• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa kushton, në fund, përcjellja e vdekjes?!

by Frrok Çupi
10/01/2024 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Kur mora lajmin se babai  kërkoi leje nga burgu për të varrosur të birin, mu dridh trupi dhe mu bë sikur isha aty në Vlorë, te ‘Kulaçi’. Më erdhi në sy ajo që kisha përjetuar në maj dhe qershor të vitit 1997. Do të kaloja për në ‘Centrale’; ashtu ma donte puna si gazetar dhe si kandidat për deputet. Postblloku që kishin ngritur në rrugë nuk i përkiste Policisë; fjala ‘polici’ dhe fjala ‘shtet’ prej kohësh ose ishin burgosur në një vend si i Monte Kristos, ose kishin vdekur. Dikush, që nga qendra, i kishte vrarë. Në postbllok ata të ‘Gaxhait’ që ruanin domenet e okupuara, t’i hapnin fletët e pasaportës shpesh herë edhe me majën e armës anti- tank.

Asociacioni i dy kohëve sot duket si një realitet:

1997, kushdo që donte vriste njerëz, shteti nuk ekzistonte; nëse dikush do të merrte hak- ky do të ishte po një vrasës tjetër… Viti 2023, vrasësi i atëhershëm varros të birin që nuk kishte lindur akoma në vitin 1997, por për vete është i garantuar brenda burgut… Gëzim Sinomatin, 23 vjeçarin pa asnjë faj në këtë botë, e vranë pardje në Vlorë si hakmarrje për vrasjet e të atit në vitin 1997. Sokol Sinomati ose ‘Buzëderri i Gaxhait’, ishte një nga tmerret në qytet. Ndoshta ka qëlluar që edhe ai vetë, ose Kuqo i Gaxhait, të ma kenë shfletuar pasaportën me majën e antitankut… Edhe vetë ‘Buzëderrit’, me siguri, pesha e daljes nga burgu për në varrimin e të birit i ka rënduar më shumë se gjithë jeta dhe krimet e tij. Tani po paguan. Është krejt e sigurt se në vrasjet e vitit 1997 babai ka gjetur emocion, por jo si ky emocioni sot. Këtu ndahet bota e njeriut: Në atë që vret me emocion dhe në atë që paguan. Është kaq e ngatërruar saqë kush vret një herë, me paramendim, vret e vret sepse ndien emocion. Ka ndodhur po kështu me kryetarë shteti dhe kryeministra që kanë vrarë të parin, pastaj të dhjetin, pastaj kanë hedhur edhe ushtrinë për ekzekutimin e popullit në një grup apo krahinë që rebelon.  Në këtë rast ata që vrasin nga pozita shtetërore, e marrin këtë si një rol të mirëqenë dhe reputacion sepse bëjnë ‘detyrat e shtëpisë’.

Po pastaj?

Pastaj ai ndihet bosh, edhe pse mendon se ka peshë.

Para se të dilnin në skenë këta të Gaxhait, të Zanit të Çoles, të Kakamit, të Pusit të Mezinit… 1997, në Vlorë kishte një qetësi si në parajsë. Edhe pse nga Tirana ishin lëshuar militantët e parë dhe projektuar sulme mbi qytet. Pesha e mëparshme ishte pesha reale që kishte vetë qyteti dhe djemtë e tij. Po pastaj si u ndihen ata të Gaxhait, ‘Buzëderri’ specifikisht dhe si ndihen ata që zbritën nga Tirana për të luftuar ‘popullin kryengritës’? Padyshim, Sokol Sinomati, duke ardhur nga burgu për në varrim, ndihet si një vrasës me pagesë pasi ka mbaruar punë. Një i tillë ka deklaruar kohë më parë: ‘Ndihesha i pa vlerë dhe i padenjë, prandaj i kushtova pak vlerë jetës sime dhe jetës së tjetrit’. Ndërsa ata që kanë vrarë në emër të shtetit nuk kanë lënë kurrë një shënim pendese dhe shenjë lëngimi.

Është shumë e ngatërruar:

Pse ata që janë të burgosshëm për krimet e kryera, i dalin përpara ligjit, i bien në gjunjë dhe i luten të shkojnë ‘në varrimin e djalit’, për të bërë pagesën e fundit. Por po kështu, liderët shtetërorë që kanë vrarë njerëz, që nga ngjarjet e Vlorës, këta janë më pak të ndjeshëm se ‘Buzëderri’, edhe më pak tolerantë. Më të prirë janë liderët revolucionarë dhe që frymëzojnë revolucion. Këta shkaktojnë vrasje masive, si ato që ndodhën në Jug, në Bulevard, në Gërdec… Këta edhe pagesën në fund, e refuzojnë.

Next Post
Terrorizoi fshatin duke lëvizur rrugëve me armë, arrestohet adoleshenti në Mat

Terrorizoi fshatin duke lëvizur rrugëve me armë, arrestohet adoleshenti në Mat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

September 30, 2026
“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale

“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale

September 30, 2026
Cilat janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale?

Me 1 tetor tubim në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 30, 2026
Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

September 30, 2026
Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

September 30, 2026
Kërkojini falje Baton Haxhiut, Edi Ramës dhe çdokujt tjetër që i keni sulmuar për krimet serbe

Frika me protestu kundër Kurtit

September 30, 2026
“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

September 30, 2026
Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

Kurti: Aktgjykimi i Speciales është i padrejtë, do të bëjmë të pamundurën për korrigjim

September 30, 2026
Gjykata gjermane dënon me burg dy shqiptarët e kapur në plantacionin e kanabisit në Künzell

Gjykata gjermane dënon me burg dy shqiptarët e kapur në plantacionin e kanabisit në Künzell

September 30, 2026
Shqipëria zgjeron vaksinimin kundër HPV-së dhe gripit, Spahiu: Forcojmë mbrojtjen ndaj sëmundjeve infektive

Shqipëria zgjeron vaksinimin kundër HPV-së dhe gripit, Spahiu: Forcojmë mbrojtjen ndaj sëmundjeve infektive

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com