• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sa shpenzojnë shqiptarët për restorante? Si renditet Shqipëria në rajon dhe kush janë vendet më të shtrenjta në Europë

by Java News
18/06/2019 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy personave që drekojnë në një restorant mesatar në Shqipëri fatura nuk do t’i kalojë shumën prej 2,500 lekësh. Ndonëse krahasuar me një restorant i të njëjtit nivel në Zvicër, fatura në Shqipëri vjen rreth katër herë më e ulët, në krahasim me vendet e rajonit Shqipëria listohet ndër vendet e shtrenjta, së bashku me Malin e Zi. Të dhënat janë publikuar në portalin Numbeo, i cili raporton tregues të ndryshëm mbi kostot e jetesës dhe cilësinë e jetës.

Në Malin e Zi, në një restorant mesatar një drekë me tre pjata për dy persona kushton mesatarisht 3,000 lekë, më shtrenjtë edhe se në disa vende europiane si Sllovakia, Çekia apo Polonia, ku e njëjta menu kushton 2.800 lekë.

Vendet më të lira të Europës për të ngrënë jashtë renditet Maqedonia dhe Bosnje dhe Hercegovina, ku një menu standarde me tre pjata kushton më pak se 2.000 lekë.

Edhe Serbia Gjithashtu renditet vendi i katër në Europë për çmimet e lira në restorante, ku fatura për dy persona shkon mesatarisht 2.325 lekë.

Për shqiptarët që këtë vit kanë si destinacion pushimesh Greqinë, duhet të jenë të përgatitur që një drekë për dy persona në një restorant mesatar atje do t’ju shkojë mesatarisht 3.900 lekë, ndërsa në Spanjë mbi 4.200 lekë. Kroacia është një variant më ekonomik duke qenë se dreka për dy persona atje nuk shkon më shumë se 3.500 lekë.
Ndërsa në Itali, e cila njihet për shijen në ushqim, një drekë për dy persona do të shkojë mesatarisht 6.000 lekë. Italia renditet vendi i 12-të më i shtrenjtë në Europë.

Vendet më të shtrenjta të Europës

Vendi më i shtrenjtë i Europës për të drekuar në një restorant mesatar është Zvicra. Dy persona të cilët do të porosisin një vakt me tre pjata kryesore do të paguajnë mesatarisht 10,887 lekë. Po kaq e shtrenjtë rezulton të jetë edhe Islanda, ku mesatarisht për të njëjtin standard kushton rreth 10.447 lekë, duke u ndjekur nga Norvegjia me një kosto prej 9.966 lekësh.

Danimarka renditet e katërta në Europë, ku në një restorant mesatar, dy persona do të paguajnë për një vakt me tre pjata 8.100 lekë, ndërsa në Holandë (e pesta në listë), fatura do të shkojë mesatarisht 7.300 lekë, po aq sa në Finlandë dhe në Belgjikë.

Por sa shpenzojnë shqiptarët për restorante?

Rreth 5% e shpenzimeve të familjeve shqiptare shkon për grupin restorante dhe hotele. Sipas INSTAT në Anketën e Buxhetit të Familjeve shpenzimet për “Restorante dhe hotele” kanë regjistruar një rritje prej 11,8%, krahasuar me vitin e kaluar, e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve të nëngrupit “restorante”. Në Bashkimin Europian shpenzimet për këtë kategori zënë rreth 8% të shpenzimeve totale të familjeve./Monitorfoto galeri foto galeri

g.kosovari

Next Post
Trump dërgon 1,000 truma shtesë në Gjirin e Omanit, mes të tensionit me Iranin

Trump dërgon 1,000 truma shtesë në Gjirin e Omanit, mes të tensionit me Iranin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

October 20, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Të respektohet paqja dhe besnikëria ndaj atyre që dhanë votën për qeverisje!

October 20, 2026
Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

October 20, 2026
Nga ANTIFA te ndërhyrjet e huaja, deputetja paralajmëron për rrezikun e protestave

Nga ANTIFA te ndërhyrjet e huaja, deputetja paralajmëron për rrezikun e protestave

October 20, 2026
Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

October 20, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Bota në kaos, Shqipëria më e rrezikuar se kurrë

October 20, 2026
Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

October 20, 2026
Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

October 20, 2026
VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

October 20, 2026
Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com