• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa kushton një “zgërdhirje” në parlament?

by Lorenc Vangjeli
26/06/2018 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Imagjinoni një aktor komik në skenë. Reciton pjesën e tij dhe publiku rri në heshtje. Asnjë duartrokitje dhe, mos o Zot, asnjë buzëqeshje tek askush. Gjithë salla e ngrirë, as jep dhe as mer, ndërsa komiku është i gatshëm të japë edhe gjysmën e krahut për të marë një të qeshur nga salla.

Imagjinoni tani një tjetër personazh në një tjetër sallë. Kësaj here serioz. Që tenton të thotë gjëra serioze. Gjëra që të bëjnë të mendosh në rastin më të mirë dhe të ngjethin, në rastin më të keq. Ndërsa salla…, salla qesh. Qesh pafund. Sa më shumë flet personazhi – muhabete serioze sipas atij vetë – aq më shumë qesh salla. Personazhi është i gatshëm të bëjë gjithçka për pak heshtje të saj. Për pak më shumë vëmendje dhe respekt. Dhe e shkrep fjalën-pushkë si dyfek ezmeri. Nga ata dyfekët e llojit të dikurshëm që i ngjajnë për qamet gjenitaleve të adoleshentit, që mbushen, zbrazen e mbushen sërish me lëngun e prologut të jetës.

Lulzim Basha, edhe pse ka sjellë të qeshurën në Tiranë, nuk është aktor komik. Edhe pse aktron shpesh herë, ndonjëherë edhe më mirë se një rrogëtar i Teatrit Kombëtar, ai nuk është as aktor dramatik. Shumë shpesh ka thënë të vërteta serioze edhe atëherë kur e kanë qeshur si të enjten e shkuar në parlament. E qeshën kur foli për avionët e drogës dhe Cannabis-in. E qeshën kur përmendte të nëntëmbëdhjetët e krimit në parlament. Por edhe atëherë, por jo si përherë, më pas doli që ai kishte pasur të drejtë. Dhe çfarë bënte për të qeshur, në fakt ishte një arsye e mjaftë për të qarë. Të gjithë.

Edhe Braçja që e quan Lyl dhe jo Lulzim, do të ketë pasur arsye të trishtohej me të vërtetat e Bashës. Edhe Majko që ka të vërtetat e tij përtej opozitës dhe pushtetit dhe që e sheh Tiranën me shpresën e një muxhahedini që kërkon një atdhe edhe në dhe’ të huaj.
Të enjten e shkuar, ndërsa Basha fliste si zakonisht në faltoren e Kuvendit dhe gjithë gjindja socialiste, kush me hak se ashtu i dukej dhe kush me takat se ashtu i dukej se duhej, qeshte me gjithçka thoshte kryetari i opozitës. Nga të gjithë, shquhej natyrisht kryeministri dhe nën shembullin e tij jehonte dhe Taulanti. Rama ishte mbas shpinës së Bashës dhe herë pas here vesi i piktorit i skiconte siluetën me laps – këtë e dëshmon më se një herë vëmendja parlamentare e Kel Demit – ndërsa Balla i rrinte përballë. Dhe atëherë Basha nxorri bashin e lajmit se një Toyota japoneze që vinte nga vend evropian për eksport në Shqipërinë që nuk meriton integrim, do të ishte si shpella e Ali Babës: mbushur me para të Brukselit dhe kartmonedha të Zvicrës së çokollatave dhe të Xhakës e Shaqirit.

Qëlloi në shenjë. Tre ditë më pas ndodhi vërtet ajo që u paralajmërua. Toyota u kap me para krimi. Kjo është një fabul që ka ndodhur më parë. Dhe me të gjitha gjasat do të përsëritet sërish. Nguti ballkanik këtyre viseve për t’u marë me detajin dhe për të harruar thelbin, edhe kësaj here e bëri punën e tij.

Çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Kryetari i opozitës mer pothuaj në kohë reale një informacion që e kishin dhe institucionet ligjzbatuese. Nuk ka asnjë të keqe këtu, sa kohë që vetë opozita është një institutcion nga më të rëndësishmit e vendit dhe që gëzon mbështetjen dhe besimin e një pjesë të konsiderueshme të publikut. Duke shërbyer edhe si garant i drejtësisë që vihet po në emër të publikut. Problemi krijohet në momentin kur kryetari i opozitës paguan me këtë informacion kërkesën e tij për të ndaluar të qeshurin në parlament. E përdor këtë informacion kaq të ndjeshëm për t’u ndeshur me shpata me Taulantin. Pjesa tjetër është histori e zakonshme shqiptare. Njëri thotë se tjetri është i lidhur me bandat dhe tjetri thotë se do t’i bëjë njërën njërit për shpifje. Dhe në këtë konflikt të vjetër të ri harrohet se ngjarja e të dielës, bllokimi i parave cash në Toyota-t e krimit, është vetëm një hallkë më shumë në zinxhirin me shumë hallka të mëkatit. Se paratë e pista po depërtojnë në Shqipëri dhe se kjo është një nga ato gjëra që as nuk kanë ndodhur sot për herë të parë dhe as nuk do të ndalojnë nesër si akt i fundit. Se fluksi i parave të ardhura nga droga, prostitucioni, krimi i organizuar shqiptar apo lloj-lloj punësh të pista që një pjesë krimit evropian shqiptar kryen dhe sjell në Shqipëri, është në fakt helmi që do të helmonte të ardhmen e përbashkët të çdo shqiptari. Edhe të atij që voton për të majtën, edhe atij që voton për të djathtën. Se ky është një alarm me të cilin duhet të tremben të gjithë dhe se në këtë betejë, nuk ka veç të fituar dhe veç humbës: sepse me paratë e krimit humbasin të gjithë.

Sido që të vejë puna dhe hetimi i kësaj histori me miliona euro dhe me shumë mister politik në mes, një gjë është e qartë. Kjo histori dëshmoi dhe njëherë sesa naive dhe diletante është salla e parlamentit shqiptar, ku për të vënë qetësinë në sallë, një aktor i dorës së parë është i gatshëm t’i “paguajë” miliona euro krimit. Fati deshte që pronarët e parave ose të ishin banditët më budallenj në këto vise që kërkojnë integrim, ose janë aq të depolitizuar sa nuk dëgjonin as lajmin se do t’i arrestonin me gjithë Toyota në port. Ndaj u kapën edhe pse u paralajmëruan. Dhe tani që humbën paratë, mbushin skedina se kush do ta fitojë ndeshjen penale 1. X. 2, Lulzimi apo Taulanti. /JavaNews.al

Next Post
Dallga e refugjatëve kërcënon Ballkanin Perëndimor

Policët dhe ushtarët austriakë stërvitje për ndalimin e refugjatëve në kufij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta, plazh në Vlorë në fund të dhjetorit

VIDEO/ Qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta, plazh në Vlorë në fund të dhjetorit

December 27, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 27, 2025
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Nqs ‘Nisma’ nuk e kap pragun, Albini mund ta rikapë Kryeministrinë…

December 27, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Mos u përpiq…”

December 27, 2025
“Salianji pa kartë morale”, Ibsen Elezi: PD është kthyer në pronë personale të Berishës

Bëjnë “xing” me orarin/ Ervin Salianji takon sot demokratët e Shkodrës. Berisha pas tij njofton takim me PD në Korçë

December 27, 2025
Vritet gazetari, zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale

Vritet gazetari, zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale

December 27, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Në dashuri sot mund të ndiheni më të hapur, parashikimi i horoskopit për sot

December 27, 2025
Bullgaria hyn në Eurozonë: Pse ka kaq rëndësi për vendin?

Bullgaria hyn në Eurozonë: Pse ka kaq rëndësi për vendin?

December 27, 2025
Proda dekoron inspektorin e policisë/ I shpëtoi jetën qytetarit pas shpërthimit të bombës molotov në protestën e opozitës

Proda dekoron inspektorin e policisë/ I shpëtoi jetën qytetarit pas shpërthimit të bombës molotov në protestën e opozitës

December 27, 2025
“Kokainë, ar dhe mish: si Amazona kolumbiane u shndërrua në një biznes fitimprurës për rrjetet kriminale”

“Kokainë, ar dhe mish: si Amazona kolumbiane u shndërrua në një biznes fitimprurës për rrjetet kriminale”

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com