• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa milionë dollarë i fali Dua Lipa Shqipërisë!

by Dritan Hila
03/08/2021 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Sorrento, Kapri, ishujt grekë do ishin ende skuta të panjohura të Mesdheut nëse drejtuesit e turizmit të këtyre vendeve nuk do kishin ndjekur një strategji “smart” marketingu.

Ajo që i bën të veçantë këto zona nuk janë bukuritë natyrore por ajo çfarë përfaqësojnë. Rruga e rivierës tonë nuk ka asgjë më pak sesa riviera sorrentine. Madje të jeni të sigurtë që plazhet e jugut tonë nuk kanë të krahasuar me bregun e tyre i cili ka pak të tillë. Ishujt grekë, ca më pak e ca më shumë janë të një bukurie që mund ta gjesh edhe në bregun jonian. Shto këtu vijën tonë ranore që fillon nga Zvërneci dhe mbaron në Velipojë, e cila pavarësisht shfrytëzimit barbar, ende në veri është e mrekullueshme.

Por grekët dhe italianët ndoqën tjetër strategji. Nuk u morën me fletëpalosje por ftuan xhirimin e filmave të Hollywood-it. Sot askush nuk do ta njihte Kaprin apo Sorrenton pa filmat e Clark Gable, Brigite Bardot, Sofia Loren, Marcello Mastroiani apo poetë si Pablo Neruda. Fati i italianëve që kishin aktorë të mëdhenj dhe po aq regjisorë të klasit botëror.

Ishujt grekë nuk do ishin ky pol turizmi pa i bërë të njohur Anthony Quinn me Zorba-n e tij apo telenovelat amerikano-latine.

Këtë vit Dua Lipa, një yll i skenës botërore me 70 milionë ndjekës, vjen në Shqipëri duke i bërë një reklamë të pashoqe vendit. Jo vetëm emri i saj por edhe origjina janë një marketing i jashtëzakonshëm. Jam i sigurt që nëse do të bjerë vala e pandemisë, vitin tjetër dy milionë turistë shtesë do t’i kemi vetëm fansa të Dua Lipës.

Do ishte produktive nëse do bënin diçka të tillë edhe Bebe Rexha dhe Rita Ora. Kurse operatorëve shqiptarë iu mbetet që të përputhin çmimin me shërbimin që ofrojnë, ndërsa intelektualët mos të mallëngjehen me vajzën që shet misra, por të bëjnë të paktën tifo për këtë eveniment që për fat është shqiptare dhe ka emrin Dua Lipa dhe pa shpenzuar asnjë cent na bën publicitet që vlen miliona e miliona dollarë./dritare.net

Next Post
“Enveri pinte 80 cigare në ditë”, kujtimet e Isuf Kalos: Infarkti i parë gjatë ditëlindjes dhe porositë e Nexhmijes

"Enveri pinte 80 cigare në ditë", kujtimet e Isuf Kalos: Infarkti i parë gjatë ditëlindjes dhe porositë e Nexhmijes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

March 1, 2026
Rama viziton “Vilën 31” pas protestës: Artistët i gjeta të traumatizuar, turp për gjykatësit që lirojnë keqbërësit

Rama viziton “Vilën 31” pas protestës: Artistët i gjeta të traumatizuar, turp për gjykatësit që lirojnë keqbërësit

March 1, 2026
Lojërat e dyfishta të princit saudit Mohammed bin Salman në sulmin ndaj Iranit

Lojërat e dyfishta të princit saudit Mohammed bin Salman në sulmin ndaj Iranit

March 1, 2026
Arrestohet ish-drejtori i AKU-së së Durrësit, Elton Varaku

Arrestohet ish-drejtori i AKU-së së Durrësit, Elton Varaku

March 1, 2026
Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre shtetas të shpallur në kërkim

Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre shtetas të shpallur në kërkim

March 1, 2026
Pezeshkian zotohet për hakmarrje: Vrasja e Khameneit është një krim i rëndë

Pezeshkian zotohet për hakmarrje: Vrasja e Khameneit është një krim i rëndë

March 1, 2026
Pjesë e trafikut të tritolit, kush është porositësi i zjarrvënieve të automjeteve në Pogradec

Pjesë e trafikut të tritolit, kush është porositësi i zjarrvënieve të automjeteve në Pogradec

March 1, 2026
Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

Raporti i BERZH, Rama: Ekonomia shqiptare po rritet me qëndrueshmëri

March 1, 2026
Shënohet sulmi i parë iranian ndaj Evropës, Sekretari britanik i Mbrojtjes: Kapëm dy raketa të lëshuara drejt Qipros

Shënohet sulmi i parë iranian ndaj Evropës, Sekretari britanik i Mbrojtjes: Kapëm dy raketa të lëshuara drejt Qipros

March 1, 2026
Vajza dhe nipi i Khameneit raportohet të jenë vrarë në sulmet ndaj Iranit

Vajza dhe nipi i Khameneit raportohet të jenë vrarë në sulmet ndaj Iranit

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In