• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çfarë po ndodh me Tomas Myler?

by Java News
07/02/2017 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë kaluar vetëm dy vjet e gjysmë, por ai nuk është më i njejti lojtar. Nga Kupa e Botës në vitin 2014 në sezonin aktual plot ditë-hije. Por Tomas Myler nuk është problemi i vetëm në kampin bavarez sepse 5 lojtarë aktualë kanë kaluar kufirin e 30 viteve, ndërsa Arjen Roben dhe Filip Lahm janë në prag të largimit.

Aktualisht Bayerni kryeson Bundesligën por ndryshe nga sezonet e fundit nuk ka dhuruar paraqitje dominuese. Ajo që bie në sy është venitja e Tomas Myler në periudhën e tranzicionit nga Guardiola te Ancelotti. Shefi i klubit, Karl-Heinz Rumenige zbuloi një ofertë që Mançester Junajtid bëri për Myler në kufirin e 100 milionë eurove gjatë verës së vitit 2015, por e vërteta është se aktualisht Myler duket shumë larg një lojtari që vlen kaq shumë.

Gjatë gjithë këtij sezoni ai duket se është jashtë orbitës së skuadrës që ka ndërtuar Karlo Ançeloti dhe ndoshta këtu fajin e ka pjesërisht trajneri italian që nuk ka arritur të ndërtojë ende një identitet, sepse Bajerni i i tij ndizet dhe fiket me fragmente. Ndoshta Guardiola ishte më i qartë dhe më koherent në atë që kërkonte nga skuadra.

Bajerni i katalanasit i dominonte ndeshjet gjatë gjithë 90 minutave dhe një lojtar kyç në skemat e tij ishte pikërisht Myler. Vetëm sulmuesi e ka pranuar se kur Bajerni nuk luan mirë, as ai nuk arrin ta bëjë një gjë të tillë, shkruan shqip.

Për të gjetur Mullerin e vërtetë duhet të kthejhemi pas deri në pranverën e vitit të shkuar. Humbja e atij 11 metërshi në gjysmëfinalen e Champions League kundër Atletico Madrid ishte momenti që theu magjinë e 27-vjeçarit, i cili nuk arriti të linte gjurmë as në Euro 2016. Në 16 ndeshje të këtij sezoni në kampionat, Myler ka shënuar vetëm një gol. Ai ka në total 999 minuta pa shënuar që prej asaj sfide kundër Volfsburgut në kampionat. Një moment vërtet i errët në karrierën e njeriut që kosiderohej ikona e futbolit modern në Gjermani.

Next Post
VIDEO/ Burgun e bëri i fejuari, por vajza tregon të vërtetën: Unë e vrava mamanë dhe e futa në valixhe…

VIDEO/ Burgun e bëri i fejuari, por vajza tregon të vërtetën: Unë e vrava mamanë dhe e futa në valixhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Transporti Publik, autobusët në Tiranë rikthehen me kapacitet të plotë! Qeveria do u japë subvencion 3-mujor për naftën, arrihet akordi

September 2, 2026
Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

U dorëhoq pas një viti si ministre e Shëndetësisë, karriera e Evis Salës: Nga akademike në Kembrixh, te përfshirja në politikë në Shqipëri

September 2, 2026
Lëvizje në dosjen e SASPAC, GJKKO nxjerr Ermal Kurtulajn nga qelia, në pritje kërkesa e Ilir Beqajt!

Rregullorja e GJKKO-së, Shoqata e Gazetarëve Evropianë në Shqipëri: Censuruese dhe në kundërshtim me standardet evropiane!

September 2, 2026
Zjarr në sipërfaqen me shkurre në një lagje të Korçës, s’ka rrezik për banesat!

Zjarr në sipërfaqen me shkurre në një lagje të Korçës, s’ka rrezik për banesat!

September 2, 2026
“Destinacion, Shqipëria 2030 në BE”- Balla inspektime në Paskuqan, takim dhe me banorët: Nisim zbatimin e “Besës” në terren

“Destinacion, Shqipëria 2030 në BE”- Balla inspektime në Paskuqan, takim dhe me banorët: Nisim zbatimin e “Besës” në terren

September 2, 2026
“Gjoba, arma e fundit!”, Rama paralajmëron inspektorët: Jo ‘shpatë’ shantazhi, asnjë kontroll pa paralajmëruar! Iinspektorët me kamera trupi

“Gjoba, arma e fundit!”, Rama paralajmëron inspektorët: Jo ‘shpatë’ shantazhi, asnjë kontroll pa paralajmëruar! Iinspektorët me kamera trupi

September 2, 2026
Aksident i frikshëm te “Ura e Varur” në Berat, furgoni përplas çiftin e moshuar në trotuar! Shoferi dëshmon se iu bllokuan timoni e frenat (VIDEO)

Aksident i frikshëm te “Ura e Varur” në Berat, furgoni përplas çiftin e moshuar në trotuar! Shoferi dëshmon se iu bllokuan timoni e frenat (VIDEO)

September 2, 2026
Largohet ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala i dorëzon dorëheqjen kryeministrit Rama! Pritet të marrë një tjetër detyrë

Largohet ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala i dorëzon dorëheqjen kryeministrit Rama! Pritet të marrë një tjetër detyrë

September 2, 2026
Zjarret në Malësinë e Matit, evakuohet një familje dhe digjen 3 banesa! Luftë me flakët nga toka dhe ajri

Zjarret në Malësinë e Matit, evakuohet një familje dhe digjen 3 banesa! Luftë me flakët nga toka dhe ajri

September 2, 2026
“Të çmendur” pas Leaos në Turqi, 50 mijë fanella të shitura për tri ditë!

“Të çmendur” pas Leaos në Turqi, 50 mijë fanella të shitura për tri ditë!

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com