• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa larg Haga me Nurenbergun

by Bashkim Zeneli
19/02/2026 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bashkim Zeneli

Janë shumë larg, jo vetëm në kohë: Nurenbergu 20 nëntor 1945 – 1 tetor 1946, ndërsa Haga (Haga2) është e vitit 2015. Ka pasë në Hagë edhe një gjykatë të OKB-së për krimet e luftës në Jugosllavi. Ka pasë edhe një gjykatë në Arusha të Tanzanisë për krimet gjatë luftës civile në Ugandë; në vitin 1994 u krijua ajo.

Nurenbergu ka një ndryshim të madh, thelbësor, të jashtëzakonshëm me Hagën e sotme. Në Nurenberg akuzonin popujt, për 51 milion të vrarët gjatë regjimit Hitlerian me luftrat e tij.

Në Hagë akuzues janë një Dick Marty, që shpiku shtëpinë e verdhë (!!), një Carla del Ponte, një rus i Këshillit të Evropës dhe së fundmi, një takëm shqiptarësh nga Kosova që dëshmojnë duke thënë pa turp, se edhe janë paguar…

Nurenbergu gjykonte kriminelët më të mëdhenj të historisë.

Haga po gjykon 4 heronj të Kosovës, 4 luftëtarë për lirinë e popullit: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Nurenbergu i gjykoi kriminelët e luftës vetëm disa muaj pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Haga po i gjykon 4 luftëtarët e lirisë 27 vjet pas çlirimit të Kosovës dhe 18 vjet pas Pavarësisë,

Nurenbergu zgjati për kriminelët e luftës vetëm 11 muaj. Hagës nuk po i dihet fundi.

Nurnmbergu, me 23 të akuzuarit kryesorë të regjimit hitlerian, bëri diferencime: dënoi edhe me vdekje, edhe me burgime të përjetshme, edhe me burgime me 10-20 vite; por edhe liroi nga akuzat dhe shpalli të pafajshëm edhe 3 eksponentë të regjimit: Franz von Papen, ish-kancelar e më pas zv/kancelar i Hitlerit; (prokurori sovjetik Nikitschenko kërkoi dënim me vdekje); Hjalmar Schalt, ministër i ekonomisë dhe i plotfuqishëm i Hitlerit për ekonominë e luftës; Hans Fritzsche, Drejtori i Përgjithshëm i propagandës  naziste në Ministrinë e famëkeqit Goebels, besnik deri në ditët e fundit të Hitlerit në bunker, pa ju ndarë!

U shpallën të pafajshëm në Nurenberg edhe drejtuesit e firmës së njohur Krupp-Thyssen, Krupp von Bohlen dhe Gustav Halbach, që ishin akuzuar se industria e tyre i kishte shërbyer regjimit nazist…

Në Nurenberg, nuk u vunë të mundurit në bankën e të akuzuarve para fituesve, por secili për fajin e vet.

Në Hagë po ndodh ndryshe: për prokurorët e saj që duket se e lexojnë në serbisht aktakuzën, të 4 heronjtë janë të një “prerje kriminale” dhe si të tillë, pa asnjë diferencim duhet të dënohen me nga 45 vjet secili! (Asnjë nuk u dënua 45 vjet në Nurenberg!)

Në Nurenberg nuk u pranua fajësia kolektive! Në Hagë po! Të gjithë së bashku dhe të gjithë njëlloj!

Në Nurenberg ka patur debate të mëdha, esenciale, midis kryeprokurorit, amerikanit Jackson, të emëruar nga Presidenti Truman dhe prokurorit sovjetik, gjeneralit Nikitshenko, që me nisjen e proçesit. (por edhe me prokurorin anglez dhe francez).

Nikitshenko që komunikonte vazhdimisht me Stalinin u shpreh se “këta që kemi përpara, janë kriminelë dhe gjyqi mund të mbarojë për dy javë, duke i dënuar të gjithë më vdekje!

Prokurori Jakson reagon ashpër dhe i drejtohet të tre prokurorëve: Nullam Crimen, nulla poena sine lege-asnjë dënim pa ligj!

Ai i shkruan Presidentit Truman: “Rusët janë të paduruar dhe nuk po përmbahen… është e padiskutueshmeqë udhëheqësit nazistë që kemi përpara janë kriminelë. Por detyra e gjykatës sonë është thjeshtë të provojmë shkallën e fajësisë për secilin dhe t’i japim secilit dënimin që meriton. Ndryshe pse jemi këtu?”

Prokurori Jackson, ish bashkëpunëtor shumë i ngushtë i Presidentit Rusvelt, paralajmëroi se , ndryshë edhe do të dorëhiqej: dakort kriminelë, po secili me peshën dhe mbi të gjitha, provën e fajit!

Në Hagë nuk po ndodh kështu: prokurorët Kimberly West dhe Ward Ferdinandysse janë pikë për pikë dakord me njëri tjetrin, në akuzë dhe në kërkesën për t’i dënuar të 4 luftëtarët e lirisë me nga 45 vjet secili! (Stalini për presion dërgoi në Hagë edhe Vishinskin e njohur dhe prokurorin e përgjithshëm  Gorvashemin. Dhe kur Vishinski i tha Jacksonit se “urojmë që rruga e kriminelëve të kalojë nga salla e gjyqit drejt varrit”, prokurori amerikan u përgjigj: “çdo gjë me ligj! Çdo gjë vetëm me prova! Asgjë mbi ligjin!”

Në Nurenberg, prokurori sovjetik Nikitshenko kërkoi që të përfshiheshin në proces edhe institucione të sistemit nazist dhe organizata kriminale si SS, SA, Gestapo, anëtarë të qeverisë dhe udhëheqjes politike të partisë nacional-socialiste.

