• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sa i kushtojnë Kuvendit udhëtimet e deputetëve, 362 herë me avion, vetëm 70 me makina

by Java News
29/11/2016 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të udhëtosh në rrugë ajrore është ndër më të kushtueshmet, sidomos në Shqipëri, dhe deputetët tanë e përdorin thuajse gjithmonë këtë mënyrë transporti sa herë kanë udhëtime ndërkombëtare.

Por sa herë kanë udhëtuar deputetët e Kuvendit të Shqipërisë gjatë këtij viti dhe sa kushtojnë ato? Shqiptarja.com disponon një dokument të hartuar nga Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla drejtuar Byrosë së Kuvendit, kur për shkak të udhëtimeve të shpeshta dhe herë pas here urgjente të deputetëve jashtë vendit, kërkon ndryshimin e procedurës së prokurimit për blerjen e biletave.

Shtylla informon Byronë e Kuvendit, se gjatë këtij viti, nga janari deri në fillim të nëntorit janë kryer plot 362 udhëtime jashtë shtetit (vetëm 70 me makina), teksa për dy muajt e ngelur deri në fund të vitit, fondi që do të shpenzojë Kuvendi për udhëtimet ndërkombëtare të deputetëve është 3.6 milionë lekë të reja.

Shkresa e plotë
“Për procedurën e biletave ndërkombëtare për periudhën nëntor-dhjetor 2016. Shërbimet e Kuvendit, në respekt të plotësimit të misionit, për krijimin e kushteve sa më të mira të punës për kryerjen e funksioneve kushtetuese të deputeteve dhe duke synuar disiplinimin e zërave të veçantë të shpenzimeve ndër të cilat dhe shpenzimet që kryhen për pjesëmarrjen në aktivitetet jashtë shteti, për përdorimin me ekonomi, eficencë dhe efektivitet të fondeve, ka mbështetur në saktësimin e kuadrit ligjor në fuqi duke miratuar rregulloren e brendshme “Mbi udhëtimet ndërkombëtare”.

Në zbatim të kuadrit të prokurimeve me “Marrëveshjen Kuadër”, me një fond limit në shumën 30 milion lekë nga data 03.12.2015 (data e nënshkrimit të marrëveshjes) ishte menduar/planifikuar që kjo të funksiononte deri në 31.12.2016. Por kjo procedurë me këtë fond limit u kontraktua deri në datat 7-10 nëntor 2016.

Gjatë periudhës Janar– 10 Nëntor nga Shërbimi i Marrëdhënieve me Jashtë janë ndjekur dhe realizuar 114 praktika udhëtimesh ndërkombëtare, ku kanë kryer 362 udhëtime deputetë dhe staf nga Kuvendi i Shqipërisë nga të cilat 14 praktika me 70 pjesëmarrës kanë qenë në vendet e rajonit dhe ka vijuar udhëtimi me makina.

Por sipas informacionit të Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë, mbi Kalendarin e Veprimtarive me Jashtë të Kuvendit të Shqipërisë për periudhën nëntor-dhjetor 2016, janë në ndjekje disa aktivitete të rëndësishme në të cilat pjesëmarrja është e domosdoshme, për realizimin e objektivave të veprimtarisë ndërkombëtare të Kuvendit si: intensifikimi i punës në nivel parlamentar për avancimin me agjendën evropiane të Shqipërisë; rritja dhe forcimi i kontakteve mes parlamenteve të vendeve të ndryshme me synim nxitjen e mëtejshme të diplomacisë parlamentare; intensifikimi i bashkëpunimit rajonal dhe organizatat shumëpalëshe etj.

Për vetë specifikën e udhëtimeve ndërkombëtare, parashikimi i aktiviteteve për një periudhë të gjatë është shumë i vështirë, kjo për shkak se ftesat për pjesëmarrje në aktivitete ose ftesat për vizita zyrtare dypalëshe mund të vijnë disa muaj para, në rastin më të mirë, ose disa javë para aktivitetit, apo vizitës zyrtare (por ka dhe raste më emergjente kur njoftimet vijnë vetëm pak ditë para aktivitetit).

