• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa orë punojnë deputetët?

by Java News
23/08/2016 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Afrim Krasniqi

Sa “punojnë” deputetët? Janë të zgjedhurit tanë, marrin vendime për ne, për qytetarët dhe për shtetin, kanë trajtimin më të lartë në hierarkinë publike të pagesave dhe secili beson se përfaqëson elektoratin, partinë dhe vendin! Rreth një e treta e tyre shkon rregullisht në komisione parlamentare (të të cilat shumica shkojnë vetëm për të shënuar emrin për shkak të shpërblimit financiar të lartë), por vendi kryesor i politikës është séance plenare, – enjte paradite, kur deputetët mblidhen në sallë dhe kur mediat japin live gjithçka që aty ndodh!

Një delegacion parlamentar gjerman që vizitoi Kuvendin tonë në pranverë shprehu habinë sesi parlamenti shqiptar, një nga vendet me probleme të mëdha dhe ende të pazgjidhura, ka aq pak punë saqë mblidhet vetëm një herë në javë, ditën e enjte. Ata sollën modelet e disa vendeve të tjera ish komuniste, tashmë të integruara në BE, kur parlamentet kanë aktivitet 3-4 herë më shumë, apo edhe modelin gjerman, ku seancat parlamentare marrin ditë të tëra, në varësi nga tematika dhe prioriteti politik e publik. Në Shqipëri jo, – ne kemi traditën tonë. Të hënën e të martën mblidhen komisionet, të mërkurën mblidhet qeveria, të enjten mblidhet parlamenti, të premten komentojmë çfarë ndodhi të enjten dhe për fundjavë debatojmë se çfarë do të diskutojmë të hënën ose të enjten e ardhshme!14046133_10210386074146114_138813264651391113_n

Rrallë shohim statistikat, por ia vlen ti shohim! Ja disa të tilla. Bazuar në legjislacionin shqiptar (8 orë / ditë) qytetarët e rregullt taksapagues, midis datave 1 janar – 30 korrik 2016 kanë punuar 1704 orë pune. Po deputetët? Fiks 10 herë më pak, vetëm 174 orë pune! Nëse supozojmë se seancat plenare nuk janë punë gjatë gjithë kohës (p.sh, séance e datës 21 korrik zgjati 14 orë por de facto për deputetët pati vetëm 2-3 orë punë, pjesa tjetër ishte biseda në kafene, mbledhje partie, intervista në studio apo çlodhje në restorante). Gjithsesi, tabela tregon se deputetët kanë kaluar 174 orë pune në séanca plenare, ku rekord për mbledhjen më të shkurtër e merr 18 janari, pra dita e parë e punës për 2016, dhe mbledhjet më të gjata i kanë ndryshimet kushtetuese të 21 korrikut, si dhe séanca plenare e 18 shkurtit.14079693_10210386073666102_4513800525794571744_n14046133_10210386074146114_138813264651391113_n

Natyrisht deputetët kanë alibinë e tyre, – janë në zonën elektorale, janë në takime me qytetarë, janë në mbledhje të tjera partiake, etj. OK, por ato janë aktivitete, disa prej të cilave nuk kanë përse paguhen me taksat tona, për shembull mbledhjet partiake apo aktivitetet partiake nëpër rrethe. Ideja e zonës elektorale nuk ka sens, përderisa zonën ua ka caktuar partia politike, jo elektorati (deputetët zgjidhen në rang qarku dhe jo zone, ndaj asnjë nuk ka një zonë tek e cila pretendon se është zgjedhur dhe është 100% përfaqësues). Për më tepër, nëse analizojmë të dhënat e diskutimeve parlamentare, sa prej tyre marrin dhe nuk marrin pjesë (do jetë publike ditët e ardhshme), rezulton se një pjesë e konsiderueshme e deputetëve nuk flet, nuk aktivizohet, nuk ka aktivitet real parlamentar, ndaj edhe abuzon moralisht dhe politikisht me paratë publike, me besimin publik dhe me integritetin e procesit demokratik.

Next Post
Zgjedhjet në Dibër, reagon Basha: Rama mbron drejtorin që kërcënon me heqje nga puna mësuesit

Basha ironizon me Ramën: Mbajti fjalimin më të shkurtër pasi nuk ka më se çfarë të thotë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jo”-ja e Albertës ndaj ndarjes i jep Carney-t një shtysë, ndërsa presioni i Trump bashkon kanadezët

“Jo”-ja e Albertës ndaj ndarjes i jep Carney-t një shtysë, ndërsa presioni i Trump bashkon kanadezët

October 21, 2026
Përqafimi i Putinit nga Trump e trazon Evropën, por jo mjaftueshëm për t’u shkëputur nga SHBA-ja

Përqafimi i Putinit nga Trump e trazon Evropën, por jo mjaftueshëm për t’u shkëputur nga SHBA-ja

October 21, 2026
46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In