• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sa janë shanset në tregun e punës në Gjermani

by
22/09/2015 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa janë shanset në tregun e punës në Gjermani

Gjermanët janë duke treguar solidaritet të madh me refugjatët. Por sfidat më të mëdha do të vijnë më vonë, sepse qindra mijëra refugjatë duhet të integrohen në shoqëri dhe në tregun e punës. Për bosët e industrisë gjermane gjërat janë të qarta: refugjatët janë një shans i mirë për ekonominë gjermane. Në rastin më të mirë, pranimi i njerëzve “mund të jetë një bazë për një mrekulli tjetër ekonomike – siç ishte ajo në vitet 50-të dhe 60-të të shekullin të kaluar, kur “gastarbeiterët” (punëtorët e përkohshëm)kontribuan shumë për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e Gjermanisë”, tha shefi i Daimlerit, Dieter Zetsche në fillim të javës, në prag të hapjes së panairit të industrisë së automobilëve IAA në Frankfurt. Edhe shefat e koncerneve të tjera kanë premtuar ndihma për refugjatët, ndër ta edhe shefi i Porsches Matthias Müller, ai i koncernit Evonik, Klaus Engel si dhe drejtori i Postës Frank Appel.

Mini-programi ekonomik

Nëse u besojmë ekspertëve të Institutit Gjerman për Studime Ekonomike (DIW), ekonomia gjermane do të përfitojë menjëherë vitin e ardhshëm nga imigracioni. Rritja ekonomike në vitin 2016 do të jetë 0,25% më e madhe. Kjo për shkak të shtimit të shpenzimeve për shërbimet publike, strehimin, shkollat dhe integrimin e njerëzve. Refugjatët do të marrin edhe ndihma sociale, të cilat pjesërisht do të shpenzohen për konsum. Pra një lloj mini-programi koniunkturor.

Thomas Bauer, nënkryetar i Institutit ekonomik (RWI) në Esen pret në fillim vetëm efekte të vogla në rritjen ekonomike. “Por në plan afatgjatë kjo valë e refugjatëve mund t’i japë impuls hovit ekonomik në Gjermani, nëse ia dalim t’i integrojmë ata me sukses në tregun e punës”, tha Bauer në bisedë me DW.

Kualifikimet e domosdoshme

Por që integrimi i refugjatëve në tregun e punës do të jetë një sfidë shumë e madhe, e tregojnë studimet e Institutit të Tregut të Punës, IAB. Ky studim nuk është mjaft domethënës, por Instituti konstaton, se vetëm 55% e azilkërkuesve që mbeten në Gjermani mund të futen në punë. Kjo ka të bëjë me kualifikimet relativisht të ulëta të të ardhurve. IAB ka bërë një sondazh në radhët e 20.000 azilkërkuesve. Rreth 25% prej tyre kanë kualifikim arsimor, por pjesa tjetër jo.

“Shumica e refugjatëve që vijnë tek ne nuk kanë shanse që të futen shpejt në tregun e punës”, paralajmëron Carsten Linnemann, në një bisedë me “Handelsblatt”. Politikani i CDU-së pret që një pjesë e tyre të integrohen relativisht shpejt në tregun e punës. Por “problemi i mangësisë së fuqisë punëtore, nuk zgjidhet me azil”. Për të lehtësuar integrimin në tregun e punës, IAB propozon intensifikimin e mësimit të gjuhës dhe të përgatitjes profesionale.

Influenca e vogël në treg

Por çfarë po ndodh në tregun e punës? Dhe a do të shtohet numri i të papunëve apo do të ketë ulje të rrogave? Ministrja federale e Punës Andrea Nahles dhe shefi i Agjencisë së Punës, Frank-Jürgen Weise, llogarisin tani për tani me rritjen e papunësisë në Gjermani. Por në terma afatgjata, pritet që integrimi i refugjatëve në tregun e punës të mos ketë efekte negative. Nëse rreth 220.000 persona paraqiten në tregun e punës, kjo do të thotë se papunësia mund të rritet për 0,07 %. Instituti vlerëson se niveli i rrogave do të mbetet i njëjtë.

Edhe eksperti Bauer shprehet për maturi: “Nga studimet e lëvizjeve të migrantëve e dimë se valët e mëdha të refugjatëve kanë vetëm efekte të vogla në tregun e punës.” Nuk është e vërtetë që të huajt po ua marrin vendasve vendet e punës. Ndërsa efektet në nivelin e rrogave mund të jenë madje edhe pozitive.”

Next Post

Riatdhesohen 51 shqiptarë, penalizohen që të mos lëvizin në hapësirën Shengen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha i vetëm në garë për kryetar të PD, Kaso: Zgjedhjet sipas statutit, presim listën e saktë të votuesve

Berisha i vetëm në garë për kryetar të PD, Kaso: Zgjedhjet sipas statutit, presim listën e saktë të votuesve

May 19, 2026
“Ebola mund të përhapet më shpejt se sa mendohej”, OBSH jep alarmin

“Ebola mund të përhapet më shpejt se sa mendohej”, OBSH jep alarmin

May 19, 2026
Zhvillimet e fundit! Ambasadorët e vendeve të BE pranë miratimit të IBAR-it për Shqipërinë, mbledhja ndërqeveritare brenda majit

Zhvillimet e fundit! Ambasadorët e vendeve të BE pranë miratimit të IBAR-it për Shqipërinë, mbledhja ndërqeveritare brenda majit

May 19, 2026
Zbardhet propozimi i fundit i Iranit për të ndaluar luftën me SHBA

Zbardhet propozimi i fundit i Iranit për të ndaluar luftën me SHBA

May 19, 2026
Vëllezër në poshtërim

Vëllezër në poshtërim

May 19, 2026
Operacion “blic” në Mamurras, plagoset i shumëkërkuari që tentoi të sulmonte efektivët

Operacion “blic” në Mamurras, plagoset i shumëkërkuari që tentoi të sulmonte efektivët

May 19, 2026
Nuk ka asnjë bllokim të negociatave me BE, Balla sqaron situatën nga Bundestagu në Berlin

Nuk ka asnjë bllokim të negociatave me BE, Balla sqaron situatën nga Bundestagu në Berlin

May 19, 2026
Vetëm të iki ky…

Beteja e humbur me gjuhën shqipe

May 19, 2026
Helmimi i kadetëve, AKU zhbllokon aktivitetin e kompanisë: Analizat brenda normave!

Helmimi i kadetëve, AKU zhbllokon aktivitetin e kompanisë: Analizat brenda normave!

May 19, 2026
Dilema e madhe e Trump, a i druhet luftës ndaj Iranit? Sondazhet e fundit tregojnë rënie të mbështetjes

Dilema e madhe e Trump, a i druhet luftës ndaj Iranit? Sondazhet e fundit tregojnë rënie të mbështetjes

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In