• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sa paguhen parlamentarët në Europë, Parlamentin Europian dhe SHBA

by Aalison Pearse Stevens
18/05/2016 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ne kemi një nga parlamentet më pak të shtrenjtë në botë”. Në Zvicër kjo thënie është si një refren. 

Por le të shohim më hollësisht se si janë pagat e deputetëve zviceranë. Po në raport me kolegët e tyre në vendet e tjera?

Tek cilët parlamente fitohet më shumë?

Pyetje interesante.

Në fakt, sistemi i pagave parlamentare zvicerane i lejon ata parlamentarë që dëshirojnë, t’i përkushtohen vetëm politikës. Çdo i zgjedhur merr një pagë vjetore prej 26.000 frangash, për të cilën është shtuar një djetë 440 franga për çdo ditë të punës për dhomat gjatë seancave, komisioneve dhe grupeve parlamentare. Mesatarisht kjo dietë është 40.000 franga për çdo parlamentar.  Me fjalë të tjera, pa llogaritur shpenzimet, një deputet zviceran ka një pagë prej rreth 66.000 franga (60.000 euro).

Si mesatare një mandat në Këshillin Kombëtar ( Dhoma e Ulët) është e barabartë me një vend pune ku punohet 50 %, ndërsa për Këshillin e Shteteve (Senatin) 70%.

Në krahasim me pagën mesatare në vend – 50’300 euro në vitin 2014, sipas të dhënave të OECD – OSBE – dallimi është minimal, ndërsa me kolegët e tyre në vende të Europës dhe botës, dallimi është i madh. Në Itali, një anëtar i Dhomës ka një pagë fikse pothuajse tre herë më të lartë se homologu i tij zviceran. Duke përfshirë edhe ndihmat dhe mëditjet, një eurodeputeti italian mund të fitojnë më shumë se 165.000 euro bruto në vit, ndërkohë që një qytetar ‘normal’ ka një rrogë mesatare pesë herë më e ulët (30’600 EUR).Krahasimi midis pagës mesatare me atë të parlamentarëve, në Brazil arrin diferencën më të madhe ku deputeti paguhet 10 herë më tepër se paga mesatare, ndërsa sipas statistikave deputetët spanjollë paguhen më pak se kolegët e tyre europianë.

Një pagë që mund të dyfishohet

Identiteti parlamentar, megjithatë, është vetëm një komponent i pagës të të zgjedhurve. Duke marrë parasysh llojet e ndryshme të rimbursimit të shpenzimeve – fitimi vjetor mund të dyfishohet ose pothuajse.

Siç është rasti i Zvicrës. Nëse kemi parasysh shtesat e ushqimit, strehimit, të udhëtimit, si dhe një shumë vjetore prej 33.000 frangash si një kontribut për kostot personale dhe materiale, një Këshilltari Kombëtar i bie të ketë një fitim shtesë 50.000 euro në vit, për një total prej rreth 110,000 Euro. Dhe kjo shtesë mbetet edhe nëse ai heq dorë të punësojë një asistent personal. Ky shpenzim paguhet  à forfait, pa ndonjë justifikim, ndryshe nga vendet e tjera.

Rrogat e Europarlamentarëve ?

Të gjithë Anëtarët e Parlamentit Evropian marrin të njëjtën rrogë në bazë të statutit të unifikuar i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2009. Eurodeputeti bullgar merr të njëjtën pagë si ai britanik, pavarësisht nga kostoja e jetesës që është krejtësisht e ndryshme në të dy vendet.

Që nga 1 korrik 2015, çdo Europarlamentar merr 8’213 € bruto në muaj (98’556 Euro në vit).

Kësaj shume i shtohet edhe një pagesë mujore  prej 4’230 € për shpenzimet e përditëshme (50’760 Euro në vit).

Pra rroga e një Europarlamentari shkon në vit të paktën 149’316 Euro në vit.

Për më tepër, Parlamenti Evropian paguan një taksë të sheshtë prej 306 euro në ditë çdo europarlamentari për pjesëmarrje dhe po ashtu rimburson shpenzimet e udhëtimit me paraqitjen e një dokumenti mbështetës.

Rimbursime milionare në SHBA

Nër Britaninë e Madhe çdo parlamentar paguhet à forfait 14’500 Euro në vit, përveç rrogës, gjithashtu çdo deputet mund të rimbursojë gjithçka që lidhet me aktivitetin e tij parlamentar. Mesatarisht në vit paguhet 115’000 Euro. Gjithashtu është një nga vendet më transparente: të gjitha kosto individuale e të gjithë zërat mund të konsultohen në një faqe interneti. Kjo që prej vitit 2009 kur u zbulua nga një gazetar se paratë e taksapaguesave nuk shpenzoheshin në mënyrë aq virtuoze sa duhej nga politikanët.

Një transparencë e tillë mbretëron edhe në Shtetet e Bashkuara, por kjo nuk i pengon përfaqësuesit e Kongresit të jenë kampion sa i përket rimbursimeve. Përveç një pagë vjetore prej 153.000 euro, përfaqësuesit e Kongresit mund të rimbursojnë të gjitha shpenzimet personale, udhëtimet e më the të thashë pa e vrarë mendjen shumë: në vitin 2012, çdo deputet ka marrë një mesatare prej 1.15 milionë euro.

Prandaj, duke u krahasuar me kolegët e tyre, jashtë Konfederatës Helvetike, 246 anëtarët e parlamentit zviceran, për këtë arsye  nuk e kanë arritur ende atë pikë sa të mund të akuzohen si shpenzues, shpërdorues apo dorëshpuar. /Burimet Parlament.ch, swissinfo.ch, 20 Minuten.ch ec

Elida Buçpapaj
ma.me

2016-05-17_09-45-32

 

Sa herë më tepër paguhen parlamentarët në vende të ndryshme të botës krahasuar me mesataren e pagave të qytetarëve të tyre

 

2016-05-17_09-47-00

2016-05-17_09-49-23

Next Post

Skandali seksual, gjykata vendos arrest me burg për Shukri Xhelilin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

April 6, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale

April 6, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Nafta e shtrenjtë, por shqiptarët nuk ndalen me blerjen e makinave

April 6, 2026
Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

April 6, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Monopoli i fjalës

April 6, 2026
Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen 5 biznese, policia: Ja dyshimet

April 6, 2026
“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In