• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sa larg do të shkojë Putin?

by
13/03/2022 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse do ta quash “të çmendur” Vladimir Putinin, është njësoj si me Stalinin, Leninin apo Maon: Pushtetarë të etur mjaft kalkukues, të nxitur me fanatizëm nga ideologjia e tyre. Putini dëshiron ta bëjë Rusinë një superfuqi sërish, pavarësisht çmimit. Ai e ndjek këtë qëllim, edhe kundër vullnetit të popullit të tij dhe elitave të instaluara prej tij e të korruptuara. Të dyja palët me sulmin në Ukrainë ai jo vetëm i ka habitur, ish-punonjësi i shërbimit sekret ka tradhtuar interesat e tyre!

Me këtë luftë Putini merr peng popujt e Rusisë: ai i detyron ata të mbajnë pasojat e krimeve të tij. Pasoja, që do të shkojnë përtej fundosjes ekonomike të Rusisë. Rusia kërcënon të bëhet e përjashtuara e kësaj bote. Urrejtja e ukrainasve për çdo gjë ruse do të rritet përditë. Rikthimi në diktaturë, fundi i Rusisë së hapur dhe modernizimit, refuzimi i Europës, të gjitha këto janë pjesë e çmendurisë ideologjike të Putinit. Ai i falet si shenjtëri një “rusizmi” unik dhe kërkon që këtë ta bëjnë edhe të tjerët.

Putini, inkuizitori i madh

Kjo mendësi është e mbrapshtë dhe e kundërta e krishtërimit ortoddoks, të cilit i referohet me dëshirë Putini, kur i përshtatet. Zoti biblik në urdhëresat e dekalogut ndal me të parën adhurimin e hyjve të tjerë, dhe i dhuron njeriut lirinë për të bërë mirësi. Pikërisht këtë liri kërkon t’ua rrëmbejë Putini popujve të Rusisë dhe ukrainasve. Dhe i ngjason me këtë inkuizitorit të madh në romanin “Vëllezërit Karamazov” të shkrimtarit të madh rus, Dostojevskit, që në fund akuzon edhe Zotin se ka bërë një gabim. Liria nuk është asgjë për njeriun.

Rusia mund të fitojë lirinë dhe dinjitetin, nëse Putini e humb këtë luftë. Por ky do të ishte fundi politik i Putinit. Pra ai do të bëjë çdo gjë, për të penguar këtë, dhe do të shkallëzojë luftën. Ai mund ta bëjë këtë, sepse e di: Rusia ka armë atomike Ukraina jo. E megjithatë as ai nuk duhet të ndjehet mirë, kur gjithnjë e më shumë ushtarë rusë pyesin, se pse shahen nga ukrainasit si fashistë? Apo pse duhet të luftojnë kundër një populli vëlla?

Ukrainasit nuk i mundojnë konflikte të tilla. Ata mbrojnë vendin e tyre, vatrat e tyre, gratë, fëmijët dhe prindërit e tyre. Me guximin e dëshpërimit, me gatishmërinë për të bërë sakrificën më të madhe, ata ngrihen kundër supermacisë ushtarake të sulmuesve. Davidi ukrainas kundër Goliatit rus.

Një fitore me çmimin e varësisë nga Kina

Por edhe nëse Putini mund t’ia dalë që në negociatat për paqen të shkëpusë një pjesë të Ukrainës: Rusia nuk mund të fitojë paqen e me këtë nuk e fiton as këtë luftë. Këtij vendi i mungojnë mjetet për të pushtuar të gjithë Ukrainën në vazhdimësi. Putini e mbylli derën drejt Europës dhe botës së lirë. Ky vend do të jetë tani i varur nga Kina. Kinezët kanë qenë gjithmonë tregtarë të mirë. Ky popull miliardësh do t’i marrë pasuritë e Siberisë, pavarësisht nëse është naftë, gaz, qymyr, dru apo nikel. Ekonomia në rritje e Kinës ka nevojë për gjithçka, mundësisht sa më lirë. Qytetarët e Rusisë duhet të reflektojnë tani dhe të veprojnë. Si? Miliona ukrainas e tregojnë përditë këtë./ Marrë nga Deutsche Welle

/b.h

Next Post
“Do e rrisim çdo vit”/ Rama: Deri në fund të mandatit nuk do të ketë pagë nën 400 mijë lekë!

"Do e rrisim çdo vit"/ Rama: Deri në fund të mandatit nuk do të ketë pagë nën 400 mijë lekë!

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    O budallenj.Nuk do gjithë Ukrainën,por vetë popujt rusë që jetojnë në lindje të Ukrainës,dhe që ii dhanë Ukrainës më 1919 në kohën e Vladimir Iliç Lenin( Uljanov),Vollodja siç e thërrisnin me përkëdheli bashkëkohësit.

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In