Gjatë vitit janë realizuar vizita të cilat nuk kanë qenë të planifikuara për t’u kryer gjatë vitit 2016. Po ashtu janë të paparashikuara në kalendar deri më datë 10.11.2016 edhe vizita të tjera për periudhën e mbetur të vitit 2016. Të ndodhur përpara kësaj axhende të ngjeshur parlamentare është vlerësuar nga një grup pune që fondi për “Bileta për transport ndërkombëtare” kap shumën 3.600.000 për periudhën e mbetur të viti 2016.

Në zbatim të rregullave të prokurimit, si dhe mes një korrespondence zyrtare dhe komunikimi verbal me Agjencinë e Prokurimit Publik, kemi bërë detajimin në regjistrin e prokurimeve me ndarjen të fondit për të vijuar më procedure blerje vlere e vogël, një fond tjetër me procedurën për negocim pa shpallje paraprake e cila kërkon kohë për tu realizuar. Theksojmë që jemi në kushte emergjente duke vepruar”, thuhet në raportin e Albana Shtyllës.
shqiptarja/d.i.

Next Post
Monitorimi i lojrave të fatit do të kryhet nga kompani private

Lobimi që vlen 360 mln euro, 70 % e lojrave të fatit në informalitet, pse kërkojnë shtyrjen e ligjit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, RAF dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi!

Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, RAF dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi!

October 20, 2026
“Dialogu është zgjidhje, jo dhuna”- Zv/ministrja Osmani: Shkollat po vijojnë, garantojmë proces mësimor të sigurt

“Dialogu është zgjidhje, jo dhuna”- Zv/ministrja Osmani: Shkollat po vijojnë, garantojmë proces mësimor të sigurt

October 20, 2026
Ndërprerja e energjisë elektrike godet shërbimet e Google Cloud, probleme në funksionimin e bankave në Britani

Ndërprerja e energjisë elektrike godet shërbimet e Google Cloud, probleme në funksionimin e bankave në Britani

October 20, 2026
Zelensky do të takohet me të dërguarit e posaçëm të SHBA në Oslo mes tensioneve me Trumpin

Zelensky do të takohet me të dërguarit e posaçëm të SHBA në Oslo mes tensioneve me Trumpin

October 20, 2026
Nga 450 euro për çdo klandestin, si i rrezikoi durrsaku 10 sirianët gjatë manovrave me policinë

Po trafikonte 3 afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohet 44-vjeçari në Hanin e Hotit! Ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit

October 20, 2026
Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

“Demonstrim i shkëlqyer”- Ilir Meta përgëzon nga burgu pedagogët: Pa rini nuk ka Shqipëri!

October 20, 2026
Protestuesit i vunë zjarrin, Gjykata e Lartë pezullon të gjitha gjyqet: Do të shtyhen deri në përfundim të procesit të verifikimit të dëmeve!

Protestuesit i vunë zjarrin, Gjykata e Lartë pezullon të gjitha gjyqet: Do të shtyhen deri në përfundim të procesit të verifikimit të dëmeve!

October 20, 2026
Nga drejtor në SHISH, te protesta kundër Ramës: Kush është Sandër Kovaçi, që drejtoi protestën e pedagogëve sot në krah të dhëndrit dhe vajzës së Berishës?

Nga drejtor në SHISH, te protesta kundër Ramës: Kush është Sandër Kovaçi, që drejtoi protestën e pedagogëve sot në krah të dhëndrit dhe vajzës së Berishës?

October 20, 2026
The New York Times zbulon ‘pazarin’ Trump-Zelensky, çfarë përmban plani i presidentit të SHBA-ve

The New York Times zbulon ‘pazarin’ Trump-Zelensky, çfarë përmban plani i presidentit të SHBA-ve

October 20, 2026
Protestuesit nxjerrin molotovët te Rruga e Durrësit, i kishin maskuar si… Molto!

Protestuesit nxjerrin molotovët te Rruga e Durrësit, i kishin maskuar si… Molto!

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com