• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sa i rrezikshëm është fenomeni i vetëvrasjes në shoqërinë tonë

by
11/09/2015 08:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa i rrezikshëm është fenomeni i vetëvrasjes në shoqërinë tonë 

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 800,000 njerëz vdesin çdo vit si pasojë e vetëvrasjes dhe ka shumë më tepër tentativa. Vetëvrasja është një fenomen global, e përhapur në të gjithë botën. Afërsisht 3000 persona sipas OBSH-s vdesin çdo ditë si pasojë e vetëvrasjes. Për çdo person që kryen një vetëvrasje, 20 apo më shumë tentojnë një gjë të tillë. Kështu, disa milionë njerëz preken apo përjetojnë eksperienca të lidhura me të çdo vit.

Vetëvrasja përbën ndër arsyet kryesore të vdekjes në moshën 15-29 vjeç. Gjithsesi vlerësohet që shifrat të jenë shumë më të larta për shkak të stigmës së lidhur me vetëvrasjen, mungesën e besimit në procedurat për regjistrimin e vdekjes si dhe sanksionet ligjore dhe fetare ndaj vetëvrasjes në disa vende.

Pavarësisht se është e vështirë të përcaktohet shifra e saktë, vetëvrasja mbetet një humbje tragjike e jetës. Vështirë të imagjinohet dhimbja e madhe psikologjike që mund të çojë një person të mendojë që vetëvrasja është veprimi më i përshtatshëm. Të shpëtosh një person në këtë gjendje, mund të bëjë diferencën. Vetëvrasja është një shkak i parandalueshëm i vdekjes së parakohshme, e ndikuar nga faktorë rreziku psikosocialë, kulturorë dhe mjedisorë. Parandalimi mund të realizohet vetëm duke adresuar faktorët e rrezikut të sipërpërmendur. Ka të dhëna, se një parandalim efektiv mund të reduktojë shifrat e vetëvrasjes.

Vetëvrasja
“Vetëvrasja është shkatërruese për familjet, shokët dhe komunitetin që prekte. Ata mund të përjetojnë një rang të gjerë emocionesh përfshirë dhimbjen, zemërimin, fajin, mosbesimin vetëfajësimin etj. Shpesh atyre u duket sikur nuk i ndajnë dot këto ndjenja me të tjerët. Kështu, të qëndruarit pranë një personi që ka humbur një të afërm për shkak të vetëvrasjes është po ashtu shumë e rëndësishme. Si rezultat i stigmës që shoqëron vetëvrasjen, ata që janë të prekur nga vetëvrasja, perceptohen ndryshe nga ata që humbin një të afërm nga një tjetër shkak.

Ata që kanë humbur të afërm si pasojë e vetëvrasjes, shpesh ndjejnë se të tjerët mund të mos e kuptojnë intensitetin e përgjigjes emocionale si pasojë e kësaj vdekje. Përsëri, vlen të theksohet se një dëgjim jogjykues mund të bëjë ndoshta diferencën. Ti japësh një personi që ka humbur një person të dashur si pasojë e vetëvrasjes mundësinë për të folur për ndjenjat e veta, për këtë humbje, mund të jetë një ndihmë e madhe për të. Ti mundësosh atyre të shprehin ndjenjat mund të jetë lehtësuese por edhe i ndihmon ata të hedhin një hap nga dhimbja”, – thuhet në një raport të Institutit të Shëndeti Publik.

Ndihma
Megjithëse mbështetja e miqve dhe të afërmve mund të jetë domethënëse për ata persona që janë në rrezik për vetëvrasje si dhe ata që kanë humbur një të afërm në këtë mënyrë mund të jetë efektive, jo gjithmonë është e mjaftueshme. Në shumicën e rasteve, nevojitet një ndihmë e specializuar.

Kjo ndihmë mund të marrë forma të ndryshme. Në vendin tonë, kjo ndihmë lidhet me qendrat e shëndetit mendor, spitale (Klinika e Toksikologjisë dhe Adiktologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, klinika private të specializuara në këtë drejtim, ose organizata që punojnë në këtë drejtim. Ka shumë organizata në botë të cilat janë të përqendruara në përpjekjet për të parandaluar vetëvrasjen.

Mund të shkëmbehen eksperiencat në mënyrë që të ofrohet një ndërhyrje efektive. Mendohet se mund të jetë shumë e suksesshme marrja e modeleve më të mira në këtë fushë pasi mendohet se kjo gjë ndoshta mundëson reduktimin e numrit të personave që vdesin si pasojë e vetëvrasjes si dhe të personave tek të cilët këto vdekje kanë efekt shkatërrues.

Next Post

Zbardhet skema, ja si e favorizoi CEZ-in qeveria “Berisha”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In