• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa shumë korrupsion…

by Java News
23/10/2023 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Pas çdo arrestimi, gjykimi apo hetimi nga SPAK-u, shqiptarët po zbulojnë çdo ditë dhe më tepër “malin” e madh të korrupsionit që ka mbytur Shqipërinë, institucionet, strukturat ligjzbatuese, etj..Sa shumë korrupsion është grumbulluar në vendin e “shqiponjave”, ndoshta nuk ka patur në asnjë vend tjeter postkomunist. Dhe arsyet dihen.

Prej afro 3 dekadash mungesa e shtetit, zbatimit të ligjit, mungesa e angazhimeve maksimale të strukturave hetimore, gjurmuese, dhe gjykuese, ka sjellë trashjen e korrupsionit në çdo qelizë të shtetit. Po zbulohen afera korruptive të para 20-25 viteve, po zbulohen afera kriminale të para 10 apo 15 viteve, sikur të mos kishte akzistuar kurrë shteti, prokuroritë, gjykatat, policia, etj…

Sa shumë korrupsion, sa i frikshëm edhe lajmi për përvetësimin e miliona eurove nga ish-pushtetarë, apo dhe pushtetarë të sotëm, të cilët SPAK-u, si e vetmja strukturë që punon fort në drejtësinë e re, që po i kryqëzon para ligjit. Sa shumë korrupsion dhe sa shumë të korruptuar, pothuajse gjithë klasa politike në këtë vend. Dikush e ka bërë korrupsionin kur ka patur postin e lartë, dikush duke urdhëruar “dikë” për të ndihmuar djalin, vajzën, dhëndrin, mikun apo vartësin e tij, duke zhvatur nga paratë e taksapaguesve dhe ato të ish-pronarëve, miliona euro.

Vetëm në Shqipëri ka ndodhur që, një ish-kryeminister, ish-minister, ish-zv.minister, apo ish-deputet, të ketë vjedhur me dy duart, dhe të mos e ketë thirrur 1 herë të vetme prokuroria. Vetëm në Shqipëri, deri para 2-3 vitesh, edhe më i korruptuari, edhe më i inkriminuari, i veshur me mandat apo imunitet politik, të krekosej “majë karriges” duke akuzuar dhe duke nxitur përplasje sociale. Koha e tyre mori fund. Sot po arrestohen edhe ministrat e qeverisë Rama, po arrestohen edhe ata që dikur kryeministri u kishte besuar postin, apo drejtimin e bashkive dhe institucioneve të tjera shtetërore, dhe po dënohen për korrupsion apo lidhje me krimin.

Koha e mosndëshkimit ka marrë fund. Dhe kjo ndoshta është një pikënisje e mbarë, dhe plotesim i dëshirës së qindra e mijëra shqiptareve që kanë 32 vjet që cfiliten dyerve të gjykatave. Një miku im, që sot punon në organet hetimore më tha njëherë se “sikur të dalin gjithë vjedhjet dhe abuzimet e politikaneve nga dyert e institucioneve të drejtësisë, do të duheshin të paktën 5 burgje si ai i Peqinit, dhe nuk mjaftonin”. Eshtë e paimagjinueshme të mendosh sa janë vjedhur, sa janë zhvatur, sa janë përlarë dhe përvetësuar në 32 vjet nga ish-kryetare komunash, ish-kryetare bashkish, ish-ministra, deputete, ish-kryeministra, dhe askush deri sot nuk është dënuar.

Ata kanë “notuar” në miliona euro, kanë sot vila, pallate, resorte, fabrika , troje dhe toka në fshatra dhe qytete. Zbulimi i korrupsionit në strukturat e Policisë së Shtetit nga Taulant Balla, ishte ndoshta më e paimagjinueshmja. Shefa komisariati, drejtore policie në rrethe, shefa krimesh, policë të thjesht, të lidhur me krimin, trafiqet dhe korrupsionin. Katharsis që po ndodh sot në Policinë e Shtetit, krahas goditjeve nga SPAK-u në politikë, mbeten sfidat e rradhës për qeverisjen e Edi Ramës, mbeten betejat e ashpëra mes tij dhe “urithëve dhe mamudhëve” të korrupsionit.

Next Post
Mazhoranca refuzoi ngritjen e 2 Komisioneve Hetimore, Bardhi: Antikushtetuese, Kuvendi është i detyruar

"Urdhri ngre pikëpyetje pasi...", Bardhi 'shet' Berishën: Do të votoj pro çdo autorizimi që do të kërkonte SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
Nga zyrat e Berishës drejt bashkive të Ramës/ Gazetari: Baza e PD, e zhgënjyer

“Si do sulmosh Edi Ramën kur e ke partner në qeverisje”, avokati: Me Berishën PD nuk është alternativë

February 23, 2026
Aksident me vdekje në Kakavijë-Gjirokastër, e moshuara përplaset nga oficeri i policisë

Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë shoferi 34-vjeçar, pasagjeri në gjendje të rëndë

February 23, 2026
“Të mërzitur dhe të frustruar”, BE kundër Hungarisë: Mos vendosni veton për sanksionet ruse

“Të mërzitur dhe të frustruar”, BE kundër Hungarisë: Mos vendosni veton për sanksionet ruse

February 23, 2026
“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

February 23, 2026
Vjedhja e e-maileve të SPAK, Meçe: Hetimet janë sekrete, s’ka mekanizëm për të ndërhyrë nga jashtë brenda!

Çfarë e shqetëson Sali Berishën? Meçe: Gjyqi ndaj tij, ngjarja më e rëndësishme e 35 viteve!

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In