjë thyerje, zbutjeje apo tërheqje nga ato që ka thënë apo bërë, kur kishte në dorë të gjithë shtetin (helbete, kohët s’janë të mira dhe më marrin për të dobët)! Me një ego që vetëm ai di ta shpalosë publikisht sa herë që ka përpara një kamera televizive, ish-kryeministri na tregoi se refuzon akoma edhe sot e kësaj dite, të pranojë qoftë edhe për një çast të vetëm, se mungesa e frikës, e jo e kundërta e saj, ka qenë një ndër problemet dhe fatalitetet më të mëdha që ka hasur ky vend në historinë e tij pluraliste.

Mungesa e frikës së Sali Berishës është njër problemet madhore të historisë tonë politike. Kemi pasur një prijës idhnak dhe autoritarist, në vend që të kishim një politikan liberal të zgjedhur me votë, që i frikej ligjit dhe abuzimit me pushtetin. Mosfrika e Sali Berishë i ka prodhuar drama kombëtare Shqipërisë. I ka prodhuar ashpërsinë e skajshme të qëndrimeve në mars 1997 kur u rizgjodh nga parlamenti i kallashnikovëve, vullnetin për konflikt civil një vit më pas, cinizmin ndaj të vrarëve dhe teoritë qesharake të puçit në 21 janar, apo të tjera bëma që sot kanë hyrë në historinë traumatike të këtij vendi. Me të vetmen kulturë politike që ka njohur dhe ndjekur nga pas verbërisht, atë të urrejtjes politike dhe të tensioneve të përhershme me kundërshtarët, Berisha ka qenë dhe pjesërisht ende mbetet gjeneratori kryesor i teorisë së konfliktit, e cila ka rrezatuar rregullisht valët e saj sizmike në të gjithë shoqërinë shqiptare të tranzicionit.

Një lider politik që kumton hapur dhe me forcë, edhe shtatë vjet pas një ngjarjeje ku u vranë brutalisht katër njerëz të paarmatosur në mes të bulevardit, se kishte bërë gati snajperat nëpër çatitë e shtetit, nëse turma rikthehej te godina e qeverisë, tregon se nuk ka as më të voglën empati dhe përgjegjshmëri për jetët njerëzore që ka përpara. Ka vetëm frikë se mos humbasë pushtetin. Frika nuk korrupton, thotë shkrimtari i madh amerikan Shtajnbek, ajo që korrupton është frika e humbjes së pushtetit.

Berisha i përgjigjet pikërisht paradigmës së Shtajnbekut. Ka pasur gjithmonë trimëri për të ruajtur pushtetin e vet, duke frikësuar në të njëjtën kohë qindra mijë të tjerë që vuajtën pasojat e mungesës së tij të frikës. Madje më saktë, të frikës së tij nga të pasurit frikë. Viti ’97 është kryeprova e kësaj sjelljeje të papërgjegjshme, e cila vendosi në epiqendër pushtetin dhe obsesionet që rrjedhin prej tij, duke shpërfillur fatet e vendit dhe jetët njerëzore që zuri nën vete makineria brutale e pushtetit. Eshtë dëshpëruese që Berisha i vitit 2018 vazhdon të duartrokasë pikë për pikë “avatarin” e tij autoritarist të viteve ’90. Kësaj i thonë të refuzosh të mësosh nga gabimet.

Teksa thotë se s’ka frikë, Berisha nuk harron të përkujdeset për të qenë “në rregull me letrat”. E provoi edhe në Real Story këtë insistim për të mos pranuar asgjë. I ftuar në studion e një “puçisti”, Sali Berisha mohoi çdo lidhje me dramën dhe bishtat antiligjorë që prodhoi 21 janari, por edhe me të tjera momente delikate të karrierës së tij të gjatë. E parë kështu, mungesa e frikës së ish-kryeministrit relativizohet e mpaket ndjeshëm. Një tjetër lider merr formë, nën petkun e fjalëve prej të forti që artikulon. Një lider syhapur dhe i kujdesshëm, që i ndodhur sot në stacionin e fundit të karrierës së tij, nuk e shmang dot, megjithëse përpiqet me të gjitha forcat, tundimin për të lënë një bilanc sadopak normal pas vetes. Por siç e dimë, koha fiton gjithmonë. Betejën me të s’e ka fituar askush. As Sali Berisha.

 

Next Post
Grabisin me kaçavidë shtetasin e huaj, pranga tre të rinjve në Tiranë

Grabisin me kaçavidë shtetasin e huaj, pranga tre të rinjve në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Macron kërkon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit: Jemi viktima të gjeopolitikës!

“Duhet të jemi të bashkuar”- Macron pas sulmit hibrid rus në Gjermani, mbështet sanksionet e reja ndaj Moskës: S’mund të mbeten pa përgjigje

September 2, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme

Parashikimi i motit për sot, vapa nuk largohet, por priten reshje lokale në zonat malore!

September 2, 2026
Gjiri Persik në flakë, Irani bombardon me raketa bazat ushtarake amerikane në Bahrein, Irak dhe Jordani!

Gjiri Persik në flakë, Irani bombardon me raketa bazat ushtarake amerikane në Bahrein, Irak dhe Jordani!

September 2, 2026
Sulmi me thikë në “Times Square”, një nga viktimat zv/presidentja e “Bank of America”! Vdes pas plagosjes nga policët edhe autorja (FOTO)

Sulmi me thikë në “Times Square”, një nga viktimat zv/presidentja e “Bank of America”! Vdes pas plagosjes nga policët edhe autorja (FOTO)

September 2, 2026
Putin kërcënon Armeninë të zgjedhë mes Moskës dhe BE: Duhet të dimë çfarë fqinji kemi -

Putin kërcënon Armeninë të zgjedhë mes Moskës dhe BE: Duhet të dimë çfarë fqinji kemi –

September 2, 2026
Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

September 1, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

September 1, 2026
Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

September 1, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

Përleshje mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë! Autori tenton arratisjen, por policia e arreston

September 1, 2026
“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com