• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa ortodoksë e katolikë banojnë në Shqipëri?

by Eduard Zaloshnja
19/07/2024 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar lidhur me Censin e 2023 për popullsinë, duke kundërshtuar rezultatin e deklarimit të besimit fetar. Sipas regjistrave tanë të pagëzimeve, thuhet në deklaratën e kishës, tregohet qartë se numri i të krishterëve orthodhoksë është shumë herë më i madh nga sa rezulton në Cens, duke kujtuar se sipas statistikës së vitit 1927 kemi këto të dhëna: myslimanët sunitë dhe bektashinj përbënin 67.5%; orthodhoksët 22.3% dhe katolikët 10%.

Para kësaj deklarate të Kishës Ortodokse, edhe zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Dom Mark Pashkja, kishte shprehur dyshime për numrin e katolikëve të regjistruar nga Cens-23. “Në këto vite, ne si komunitet katolik, nuk kemi kryer regjistrime për popullsinë. Prandaj, edhe neve na lind një angazhim për ta kryer këtë Census nëpër Dioqezat dhe famullitë tona për ta njohur, edhe pse përafërsisht, por me realizëm, numrin e katolikëve në territor,” deklaroi ai.

Vënia në dyshim e shifrave të Censit-23, bazuar në statistika të vjetra apo në regjistra pagëzimesh fetare, nuk merr parasysh lëvizjet tektonike demografike që kanë ndodhur në Shqipëri, sidomos gjatë 34 vjetëve të fundit. Kështu, duke ndërthurur shifrat e Censeve nga 1989 e këtej, me lindjet dhe vdekjet brenda territorit të vendit, rezulton se plot 1.62 milionë shtetas të lindur këtu nuk banonin në Shqipëri në fund të vitit 2023. Dhe nuk mund të dihet se cilave besimeve fetare u përkasin ata që janë larguar nga vendi…

Sidoqoftë, disa shqetësime të ngritura nga përfaqësuesit kishtarë rreth Censit-23 janë legjitime. Kështu, numri i madh i besimtarëve të pacilësuar (13.8%), të atyre që preferuan të mos përgjigjen (10.2%), dhe të atyre që nuk ishin të disponueshëm (5.6%) – në total 29.6% – e bën të paplotë tablonë e besimeve fetare që na jep Cens-23 për Shqipërinë.

Në Barometrin e Sigurisë të CSDG-së (që u bazua në vrojtimin rigoroz statistikor që drejtova unë në gjithë territorin e Shqipërisë në periudhën 6-15 prill), kishte edhe një pyetje rreth besimit fetar, konkretisht “Në cilën fe besoni, nëse besoni?”. Dhe kësaj pyetje vetëm 0.2% e të anketuarve preferuan të mos i përgjigjen. Kështu që ky barometër na jep një tablo të plotë statistikore për besimet fetare të popullsisë së rritur të vendit.

Siç pritej, rezultoi se dominojnë myslimanët sunitë me 57.7%, të ndjekur në distancë nga ortodoksët (12.7%), katolikët (11.9%), bektashijtë (10.6%) dhe protestantët etj. (0.5%). Ndërkohë, 6.6% janë deklaruar ateistë/afetarë (shihni tabelën e mëposhtme).

Pyetje në Barometrin e Sigurisë të CSDG-së
Në cilën fe besoni, nëse besoni? % Marzhi i gabimit statistikor (plus/minus)
Mysliman Sunit 57.7 2.5
Ortodoks 12.7 0.8
Katolik 11.9 0.7
Bektashi 10.6 0.6
Protestant/tjetër 0.5 0.03
Ateist/Afetar 6.6 0.4
Refuzon të përgjigjet 0.2 0.01

SHËNIM: Vetëm 17.8% e banorëve të rritur shkojnë të paktën një herë në muaj në kishë/xhami/teqe

 

 

Next Post
“Luxury cars”/ Trafikonin makina të vjedhura në Itali, procedohen 2 shtetas. Sekuestrohen mjetet me vlerë 280 mijë euro

“Luxury cars”/ Trafikonin makina të vjedhura në Itali, procedohen 2 shtetas. Sekuestrohen mjetet me vlerë 280 mijë euro

Comments 1

  1. Lui says:
    2 years ago

    Për herë të parë në këto 30 vjet post komunizëm, u afrua afër realitetit besimi i shqiptari. Shqiptarët nuk janë fetarë dhe bëjnë shumë mirë. Feja nuk ka lidhje me besimin. Feja është si parti politike dhe manipulon masat duke shfrytëzuar dobësinë psikologjike dhe shpirtërore të njerëzve. Feja lindi si domosdoshmëri në kohën kur 99,9% e popullsisë ishte analfabete dhe injorante. Dhe prej asaj kohe njerëzimi ka bërë shumë përpara në zhvillimin social kulturor pse jo dhe shpirtëror. Është zhvilluar aq shumë sa njerëzimi për herë të parë në historinë e vet ka arritur të krijojë shtetin si entiteti më themelor dhe kujdestari i vet njeriut. Shteti është shpikja më e madhe e njerëzimit.

    Reply

Leave a Reply to Lui Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In