• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sa realist është plani për mur përgjatë kufirit SHBA-Meksikë…?

by Java News
07/02/2017 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit SHBA-Meksikë që shtrihet për 3200 km pritet të hasë në pengesa ligjore dhe praktike. Në Kaliforninë e jugut, ku ka pasur prej vitesh struktura të ngritura në një pjesë të kufirit për të penguar futjen e imigrantëve të paligjshëm, banorët pohojnë se kanë vënë re ndryshime të mëdha me kalimin e kohës, por shtojnë se kanë shqetësime të mëdha për të drejtat e njeriut të imigrantëve. Korrespondenti Ramon Taylor njofton:

Nëse vihet në jetë plani i Presidentit Trump, do të ngrihet një mur me lartësi 10-12 metra që do të shtrihet nga Gjiri i Meksikës në lindje, deri në Oqeanin Paqësor në perëndim.

“E keqja është që njerëzit gjejnë mënyra të tjera: me not në Paqësor, me varka të vogla peshkimi dhe si përfundim mbyten,” Enrique Morales.

Si themelues i organizatës “Engjëjt e Kufirit,” zoti Morales punon për të ndihmuar imigrantët në kufirin jugor amerikan, veçanërisht personat e dehidratuar në shkretëtirë, që përbën edhe shkakun kryesor të vdekjeve për imigrantët në të dyja anët e kufirit.

“Ky mur ka çuar në vdekjen e mbi 11 mijë vetëve që nga viti 1994. Kufiri mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës është mbi 3145km dhe aktualisht në 1/3 e tij ka mur. Kudo ku ka qytete, ka mur,” thotë zoti Morales.

Presidenti Trump thotë se është shumë e nevojshme të ndërtohet muri për të penguar futjen e imigrantëve të paligjshëm nga Amerika Qendrore. Në ato segmente të kufirit ku s’ka mur është përgjithësisht terren i vështirë që vëzhgohet nga ajri.

“Nëse njerëzit mendojnë se kufiri është plotësisht i hapur, e kanë gabim. Kemi barrierë përgjatë afro një pjese të kufirit prej 1000 km. Pjesa më e madhe e barrierës është pak a shumë e pakapërcyeshme; ka gjithashtu barriera natyrore. Në disa zona kemi male me lartësi mbi 3000 metra. Në zonën Altar në Arizonë, ku përpiqen të kalojnë shumë imigrantë, ka maja të larta dhe kalimi është shumë i rrezikshëm,” thotë Ed Meade i Institutit Ndërkufitar.

Togeri në pension Sean Murphy, i cili ka punuar me policinë e San Diegos thotë se lëvizja e imigrantëve në Kaliforninë e jugut ka rënë falë barrierave, por trafiku tani është zhvendosur më në lindje.

“Trafiku tani është zhvendosur drejt zonës shkretinore dhe trafikantët nuk duan t’ia dinë. Ata i sjellin njerëzit përmes kufirit, u thonë: ‘Arritët në Shtetet e Bashkuara, shkoni në atë drejtim’. Pastaj njerëzit vdesin nga etja, nga temperaturat e larta, nga lodhja. Këta janë njerëzit që duhet të ndjekë ligji”.

Nëse ndërtohet muri vetëm në gjysmën e kufirit që nuk ka barrierë do të kushtojë rreth 25 miliardë dollarë, sipas përllogaritjeve që ka bërë gazeta Washington Post. Gjatë fushatës, zoti Trump pat folur për një kosto sa gjysma e kësaj shume./VOA/a.k

Next Post
Çfarë po ndodh me Tomas Myler?

Çfarë po ndodh me Tomas Myler?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreu i LDK: Nuk i shmangem përgjegjësisë! Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj

Kreu i LDK: Nuk i shmangem përgjegjësisë! Më shumë se dorëheqja nuk kam çfarë të ofroj

January 14, 2026
Takimet e Ramës në Lezhë / Gjin Gjoni: Duhet të kërkonte falje! Ka mbytur në kënetën e korrupsionit…

Gjin Gjoni: Ja tre faktorët që e shtyjnë opozitën drejt qeverisë teknike

January 14, 2026
Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i personave me rrezikshmëri të lartë nga Durrësi drejt Fierit

Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i personave me rrezikshmëri të lartë nga Durrësi drejt Fierit

January 14, 2026
“Operojnë nga Ekuadori”, Venezuela zbulon dy raste ku u godit mafia shqiptare: U kapën 6850 kg drogë

“Operojnë nga Ekuadori”, Venezuela zbulon dy raste ku u godit mafia shqiptare: U kapën 6850 kg drogë

January 14, 2026
SHBA ofrojnë 700 miliardë dollarë për blerjen e Groenlandës, por pak amerikanë e mbështesin

SHBA ofrojnë 700 miliardë dollarë për blerjen e Groenlandës, por pak amerikanë e mbështesin

January 14, 2026
Fjalori i gjuhës shqipe pasurohet me 40 mijë fjalë të reja, akademikët: Nuk është shterues, mund të përmirësohet sërish

Fjalori i gjuhës shqipe pasurohet me 40 mijë fjalë të reja, akademikët: Nuk është shterues, mund të përmirësohet sërish

January 14, 2026
“Po merrte informacione sekrete nga Pentagoni”, FBI kontrollon shtëpinë gazetares së Washington Post

“Po merrte informacione sekrete nga Pentagoni”, FBI kontrollon shtëpinë gazetares së Washington Post

January 14, 2026
Mundimi i Berishës për të përgatitur Metën si pasardhës 

LDK duhet të pyesë veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?

January 14, 2026
“Për shkak të narkoshtetit”, Noka akuzon Ramën për pezullimin e shqyrtimit të vizave nga SHBA për shqiptarët

“Për shkak të narkoshtetit”, Noka akuzon Ramën për pezullimin e shqyrtimit të vizave nga SHBA për shqiptarët

January 14, 2026
“Rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në”, Bajrami jep dorëheqjen dhe kërkon largimin e Abdixhikut nga kreu i partisë

“Rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në”, Bajrami jep dorëheqjen dhe kërkon largimin e Abdixhikut nga kreu i partisë

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In