• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa para do japin nga xhepi Meta, Rama, Ruçi dhe ministrat për epideminë e koronavirusit

by Java News
13/04/2020 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumica e drejtuesve të institucioneve të pavarura kushtetuese i janë përgjigjur thirrjes së kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore, në shenjë solidariteti për përballimin e pasojave të pandemisë covid-19. Më parë kanë vendosur të përgjysmojnë pagën edhe Presidenti Meta, kryeministri Rama, ministrat dhe deputetët. Funksionarët e lartë shtetëror do të japin vetëm gjysmën e pagës neto, pra pa llogaritur kontributin e detyrueshëm shoqëror, sigurimin shëndetësor, sigurimin suplementar si dhe tatimin mbi pagën.

Po sa është shuma e parave që do të kontribuojë secili zyrtar i lartë për përballimin e situatës emergjente? Lista kryesohet nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko, i cili është zyrtari me pagën më të lartë në Shqipëri. Sejko merr rreth 460 000 lekë në muaj ose 4.6 milionë lekë të vjetra. Guvernatori i është përgjigjur thirrjes së Ruçit, ndërsa do kontribuojë me rreth 228 000 lekë në muaj.

Pas Sejkos, funksionarët me pagat më të larta në Shqipëri janë krerët dhe anëtarët e institucioneve të drejtësisë. Kanë shprehur vullnetin për të kontribuar kryeprokurori Olsian Çela, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, anëtarët e Këshillit të Lartë i Prokurorisë dhe gjashtë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Secili prej tyre do të japë rreth 140 000 lekë në muaj. Presidenti Ilir Meta do të kontribuojë me 93 757 lekë në muaj. Sipas llogaritjeve, duke përgjysmuar pagën neto, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, do të kontribuojë në muaj me 84 401 lekë. Po aq para në muaj do të japë edhe kryeministri Edi Rama, pasi paga e tij është barabartë me pagën e kryetarit të Kuvendit. Paga mujore e ministrit është 129 701, që do të thotë se ministrat e qeverisë Rama do të kontribuojnë me 64 850 lekë në muaj për përballimin e epidemisë. Deputetët e Partisë Socialiste do të japin nga 59 107 lekë në muaj.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, ka marrë vendim për përgjysmimin e pagës deri në fund të vitit 2020. Leskaj do të japë për përballimin e epidemisë nga 64 181 lekë në muaj, ndërsa kreu i ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj, rreth 66 000 lekë në muaj. Krerët e organeve të tjera të pavarura, si Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, kryetari i Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi, kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës Juliana Latifi etj., të cilët i janë përgjigjur thirrjes së kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, do të kontribuojnë për përballimin e pandemisë me rreth 65 000 lekë në muaj.

Shuma në lekë që japë secili zyrtar në muaj për përballimin e epidemisë

Presidenti Ilir Meta, 93 757 lekë/muaj

Kryeministri Edi Rama, 84 000 lekë/muaj

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, 84 401 lekë/muaj

Zëvendëskryeministri rreth 69 000 lekë/muaj

Ministrat, 64 850 lekë/muaj

Deputetët e PS, 59 107 lekë / muaj

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, 228 000 lekë/muaj

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, rreth 140 000 lekë/muaj

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, rreth 140 000 lekë/muaj

Anëtarët e Këshillit të Lartë i Prokurorisë, rreth 140 000 lekë/muaj

Disa anëtarët të Këshillit të Lartë Gjyqësor (Naureda Llagami, Ilir Toska, Brikena Ukperaj, Dritan Hallunaj, Erjon Muharremaj dhe Fatmira Luli), rreth 140 000 lekë/muaj

Kreu i ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj, rreth 66 000 lekë/muaj

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, 64 181 lekë në muaj.

Avokatia e Popullit Erinda Ballanca, rreth 65 000 lekë/muaj

Kryetari i Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi rreth 65 000 lekë/muaj

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës Juliana Latifi, rreth 65 000 lekë/muaj

Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, rreth 65 000 lekë/muaj

Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Petrit Ahmeti, rreth 65 000 lekë/muaj

Kryetari i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Donald Duraj, rreth 65 000 lekë/muaj

Drejtuesja e komanduar e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli, rreth 65 000 lekë/muaj /shqiptarja.com/

Next Post
Koronavirusi/ Kjo krizë mund të përfundojë në një nga këto katër mënyra

Koronavirusi/ Kjo krizë mund të përfundojë në një nga këto katër mënyra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com