• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa po ndikon lufta tek shkëmbimet e fermerëve shqiptarë me Ukrainën?!

by Java News
23/04/2022 21:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një mungese eksporti prej gati dy javësh shkëmbimet tregëtare po rikthehen me zonat në Ukrainë ku nuk kryhen luftime.

Eksportuesit e prodhimeve bujqësore në Lushnjë janë në aktivitet të plotë me perimet e stinës. Në Savër të Lushnjës Nedret Arapi një nga eksportueset më të mëdha të perimeve në Shqipëri thotë se së fundi eksportet janë rikthyer edhe me Ukrainën.

“Aktiviteti u bllokua disa ditë pasi filloi lufta në Ukrainë dhe na u kthyen disa kamionë pasi ishin nisur për në Kiev. Patëm disa humbje të vogla por duke menduar për luftën që po bëhej atje i harruam humbjet tona, u mobilizuam prapë dhe filluam eksportin në disa zona ku nuk bëhej luftë.”

Zonja Arapi thotë se me Ukrainën si një vend lindor shkëmbimet tregëtare kanë shkuar mjaft mirë 5-6 vite e fundit. Rreth 10 deri në 20% e eksporteve të kompanisë shkojnë do vit drejt këtij vendi, thotë Nedreti. Vetë ajo është solidarizuar me ndihmën ndaj popullit të Ukrainës duke dhuruar një kamion me prodhime bujqësore.

“Marrëdhëniet me Ukrainën i kemi pasur shumë të mira se me vendet e Lindjes ne kemi pasur të njëjtin mentalitet.Na ka pëlqyer bashkëpunimi edhe atyre edhe ne, sepse Europa është më e vështirë. Përme Ambasadës së Ukrainës në Shqipëri dërgova në shenjë solidariteti falas një kamion me perime të stinës lakër, sallatë, kastravec dhe luleshtrydhe”.

Drejtori i Shërbimeve Bujqëore në Lushnjë Andrea Muça thotë se eksportet bujqësore me Ukrainën kanë qenë dhe janë mjaf të rëndësishme pasi ky vend ka shërbyer edhe si shpërndarës i prodhimeve bujqësore shqiptare ne vendet e tjera të Balltikut.

“Fermerët tanë eksportojnë pothuajse në gjithë Europën. Por Ukraina ka qenë dhe është shumë e rëndësishme sepse kemi një mardhënie të drejtëpërdrejtë, sepse produktet që merrnin ukrainasit nuk shërbenin vetëm për Ukrainën por ata shërbenin edhe si shpërndarës në vendet e Balltikut. “

Për periudhën Janar – Mars të këtij viti eksportuesit thonë se ka një rritje të lehtë të eksporteve por sipas tyre vështirësitë janë rritur me transportin i cili nga rreth 3.000 dollarë që ka qenë për kamion nga rritja e çmimit të karburantit dhe pasiguria në Ukrainë ka shkuar në rreth 4.000 dollarë.

Për eksportuesit gjithashtu e rëndësishme është mbështetja e fermerëve pasi konkurenca sic thotë zonja Arapi është mjaft e vërshtirë me vedet e rajonit.

“Konkurentë ke Spanjën, ke Truqinë, ke Greqinë, konkurenca është shumë e fortë. Është një punë shumë e madhe që po bëhet nga eksportuesit dhe që duhet të mbështetet.”

Sipas të dhënave të Ministrisë shqiptare të Financave në vitin 2021 volumi tregtar i shkëmbimeve të Shqipërisë me Ukrainën ishte mbi 42 mijë ton me një vlerë rreth 40 milonë dollarë.

Pjesën më të madhe të shkëmbimeve tregëtare e zunë importet në rreth 37 mijë tonë dhe eksportet në rreth 5mijë tonë.

Shqipëria eksportoi drejt Ukrainës në vitin 2021 perime, metalet e zeza, arrat dhe këpucët në vlerën e mbi 3 milionë dollarëve dhe importoi, kryesisht, metalet e drithërat dhe vajra ushqimor në vlerën e rreth 37 milionë dollarëve.

Të dhënat zyrtare shqiptare flasin se gjatë vitit 2021 eksportet shqiptare në Ukrainë shënuan një ulje me rreth 28% krahasuar me vitin 2020 për shkak të situatës së pandemisë.(VOA)

Next Post
Bosnje dhe Hercegovina/ Vazhdojnë lëkundjet, një tërmet i ri i lehtë regjistrohet pranë Stolacit

Bosnje dhe Hercegovina/ Vazhdojnë lëkundjet, një tërmet i ri i lehtë regjistrohet pranë Stolacit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com