Prokurori Jackson u përgjigj: “Anëtarësia në këto organizata apo institucione nuk duhet të na çojë në asnjë moment, pa prova e fakte, në gjykimin se janë kriminelë!

Hë Hagë 4 luftëtarët e lirisë po gjykohen në bllok, njëlloj edhe si anëtarë të  Shtabit të Përgjithshëm të UÇK, edhe si udhëheqës politikë…

Nurenbergu dënoi krimin nazist, Haga po mbron krimet fashiste të Milosheviçit.

Nurenbergu i doli për zot popujve të Evropës kundër krimeve të nazizmit, Haga, me akuza politike, kërkon të dënojë popullin e Kosovës që luftoi për lirinë e vendit të tij.

Në Nurenberg iu “besua” dëshmive të shumta të përfaqësuesve të regjimit Hitlerian për krimet e secilit, në Hagë, me paturpësi, nuk u besohet dëshmive të amerikanëve që prekën luftën: W. Clark, J. Shea, Ch. R. Hill e që thanë me një zë të vërtetën e madhe! Si mundet që prokurorët madje të arrijnë në akuza se “të pandehurit i kanë manipuluar ndërkombëtarët?”

Si mundet ata të mos dinë ose të mos duan të dinë për Reçakun, për masakrën e genocidistëve serbë, në janar të vitit 1999, ku u vranë e u varrosën për së gjalli 45 burra, gra e fëmijë? Atë e zbuloi diplomati Walker dhe e mori vesh e gjithë bota!

Sot këta prokurorë duan të dënojnë, njëlloj, me “varrim” për së gjallë 4 heronj, që nuk lejuan Reçakë të tjerë.

A e njohin këta prokurorë krimin racist të forcave serbe kundër familjes Jashari që u shkrumbua për lirinë e Atdheut? Çfarë dinë ata vegël e kujt janë?

Nurenbergu dënoi Karl Dönitz, Komandant Suprem i flotës ushtarake, më vonë kryetar shteti në regjimin nazist, me 10 vite burg!

Haga kërkon të dënojë Hashim Thaçin kryetar shteti me 45 vite burg.

Nurenberg dënoi Albert Speer, Ministër i industrisë së luftës me 20 vjet burg.

Haga kërkon të dënojë Kadri Veselin me 45 vjet burg.

Nurenbergu dënoi Baldur von Schirach, guvernator ushtarak i Austrisë, përndjekës i hebrenjve me 20 vite burg.

Haga kërkon të dënojë Jakup Krasniqin me 45 vite burg.

Nurenbergu dënoi von Neurath, ministër i jashtëm i Hitlerit nga viti 1932-1938, me 15 vite burg.

Haga kërkon të dënojë me 45 vite burg Rexhep Selimin.

Nurenbergu dënoi 4 kriminelë të mëdhenj me 65 vite burg gjithsej, Haga kërkon 180 vite burg për 4 luftëtarët e lirisë.

Dhe të katër gjermanët e Nurenbergut u liruan para kohe…

Kujt po i shërben Haga, kam plotësisht të drejtë të pyes? Po gjykon drejtë e më drejtësi? Deri tash, aspak.

Kërkon të dënojë një popull të tërë të Kosovës? Kësaj nuk ja arrin dot!

Në Nurenberg sundoi ligji dhe në asnjë rast e drejta e fituesve. Këtu në Hagë, duket se po fiton gjykimin politik me mbështetje politike dhe jo ligji.

Askush, as prokurorë e as gjykatës, nuk mund të errësojë luftën e popullit të Kosovës për liri. Askush nuk mund ta njollosë atë! As Haga!

Sot të gjallët e gjenocidit serb që vrau shqiptarët, drejtojnë në Serbi; luftëtarët e lirisë në Hagë duhet të dënohen me vrasje  -45 vjet (!)

Të dënohen se ishin çlirimtarë?

Nuk e di: a dinë prokurorët e Hagës gjuhë tjetër, përveç serbishtes dhe rusishtes?

Uroj që gjykata e Hagës, për vendimet e saj, të flasë gjuhën e kryeprokurorit të Nurenbergut, Jackson, dhe jo atë të gjeneralit rus Nikitshenko!

Next Post
PS në pushtet përtej 2040-ës, Berisha 96 vjeç duke pritur ‘shansin’!

Protesta e opozitës, Berisha: Skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

Agjencitë ndërkombëtare: Shqipëria e lirë dhe e sigurtë për pushime

February 19, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Rivlerësimi, Braçe sulmon ministrin Malaj dhe Kadastrën: Ta marrësh me nge nuk quhet qeverisje…

February 19, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Mbi 80% mendojnë se Rama gëzon mbështetjen e SHBA dhe BE. Për Berishën vetëm 10,2%

February 19, 2026
Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

Muaji i Ramazanit, pengesë për sulmin amerikan ndaj Iranit?

February 19, 2026
Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

Publikohet foto e Ramës në SHBA, ministri: Drejt mbledhjes së Bordit të Paqes! Krenar për Shqipërinë!

February 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Shkurt 2026

February 19, 2026
Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë

February 19, 2026
Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

Kuvend, Spiropali: Shqipëria sot formëson vendime në tryezat ndërkombëtare

February 19, 2026
Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

Arrestimi i Andrew, mbreti Charles reagon për vëllain e tij: Drejtësia të bëjë punën e saj

February 19, 2026
PS në pushtet përtej 2040-ës, Berisha 96 vjeç duke pritur ‘shansin’!

Protesta e opozitës, Berisha: Skenari i sheshit është misteri i kryengritjes paqësore

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In