• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa shumë ndryshime nga Eliminatoret! Ja si mund të luajë Sylvinho me Shqipërinë në Euro 2024

by A R
28/05/2024 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas pritjes së gjatë, dilemat morën fund për trajnerin Sylvinho pasditen e së hënës kur publikoi listën paraprake me 27 lojtarë për Euro 2024. Shumë u befasuan, për të tjerë ishte e pritshme, por trajneri duket se guxoi për të mirën e kombëtares.

Ai la jashtë ekipit Cikalleshin, i cili ka qenë sulmuesi kryesor i Kombëtares në eliminatore, por nuk po kalon një moment të mirë në Turqi, ndërsa është në moshën 34-vjeçare. E dhimbshme për bomberin nga Kavaja, por nga ana tjetër trajneri është për t’u vlerësuar që riktheu në ekip dy sulmues me shumë potencial, Mirlind Daku dhe Manaj. Ky i fundit mbylli një sezon të shkëlqyer në Turqi dhe tashmë po kërkohet nga disa klube në Europë, ndërsa Daku bëri një kthesë të madhe pasi mungoi në miqësoret e marsit. Ai shpërtheu në Rusi me Rubin Kazanin, por me median te Europiani dhe djersa e derdhur u shpërblye për të.

Në anën tjetër, Sylvinho i ka dhënë mundësinë e Medon Berishës, i cili fillimisht duhet të falënderojë trajnerin e Lecce-s, i cili e aktivizoi në formacion në ndeshjet e fundit, aty ku ka rënë më shumë në sytë e Sylvinho-s, që nuk hezitoi ta ftonte për herë të parë me kuqezinjtë.

Edhe pse brazilian, Sylvinho këtë herë është munduar të tregohet shumë i kujdesshëm me grumbullimin e mbrojtësve dhe të mesfushorëve, duke i kushtuar një vëmendje shumë më të madhe se në Eliminatore, ku sulmi ishte më i mbipopulluar. E gjitha kjo ka ardhur si pasojë e kundërshtarëve me të cilët do të përballemi në Grupin B, Italia, Kroacia dhe Spanja. Me një nivel të tillë, sigurisht që kuqezinjtë do ta kishin thuajse të pamundur të luanin në sulm. Sylvinho i nisi eksperimentet që në ndeshjen miqësore ndaj Suedisë, e cila edhe pse u humb minimalisht 1-0, Shqipëria u tregua një skuadër shumë kompakte, mbronte mirë dhe dilte shpejt në sulm.

Por cilët do të jenë emrat dhe skema me të cilën Sylvinho do të luajë në Gjermani? Braziliani ka treguar se nuk është i fiksuar te një skemë e caktuar, ashtu siç ishte Edy Reja para tij. Skema ndaj Suedisë në miqësore, duke u bazuar edhe te numri i madh i mesfushorëve të grumbulluar, pritet të jetë ajo me të cilën do të zbresim në fushën më 15 qershor ndaj Italisë, kampione në fuqi e Europës (4-2-3-1).

Në portë, Sylvinho me shumë mundësi zgjedhje të parë ka Etrit Berishën, edhe pse ky i fundit nuk ka mundur të luajë asnjë minutë që prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar. Këtu do të ndikojë eksperienca e gjigantit kuqezi, i cili është një nga lojtarët që ka marrë pjesë edhe në Euro 2016 në Francë. Në mbrojtje, të padiskutueshëm aktualisht janë kapiteni Gjimshiti dhe Mitaj. Ismajli po rikthehet ai i ditëve më të mira edhe pse vjen nga një dëmtim i rëndë dhe me shumë mundësi do të formojë dyshen e mbrojtjes kuqezi. Dilema mbetet në krahun e djathtë të sulmit, aty ku Hysaj dhe Balliu do të duhet të djersitnin shumë për bluzën e titullarit. Megjithatë, mbrojtësi që luan në Spanjë është pak më i favorizuar, pasi garanton dalje më të shpejta në sulm.

Ramadani dhe Asllani janë të palëvizshëm, por me ndryshimin e skemës, Sylvinho mund të hedhë në fushën e lojës edhe një mesfushor tjetër, i cili do të garantonte kilometra dhe muskuj, që aktualisht këto karakteristika i plotëson Qazim Laçi. Ai do të ishte një ndihmesë shumë e madhe për Kristjan Asllanin, duke bërë që ylli i Interit të ishte më i lirshëm në lëvizjet e tij që do t’i garantonin skuadrës dalje më të shpejta.

