• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa rrezik përbën për botën varianti i ri i COVID, ‘Centaurus’

by
17/08/2022 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa vendet presin reduktimin e rasteve të COVID-19 të shkaktuara nga varianti Omicron, ose BA.5, studiuesit në mbarë botën janë në kërkim të asaj që do të ndodhë më pas.

India shënoi rritje të rasteve për shkak nënvariantit të Omicron i quajtur BA.2.75 ose “Centaurus”. Disa shkencëtarë po japin alarmin, ndërsa të tjerë thonë se varianti nuk ka gjasa të përhapet gjerësisht.

Në një artikull, në revistën prestigjioze shkencore ndërkombëtare Nature, janë publikuar disa të dhëna. Nënvarianti BA.2.75 ose Centaurus është identifikuar në më shumë se 20 vende në mbarë botën, por po rritet me shpejtësi kryesisht në Indi.

Studiuesit atje kanë zbuluar më shumë se 1000 mostra të variantit që nga maji. Të dhënat tregojnë se afërsisht dy të tretat e rasteve të reja në këtë vend shkaktohen aktualisht nga BA.2.75. Ky variant dukej se kishte një avantazh transmetimi ndaj BA.5.

Një seri studimesh kanë treguar se dy variantet, Omicron 5 (BA.5) dhe ‘Centaurus’, kanë aftësi afërsisht të ngjashme për të shmangur imunitetin e siguruar falë infeksionit dhe vaksinimit.

Kjo sugjeron që Centaurus nuk mund të përhapet jashtë Indisë, të paktën jo ndërsa imuniteti i popullatës është i lartë. Deri më tani, BA.2.75 është zbuluar në shumë pak vende jashtë Indisë, në vende të tilla si Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuara, raporton abcnews.al.

Ne po arrijmë në një pikë ku këto variante po konkurrojnë disi me njëra-tjetrën dhe janë pothuajse ekuivalente. Kështu, njerëzit që kanë qenë të infektuar me BA.5 nuk kanë gjasa të infektohen me BA.2.75 dhe anasjelltas.

Studimet laboratorike të publikuara gjatë kohëve të fundit mbështesin këtë ide. Në të vërtetë, të dy variantet kanë një aftësi të ngjashme për të shmangur antitrupat e shkaktuar nga vaksinimi dhe infeksioni i mëparshëm.

Në vitin 2021, India përjetoi një valë shpërthyese rastesh të shkaktuara nga varianti Delta. Nga të dhënat në Indi, varianti Centaurus nuk ka rritur normat e shtrimit në spital apo të viktimave.

Efektet e kombinuara të shkallës së lartë të vaksinimit dhe infeksionit të mëparshëm sigurisht që janë një ndihmë. Imuniteti do t’i mbrojë dhe do të ndihmojë që njerëzit të mos kenë nevojë të shtrohen në spitale.

Por ndërsa BA.2.75 nuk është përhapur ende gjerësisht, mund ta bëjë këtë në të ardhmen. Disa sekuenca të BA.2.75 përfshijnë një mutacion të gjetur në BA.5 të quajtur L452R, i cili, për fat të keq, mund të rrisë aftësinë e nënvariantit për riinfektim.

Edhe nëse shkalla e shtrimit në spital dhe e vdekjeve mbeten të ulëta në një valë të shkaktuar nga varianti Centaurus, frekuenca e lartë e valëve të reja të infeksionit mund të nënkuptojë rritjen e rasteve.

/e.d

Next Post
Tensione/ Rusia paralajmëron ‘përplasje të drejtpërdrejtë ushtarake’ me SHBA-në

Tensione/ Rusia paralajmëron 'përplasje të drejtpërdrejtë ushtarake' me SHBA-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In