Asani nuk po kalon një moment të mirë, prej dhjetorit ai nuk ka asnjë minutë thuajse me skuadrën e tij dhe kjo bëri, sipas burimeve, që Sylvinho të ishte në dilemë të madhe për grumbullimin apo jo të tij, por në fund, Asani duket se e ka eklipsuar brazilianin me perlat që realizoi në Eliminatore. Me skemën e re, Asani mund të ulet në spol dhe pas sulmuesit kryesor pritet të jetë Bajrami dhe Seferi, dy nga futbollistët që kanë mbajtur një peshë të madhe në Eliminatore, kanë vrapuar shumë, por edhe kanë realizuar gola vendimtarë.

Në sulm, gjithçka varet nga forma që do të tregojnë gjatë këtyre ditëve të strëvitje Broja, Daku dhe Manaj. Megjithatë, Armando Broja, është më i shpejtë në fazën sulmuese dhe këtë gjë Sylvinho e përsëriti edhe në konferencën për shtyp kur prezantoi listën një ditë më parë.

Gjithsesi, trajneri ka më shumë se 2 javë kohë dhe do t’i shohë nga afër të gjithë futbollistët e grumbulluar dhe më pas do të vendosë sesi do të zbresë në fushën e lojës kundër Italisë më 15 qershor në Dortmund.

/a.r

Next Post
Njihuni me spanjollin që shkoi për studime në Gjirokastër, por iu fut punës në kuzhinë!

Njihuni me spanjollin që shkoi për studime në Gjirokastër, por iu fut punës në kuzhinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ballkani nën mesataren globale të inflacionit”/ FMN: Çmimet në Shqipëri gjatë 2025 ishin të qëndrueshme

“Ballkani nën mesataren globale të inflacionit”/ FMN: Çmimet në Shqipëri gjatë 2025 ishin të qëndrueshme

January 18, 2026
Andoni: Samitet në Tiranë i shërbejnë Shqipërisë, në Beograd nuk ka pasur të tilla

Ulja e numrit të deputetëve në Kuvend/ Analisti: E drejtë, nuk kemi nivel ligjvënësish për senat

January 18, 2026
Dronët e Putinit në Moldavi dhe Rumani, Rusia me sulm masiv në Ukrainë, viktima dhe shpërthime në Kiev

Rusia sulmon rëndë disa rajone të Ukrainës! Disa të vrarë e të plagosur, bllokadë energjetike

January 18, 2026
Përfundon gati gjysma e rinumërimit, kërkohet hetim dhe rinumërim i plotë në Kosovë

Përfundon gati gjysma e rinumërimit, kërkohet hetim dhe rinumërim i plotë në Kosovë

January 18, 2026
U bllokua gjatë motit të keq, hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë

U bllokua gjatë motit të keq, hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë

January 18, 2026
“Do marr valixhet dhe do iki…”/ Gruaja e ErikLloshit sqaron për herë të parë si është marrëdhënia mes tyre

“Do marr valixhet dhe do iki…”/ Gruaja e ErikLloshit sqaron për herë të parë si është marrëdhënia mes tyre

January 18, 2026
Matura Shtetërore 2025/ Mes kritikave dhe propozimeve për ndryshim, ekspertët ndajnë qëndrimet

Ndryshime në kurrikulat shkollore, Gjuha Shqipe e Qytetaria, dy nga tekstet që do të preken më shumë në arsimin parauniversitar

January 18, 2026
Dha dëshmi të rreme për vrasjen e motrës në 1997, zbutet masa ndaj 54-vjeçares dhe burrit të saj

Dha dëshmi të rreme për vrasjen e motrës në 1997, zbutet masa ndaj 54-vjeçares dhe burrit të saj

January 18, 2026
Transmisioni i eskavatorit e godet në ofiçinë, humb jetën 51-vjeçari në Mirditë

Goditi për vdekje punëtorin/ Arrestohet 32-vjeçari, drejtues i eskavatorit

January 18, 2026
Incident në Fier, njerëzit e Agron Kapllanajt përplasen me hetuesit e BKH-së dhe forcat operacionale! Disa të shoqëruar

U sekuestrua Ferrari dhe qindra kompjuterë! Detaje nga aksioni i SPAK kundër call-center: Kontroll në 28 ambiente

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In